Qeveria e Kosovës në fillim të 2020-së ka ndarë një buxhet prej 495,000.00 euro për dhjetë qendrat e strehimit të viktimave që kanë përjetuar dhunë në familje.,saktësisht 49.500 euro për qendër. Deri më tani janë të identifikuara rreth dyqind e shtatë viktima që janë strehuar në këto qendra, ndërsa përshkak të rritjes së dhunës në familje gjatë kohës së pandemisë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qendrat e Mirëqenies së Grave janë duke identfikuara edhe raste tjera të mundshme që kanë kërkuar strehim të përkohshëm apo afatgjatë në këto qendra.
Zyra për Informim në Ministrinë për Punë dhe Mirqënie Sociale ka thënë për Gazetën Standard se gjatë pandemisë këto qendra janë trajtuar me një prioritet të lartë dhe se kjo ministri nuk ka ndonjë informatë se pandemia ka ndikuar në këto strehimore.
“Strehimoret në Kosovë, janë ndër subjektet që janë trajtuar me prioritet të lartë nga ana e institucioneve. Bazuar në monitorimin e vazhdueshëm që ministria bënë, nuk është pranuar informacion se këto strehimore janë të prekuara nga pandemia”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Njëherësh, në pyetjen e drejtuar se a po funksion strehimorja e grave në qendrën e Prishtinës, Ministra për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka bërë të ditur se jo qendr nuk është e mbyllur, por e njëjta është në renovim e sipër dhe për këtë arsye viktimat e dhunës në familje janë vendosur në një objekt tjetër.
Ndërkaq, Erza Kurti nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se gjatë pandemisë Instuticionet e Drejtësisë së bashku me organizata ndërkombëtare e jo-qeveritare kanë punuar në mënyrë zingjirore që të krijojnë siguri për personat që përjetojnë dhunë në familje.
Sipas saj strehimoret gjatë gjithë kohës janë kontaktuar nga donator të ndryshëm si dhe gjatë kësaj kohe është kriuar një strehimore e re për akomodimin e personave të rinjë që vijnë në këto qendra.
“Strehimoret kanë qenë të kontaktuara vazhdimisht edhe nga donatorë të ndryshëm, të cilët kanë dhuruar pajisje të llojllojshme dhe mjete për tu mbrojtur nga pandemia që kanë qenë të nevojshme për strehimoret. Ato kanë pasur nevojë që të krijohet një strehimore e re gjatë pandemisë në mënyrë që kushdo që vjen i ri në strehimore të mos rrezikojë të tjerët. Në bashkëpunim me Agjencion për Barazi Gjinore dhe Ministrinë e Drejtësisë kemi arritur ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Kurti nga RRGK.
Gjithashtu Kurti ka shtuar se të gjitha strehimoret mund të veprojnë normalisht me buxhetin që kanë edhe në këto pandemie.
“Ndonëse më herët gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, të gjitha strehimoret tani janë në normalitet dhe buxheti ia mbulon shumicën e shpenzimeve që ju duhet të funksionojnë si strehimore”, ka deklaruar Erza Kurti.
Gazeta Standard ka kontaktuar edhe Qendrën për Mirëqenien e Gruas në komunën e Pejës, duke kërkuar më shumë detaje në qoftë se kjo qendër është prekur nga përhapja e pandemisë.
Ardita Bala – udhëheqëse e kësaj qendre ka deklaruar se Qendra është në funksion të mirë dhe se tani për tani janë të mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme për të kaluar sa më lëhtë luftën kundër pandemisë. Sipas saj Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë një buxhet afër 50 mijë eurosh për këtë qendër në fillim të 2020-së, një buxhet menaxhues që duhet të mublojë shpenzimet e 24 grave me fëmijë të strehuara brenda QMG-së dhe gjithë punonjësve.
“Aktualisht i kemi 24 gra të strehuara në qendrën tonë, përfshi dhe fëmijë. Në një buxhetë deri diku të menaxhueshëm për më pak se një vit, na janë ndarë 50 mijë euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Me këtë shumë mbulohen të gjitha shpenzimet e Qendrës, përfshi punonjësit dhe nevojat e ndryshme si ato shëndetësore të grave të strehuara”, ka potencuar Bala.
Udhëheqësja e kësaj qendre ka thënë se kanë pranuar mjete nga organizata dhe donatorë tjerë për ta kaluar sa më lehtë luftën kundë pandemisë, por jo edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale./GazetaStandard
You must be logged in to post a comment Login