Connect with us

Arkitekturë

Kur brusha e Mimoza Rracit bën mrekullinë që mbush gjithçka me plotë jetë

Published

on

Mimoza Rraci është rritur në një qytet plotë vlera, traditë e kulturë. Ajo ka shtëpinë në Çarshinë e Vogël të Gjakovës. Aty ka kaluar gjithë ditët e karantinimit për t’u ruajtur nga koronavirusi COVID-19.

Rrëfim nga Uran Haxha

Përkundër shumicës që e vajtonin hyrjen në karantinë, Mimoza nuk e kishte pritur edhe keq.

Duke mos e ditur saktësisht periudhën që do të qendronim në karantinë nuk është që e mora me të keq lajmin, e mendoja si ‘arsyetim’ të mirë për t’u relaksuar e për t’i dhënë ndoshta vetes edhe kohë për të reflektuar”, rrëfen piktorja gjakovare, që në fillim ishte kthyer në një person pasiv në karantinë, por shpejt nisi të kthehej në Mimozën e ‘vjetër’, atë aktive.

Ajo s’ka lënë gjë pa e prekur me brushë. Nëse figurativisht noton mbi ujërat e rrjeteve sociale të Mimoza Rracit, ti sheh se çka bën ajo me brushën e saj. Nëse ke hapur bërthamën e pjeshkës në mes, mos e hedh, jepja Mimozës dhe sheh se ç’bën. Apo ndoshta edhe një copë fasade nëse ka rënë në ndonjë mur të vjetër, ajo e sheh artin edhe në ato harqe e hapësira të thepisuna, që t’i shndërrojë në diçka të bukur. Për pjatë apo ndonjë mur të pastër të bardhë, mos të flasim.

Mimi, sikur e thërrasin të afërmit, tregon edhe vet se në momentin që fokusohet në punë, mendja i humb ndoshta në një ngjyrë a vijë.

Është e çuditshme se si për një periudhë të caktuar kohore me flen në zemër më shumë vetëm të pikturoj. E humb veten mbas çdo vije e çdo ngjyre, e mundem rastësisht të nesërmen të zgjohem me dëshiren që të gjej diçka jashtë përdorimit në shtëpi e t’i shtoj pak material të ri e pak punë dore edhe sjellë diçka të re prej saj dhe e mendoj me vete sa shumë e pëlqej kur e punoj këtë lloj, e pas ca javësh me ditë të tëra pikturoj vetëm në mure,  e dashuroj gjithë atë rezultat në fund. Në periudha të caktuara dua punë të caktuara, ama t’gjitha i dua njësoj”, rrëfen plot emocion mbi artin.

Shtëpia e saj nuk ka veç një kat. Kështu që të lëvizësh kateve, shkallët kanë pushimoret e tyre. Ditë pas ditë ajo gjithë jetën ka ecur atyre shkallëve. Në mes dy kateve, aty ishte vendi ku do të krijonte një vepër që të gjithë e pëlqyen. Lloj skulpture të kapur në mur e të ngjyrosur, apo po pëlqej t’i them “pikturë 3D” në kuptimin e plotë të fjalës tridimensionale, që po e bënte për herë të parë.

Pasiqë ishte hera e parë, e mora me shumë rezerva. E vetmja përparesi ishte që nuk e kisha trysninë e kohës e edhe më mir që po e bëja në shtepinë time, e duke mos pasë asnjë stres mbi vete nuk i kam ndjerë vështirësitë”.

https://www.facebook.com/mimozaartwork/videos/837585116730932/?__xts__[0]=68.ARBYQSQhUIAzgeh_McckxFvB331SLwaWOi59do3ZKcnSvHSMx2Pw8QhuT3Z3jfx6vXmmqE_LKMyErdg7-vK_TFGeTlmGZtpiHgDiKHjgi5soxoTV8qZUqPwUM9ebVde3S8vBpwjvgttN2EUL0MTwhbIBDdii3ZXRFQs2vSrT9GMFvYxGlT-gqD75cks1woM0eQasEjgCLBtKMZIAtRVBC6hYG-IcuMRfNbZgqz_FEqUXdM714pGeBg3IW-qZfXkQH5CF22a0TOufGKIpK33CAqTowDEsvd7PR0aV8U-W_c4Vvw0hGgR_gHHvEAtHAsQri3LjNr1egapB2EPXQcM2X87Ngt0NtaRj6bMk4w&__tn__=-R

 

Fytyrë s’sheh dot në këtë pikturë tridimensionale. Ajo është e mbuluar me lule. Pra, ke përpara një zonjë me fytyrë të mbuluar me lule, që ka pshtetur mjekrrën në trinën e mbrëndshme të shuplakës. Gishtat në ritëm të njëpasnjëshëm duket se i lëshon pranë veshit, mu aty ku bën me gjeste në momentin që je nervoz dhe i thua dikujt “a je normal?”.

Kush nuk do të donte që në shtëpi të kishte diçka të tillë. Një kryevepër, që do të tërhiqte gjithkë pranë saj. E që do të lidhte fëmijët e asaj shtëpie me artin që në gjenezë. Kur i fut të gjitha llogaritë, një shtëpi pa art, është si pa jetë. Këtu pohon edhe Mimoza.

Një shtëpi pa asnjë pikturë a shije arti kish me u dukë shumë e zbrazët e me mure një-ngjyrëshe që s’thonë asgjë, e për mua kish me qenë e pabanueshme”.

Arti i Mimozës mund të haset gjithkund. Aftësia që të adaptojë secilën hapësirë si fushëveprim të kombinimit të ngjyrave, atë e vendos në një piedestal tjetër. Asgjë nuk përjashtohet nga ajo, as veshjet, as edhe një valixhe e rrobave.

Jeta është më e bukur me ngjyra, por ndoshta nuk vërehet deri sa të mungon ajo që bën çdo ditë. Edhe këto ditë karantine e kanë bërë Mimozën ta vlerësojë gjithçka të zakonshme të ditëve tjera, përfshirë edhe punët e mundimshme.

Tash që jemi lodhë edhe duke i numëruar ditët e karantinës, nuk jam lodh tu i numëru të mirat e bekimet qe i kam në jetë, jo se s’i kam ditur, por nganjëherë nuk kemi kohë t’i kujtojmë e mendojmë. Nganjëherë një gjendje jo shumë e mirë më bën të reflektoj për të kundërtën, e menzi pres që t’i kthehem punëve të shumta që po më presin jashtë mureve të shtëpisë, punimeve të mia tash do të ju shtoj edhe nga nji copë jetë, jetët e t’gjithë atyre që këtë pandemi nuk e perballuan!”, përfundoi Mimoza Rraci, emri të cilin s’duhet ta harrojmë./ndertimi.info/

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending