Connect with us

Infrastrukturë

10 mite të gabuara për korsitë e biçikletave, kjo është e vërteta sipas “The Guardian”

Published

on

Sfida për uljen e numrit të automjeteve dhe për të rritur përdorimin e biçikletave është edhe në Londër e në mjaft kryeqendra të tjera evropiane, ku gjithnjë e më shumë po fitojnë dyrrotakët. Gjiganti mediatik “The Guardian”, ka kryer një studim për t’i dhënë shpjegim 10 miteve të gabuara për korsitë e biçikletave.

Sipas studimit, sa më e madhe të jetë hapësira rrugore për makinat, aq më shumë vetura do të qarkullojnë aty. Çka funksionon njësoj edhe me biçikletat: sa më shumë korsi biçikletash, aq më shumë rritet përdorimi i tyre nga qytetarët. The Guardian nënvizon se në të gjithë botën, në çdo qytet ku janë ndërtuar korsi biçikletash, shumë më shumë qytetarë fillojnë t’i përdorin ato. Shembulli më i mirë është Hollanda dhe Danimarka, të cilat dikur kanë pasur edhe numrin më të lartë të viktimave në rrugë nga automjetet.

Ja 10 mitet e gabuara për biçikletat:

1. Korsitë e biçikletave bllokojnë trafikun (dhe rrisin ndotjen)

Ky është miti më i zakonshëm, por tërësisht i gabuar. Supozimi se shtimi i korsive të biçikletave ngushton rrugët dhe shton trafikun nuk qëndron sepse studimet tregojnë se hapësira më e madhe rrugore sjell më shumë vetura. Kurse biçikletat kanë përdorim më efikas të së njëjtës hapësirë. Bllokimi i trafikut varet nga faktorë të tjerë, si rritja e përdorimit të automjeteve private.

2. Askush nuk i përdor ato

Parimi “ndërtoje, se do të vijnë” ka funksionuar në Tiranë dhe kudo. Nëse ndërtuam kënde lojërash në çdo lagje, fëmijët lanë videolojërat dhe dolën jashtë për të luajtur. Por, shembujt në qytete të tjera, edhe më të mëdha se Tirana, tregojnë se aty ku janë ndërtuar korsitë e biçikletave, rritet edhe numri i qytetarëve që i përdorin ato. Një shembull klasik është Sevilja në Spanjë, ku ndërtimi i 50 korsive të biçikletave çoi në një rritje prej 11-fish në numrat e çiklistëve.

3. Përdoren vetëm nga shtresa e mesme/periferisë

Në fakt kjo lidhet më shumë me sat ë sigurta janë korsitë e biçikletave. Sa më të sigurta janë ato, aq më shumë njerëz do t’i përdorin, duke lënë në shtëpi makinën. Pa infrastrukturën e duhur, biçikleta përdoret vetëm nga disa njerëz, kryesisht nga të apasionuarit pas tyre.

4. Dëmtojnë biznesin

Disa nga kundërshtarët më të zhurmshëm të korsive të biçikletave në Londër janë pronarë biznesesh, të cilët argumentojnë se heqja e vendparkimeve është fatale për biznesin e tyre. Por, kjo është plotësisht e gabuar. Qytetet dhe rrugët kryesore individuale po ndryshojnë mënyrën e konkurrencës. Rritja e blerjeve në internet do të thotë se njerëzit preferojnë të mos harxhojnë orë të tëra për të gjetur një parkim makine përpara dyqanit ku duan të blejnë diçka. Studimet kanë treguar se pronarët e dyqaneve kanë tendencë të mbivlerësojnë përqindjen e klientëve që mbërrijnë me makinë, por konsumatorët me biçikletë shpesh blejnë më shumë në një kohë më afatgjatë.
Një studim i krye në Nju Jork tregoi se bizneseve në rrugët me korsi të dedikuara biçikletash, iu rrit xhiroja ditore më shpejt se në rrugët pa korsi.

5. Janë të rrezikshme për këmbësorët

Kjo është një akuzë që s’ka asnjë bazë logjike. Nuk ka të krahasuar fakti se makinat janë shumë, shumë, po shumë më të rrezikshme. Mesatarisht, çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar, midis 0 dhe dy këmbësorë vdesin pasi goditen nga biçikleta. Rreth 400 në vit vdesin pasi u goditën nga makinat.

6. Çiklistët shkelin rregullat, ndaj s’duhet të kenë korsi

Ky mit është kaq i trashë dhe bezdisës sa s’ka nevojë për sqarim. Njerëzit i thyejnë rregullat rrugore me çdo mjet të transportit rrugor, por më shumë i thyejnë kur ngasin një makinë.

7. S’mbaj dot gjëra në biçikletë

Edhe kjo është e pavërtetë sepse ka plot shembuj se çfarë mund të mbash teksa i jep biçikletës. Shumë njerëz përdorin biçikletat pikërisht për të transportuar gjëra që nuk transportohen me makinë, madje kur distancat janë më të shkurtra dhe s’ke nevojë të lodhesh për të gjetur parkim.

8. Ne nuk jemi as Hollanda, as Danimarka

Dikur, as Hollanda nuk ishte Hollanda. Në fillim të viteve 1970, hollandezët kishin statistikat më të këqija të viktimave nga makinat në botë, pasi rrugët e përdorura për dekada nga çiklistët ishin të mbushura me makina. Kjo shkaktoi një lëvizje proteste masive, rezultati i së cilës solli infrastrukturë më të sigurt. Nëse e ka bërë Hollanda, mund ta bëjë çdo qytet i botës.

9. Biçikletat kushtojnë shumë

Aspak e vërtetë! I keni bërë mirë llogaritë se sa ju kushton mirëmbajtja e makinës? Po pagesa mujore e garazhit? Etj etj…

10. Biçikleta nuk është e nevojshme

Po mirë, cila është zgjidhja juaj për trafikun, ndotjen, emergjencat klimatike, zhurmat? Nëse nuk keni një përgjigje, ju’a themi ne: biçikleta!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë.

Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending