Connect with us

Aktuale

Rrokaqielli më i madh horizontal në botë: Projekti i vlefshëm 4,8 miliardë dollarë

Published

on

I rëndë më shumë se 12.000 tonelata, struktura unike horizontale shtrihet në 300 metra mbi katër rrokaqiej në qytetin Chongqing në jugperëndim të Kinës

Ky rrokaqiell i pazakonshëm i quajtur “Crystal”, është ndërtuar në kuadër të projektit “Raffles City”, të cilin e ka projektuar firma arkitektonike “Safdie Architects”

Rrokaqielli i mrekullueshëm horizontal pikërisht është urë “qiellore” e këmbësorëve i cili do të ketë restorante dhe bare, galeri, kopshtin me 120 pemë, pishina, klub për banorët e kompleksit, si edhe opservatorin publik me pamje spektakolare në qytetin dhe grykën e lumenjve Jangce dhe Jialing.

E dizajnuar si gyp masiv eliptik nga xhami dhe çeliku, ura është e vendosur në lartësinë prej 250 metrash, që e bën urën më të lartë të këmbësorëve në botë, transmeton Telegrafi.

Struktura e lakuar e gjerë është 32,5 dhe e lartë 26,5 metra. Gjithsesi pjesa më atraktive e strukturës është pikërisht panorama nga dyshemeja e qelqtë, e cila është vendosur në një pjesë të urës.

Deri ta ajo arrihet me ashensor të shpejtë për 50 sekonda, ndërkaq qasja në ujë bëhet nëpërmjet kopshteve “qiellore”.

Gjelbërimi është mbjellë edhe rreth pishinës “së pafund”, skaji i së cilës prek murin e qelqtë të urës.

“Crystal” shtrihet në maje të katër rrokaqiejve të destinimeve të përziera, ndërkaq në kullat fqinje të larta 350 metra është e lidhur me ura.

Projekti i vlefshëm 4,8 miliardë dollarë – “RafflesCity” përfshin plot tetë rrokaqiej të lartë 250 dhe 350 metra. Përfshin sipërfaqen prej 9,2 hektarësh dhe ka qendrën tregtare prej 235.000 metrash katrorë, hapësira afariste, 1.400 apartamente banimi, rezidenca dhe hotelin.

I gjithë kompleksi do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending