Connect with us

Aktuale

Autoritetet shqiptare paralajmërojnë restaurimin e kolonave të dëmtuara në Apoloni

Published

on

Masat e izolimit gjatë pandemisë së koronavirusit nuk kishin qenë kurrfarë pengese për persona të panjohur që vandalizuan Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Dy muaj më parë u dëmtuan rëndë dy kolona të nimfeut (fontanës) monumentale të Apolonisë – një sit arkeologjik që është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ndërsa zyrtarisht thuhet se situata është në dorë të forcave të rendit dhe Prokurorisë, Ministria e Kulturës në Tiranë po e konsideron angazhimin e pjesëtarëve të shoqërisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard” për ruajtjen e të gjithë muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore.

Nëpërmjet një kumtese për media, ministrja e drejtuar nga Elva Margariti të hënën ka komentuar rastin e dëmtimit të dy kolonave në Parkun Arkeologjik të Apolonisë për t’i vënë fre, siç kanë thënë, dezinformimit të mbështetur në hamendësime dhe keqinterpretime rrjetesh sociale pa asnjë burim zyrtar.

“Ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur dëmtimin e dy kolonave, por ka ndjekur rrugën ligjore për zbardhjen e këtij akti vandal dhe ka marrë masa të menjëhershme për hartimin e projektit për ringritjen e tyre. Dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë izolimit nga COVID-19. Ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, në datën 13 prill 2020”, thuhet në njoftimin e institucionit më të lartë kulturor në Shqipëri.

Sipas Ministrisë, pas lajmërimit të Drejtorisë së Policisë Vendore në Fier, ngjarja tashmë është duke u hetuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Po ashtu, siç bën me dije kumtesa, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike në Apoloni dhe Bylis ka vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Për Ministrinë e Kulturës, e cila bazohet në vlerësimin e specialistëve, nuk ka asnjë humbje të parikuperueshme në këtë monument.

Kjo kumtesë ka bërë të ditur se Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut ka hartuar menjëherë një projekt restaurimi, i cili është miratuar tashmë në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë së Kulturës.

“Puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim”, thuhet tutje në kumtesë.

Duke e cilësuar Parkun e Apolonisë si nga më të rëndësishmit në Shqipëri, Ministria e Kulturës ka vlerësuar se ruajtja e një sipërfaqeje prej 700 hektarësh ka shfaqur vështirësi përgjatë viteve.

Ministria e drejtuar nga Margariti ka shtuar se është duke bashkëpunuar me shoqërinë shtetërore të sigurisë, “Illyrian Guard”, për vendosjen nën ruajtje të të gjitha muzeve, siteve arkeologjike dhe institucioneve të tjera kulturore.

“‘Illyrian Guard’ operon përmes sistemit digjital të ruajtjes, duke siguruar një kontroll më të mirë të territorit, duke tejkaluar problematikën e pamundësisë së mbikëqyrjes fizike të objekteve të trashëgimisë kulturore”, thuhet në kumtesë./KOHA/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending