Connect with us

Trashëgimia

Hapet ftesa publike për projekte në fushën e trashëgimisë kulturore, 200 mijë euro mbështetje

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur të haur ftesën publike për përkrahjen e projekteve të organizatave joqeveritare  në fushën e trashëgimisë kulturore.

Mbështetja financiare sipas shpalljes do të jetë gjithsej 200 mijë euro, ndërsa për një projet do të variojë nga 2,000 deri në 10,000 euro

Objektivat që MKRS-ja ka për qëllim t’i arrijë përmes kësaj përkrahje janë:

-Promovimi i trashëgimisë kulturore

-Edukimi aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,

-Promovimi i diversitetit kulturor, respektimi dhe mbrojtja e trashëgimisë dhe shprehjes kulturore

-Rritja e numrit të botimeve, guidave, mediumeve virtuale etj. dhe shpërndarja sistematike në vend dhe në rrafshin ndërkombëtar

-Promovimi i gastronomisë lokale tradicionale si prodhim turistik

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs, i cili do të jetë i hapur nga 19 Maji deri më 8 Qershor, kanë të gjitha organizatat e regjistruara në vend apo në ndonjë shtet ku është e koncentruar diaspora shqiptare, si dhe individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e trashëgimisë kulturore.

Projekti me të cilin konkurohet duhet të ketë periudhë të zbatimit e cila përfundon deri më 24 Dhjetor 2020.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending