Connect with us

Arkitekturë

Arti në karantinë nga arkitekti Behxheti, ‘themel’ i shtëpive të ardhshme për adoleshentët autikë

Published

on

Brenda një banese kanë gjet vend “jetese” një numër aspak i zakonshëm i njerëzve. Të gjithë i bashkoi një person, i cili ia vuri vetës një qëllim fisnik, pjesë të së cilës gradualisht i bëri edhe “mysafirët” e tij. Muret e banesës së arkitektit Lulzim Behxheti kanë ndryshuar pamje. Janë veshur me “fasadën” që mbartë shumë personalitete. Të gjithë ata të mbledhur nga vijat krijuese, të hedhura nga arkitekti Behxheti.

Shkruan: Kushtrim Hajzeri

Një laps teknik, i cili dikur formonte objekte që në to të krijohej jeta e njerëzve, ka më shumë se një muaj që po përdoret për diçka jo të rëndomtë. Tash me të dhe disa fleta letre janë portretizuar njerëzit që “vendbanimin” i priste, pa e ditur. E, përmes portreteve të figurave shqiptare nga sferat e ndryshme, që të shiten në një ankand, do të ndihmohet për ndërtimin e shtëpive për adoleshentët autikë.

Arkitektin Lulzim Behxheti, ditët e karantinës e kthyen tek vizatimi i portreteve, që kishte plotë 25 vjet pa e vëzhgatur lapsin mbi letër për ta krijuar një të tillë. Derisa portretin e parë e kishte realizuar në vitin 1979 për gruan e tij, edhe këto të vitit të brishtë 2020 po i krijon edhe për të dhuruar dashuri për të tjerët.

30 ditë qëndrimi në karantinë, në kohë pandemie, Behxhetit i mjaftuan që 310 fletave t’ua dhurojë nga portret. E, të gjitha këto do jenë vula e ndërtimit të një kampusi për adoleshentët autikë në Prishtinë.

Për një projekt të tillë padyshim nuk mjafton vetëm idea në vija të trasha, shoqëruara më dëshirën e madhe për të ofruar diçka të mirë për dikë. Dita ditës detajet kanë bërë vendin e tyre që gjithçka të jap një trajtë të duhur projekti.

Jam duke tentuar ta sjell sistemin e edukimit të adoleshentëve autikë nga Finlanda në Kosovë. Ata jetojnë një vjet apo dy aty, me qëllim të pavarësohen për jetë më tutje. Fëmija pavarësisht a është autik apo jo është më lehtë për kujdesej, por vështirësitë vijnë në adoleshencë. Për këtë grup e kam mendu në këtë mënyrë dhe prej aty të kalojnë në banesa. Për këtë duhet të bëhet marrëveshje me komunat të ndërtojnë objekte me standarde për një të ri autik dhe të jetojnë aty në mënyrë të pavarur”, tregoi ai.

Derisa qëllimi final është ofrimi i shtëpive për adoleshentët e kësaj kategorie, i tillë nuk ishte në fillim. Ishte realizuar një portret, pa e ditur se në këtërast ishte “shkëmbi i largur” për t’i hapur rrugë rrjedhës së “lumit”, që në vend të ujit ka fleta të bardha që reflektimin e fytyrave e ndihmon dorë e një njeriu.

Portretet filluan prej një bisede me miken time Bukra Bjaramin, që gjatë bisedës në rrjete sociale, ia bëra portretin dhe ia dërgova. Ajo pati publikuar në Facebook dhe pastaj filluan kërkesat nga miqtë. Lindi idea pse mos me i gëzua miqtë me nga njëportret . Pastaj baba i Ritës dhe filloi të marrë dimension tjetër. Kur u publikuan nga Vera dhe Besniku dhe mori dimension tjetër. Ishte dita e autizmit dhe tu bisedu me Besnikun më tha pse nuk po e bën si donacion për autizmin, pasi ato ditë ishte edhe Dita Ndërkombëtare e Autizmit, tregoi Behxheti për Ndërtimi.info fillimin e këtij rrugëtimi të ri për të, për të vazhduar tek degët e trungut të këtij misioni.

Kur tashmë dihej qartë drejtimi që kishte marrë, arkitekti Behxheti kishte menduar që t’i realizojë 100 portrete,  por bazuar në komentet  e njerëzve thash pse mos me bë diçka më të madhe”, kishte ndërruar mendje ai.

Truri i arkitektit punon në sistem 3D, i tregon syrit dhe e qet në letër”, janë fjalët e tij, e që si duket kështu vendosi që lapsin ta lëmojë për 300 persona. Edhe kësaj radhe limiti do të kalohej. Si rrjedhojëdëshirës dhe kërkesave të njerëzve për të qenë pjesëprojektit, 310 fytyra tashmë kishin hedhur buzëqeshjen në bllokun e vizatimit të Behxhetit. Kështu u caktua njëlimit i ri. 400 do të jetë numri i fundit.

E, kur arkitekti vendosi që të realizojë 300 portrete, procesi e kërkonte të zgjidhte mënyrën si do të arrinte tek qëllimi final. Ai për këtë ka hapur një fondacion, që mbanë emrin e vajzës së tij – Vjosa. Tashmë gjithçka do të shkojë përmes këtij fondacioni, i cili edhe është regjistruar si i tillë në Helsinki të Finlandës.

E, ky projekt i parë i këtij fondacioni ka orientuar kah vetja të gjithë vëmendjen dhe energjinë e arkitektit kosovar. Ai, ka lënë çdo punë të kompanisë së tij në duar të djemve, me qëllim që rezultati i veprës së tij të re të jetë ai i dëshiruari. 

Kështu, “Vjosa” do të quhet edhe kampusi që do tëndërtohet në Prishtinë, për adoleshentët autikë. 30 shtëpi modulare dhe dy më të mëdha – me nga 120 metra katrorë, do të jenë pjesë e këtij kampusi, i cili është planifikuar të ngrisë “shtatin” në periferi të Prishtinës. Edhe rreth kësaj pjese mëngët për punë janë përvjelur.

Projekti teknik ka fillu që tani. Jemi një familje, ku një pjesë jeton në Helsink dhe një pjesë në Prishtinë. Kemi në plan një bashkim dhe një nga projektet janë edhe kampuset. Projektet për shtëpitë i kemi të gatshme dhe dega në Prishtinë ka fillu projektin teknik të kampusit, me arkitekt Dukagjin Behxheti. Pastaj do t’i propozohet komunës dhe të gjendet vendi. Do të jenë shtëpi pa beton dhe ekologjike. Do të hapin një fabrikë të shtëpive montuese, ku edhe do të prodhohet shtëpitë”, shpalosi detajet ai.

Në këto shtëpi është planifikur të jetojë adoleshneti, kujdestari dhe një person i trajtuar brenda kampusit.

E, për të ardhë në momentin për t’ia qitë pikën gjithë kësaj pune, patjetër duhet të përfshihet një trekëndësh bazë –  familja, “Vjosa Fondation” dhe komuna. Përveç mbështetjet financiare për stafin që do të punojë brenda kampusit, përfshirja e komunës është menduar edhe në një pikë tjetër. Ky institucion do të duhet të bëjë gati një banesë pasi adoleshenti të arrijë moshën e rritur.

Pasi përveç Prishtinës, edhe dy qytete tjera do të pasurohen me kampuse te tilla, e rrjedhimisht do t’iu duhet kryejnë pjesën e banesave pas moshën 18 vjeçarepër autikët.

Fatin e autikëve të Prishtinës do të kenë edhe ata të Gjilanit, ndërsa për qytetin etretë edhe nuk ështëvendosur. Për fat të mirë, pa iu bërë e ditur për planet, Komuna e Gjilanit tashmë ka shprehur gatishmërinëpër projektin. I pari i këtij qyteti tashmë e ka kontaktuar direkt arkitektin Behxheti, për të parë mundësitë rreth jetësimit të projektit.

“Gjilani e ka një projekt të ngjashëm, për kompleks banesor për persona në nevojë. Biseduam që të mos ngatërrohen, por të pavarësohen tek ne dhe pastaj të dalin në banesa që ndërtohen nga Komuna e Gjilanit”, shpalosi për Ndërtimi.info  edhe këtë pjesë.

Por, për t’i lëshuar lëshuar rrugë Gjilanit, paraprakisht duhet bërë punë për të filluar në Prishtinë.

Vetëm shitja e portreteve në një ankand, në një gala mbrëmje, nuk mjafton. Për këtë është menduar që të organizohenkoncerte e aktivitete të ndryshme si dhe bashkëpunim me organizata të ndryshme. Mirëpo, siç duket gjithçka do të hedhë hap në drejtim të duhur.

Etapa e parë është që me kanë ftuar në Bruksel me bo ekspozitë promovuese me portrete, si të lirohen kufijtë. Kur të formohen kushtet, pas pandemisë, na kanë ftuar në Emerald dhe Swiss për këtë gala event. Aty do të bëhet një akand online për shitje. E mira e portreteve është që janë prej shokëve të mi të fëmijërisë, mjek, faramcistë Projekti nuk realizohet vetëm me shitje portreteve, por edhe tubime me ambasadorë dhe koncerte me figura të estradës që janë portretizu dhe të mblidhen fondet për projektin, me organizatat në Evropë”, bëri të ditur arkitekti Behxheti.

Kjo punë, që fillimin e ka në dhurimin e momenteve të mira për një person, ka marrë jehonën, që ndoshta nuk ishte menduar. Interesim ka shprehur Bashkimi Evropian dhe për këtë Behxhetit i është dërguar ftesa për prezantim të projektit. Mbështetje mund të ketëedhe nga UNICEF, pasi fjala për këtë mision ka arritur edhe atje, e interesimi për një gjë të tillë është treguar.

Në këmbë për një gjë të tillë janë ngritur edhe artistët kosovarë që kanë thyer kufijtë me punën e tyre.

“Tashmë kemi ambasadorët e këtij projekti. Alea Mehaj, që jeton në Norvegji dhe shumë aktive, aktore në Hollywood, është njëra. Pastaj, Erëza Muçolli. Jam duke biseduar që edhe Rita Ora të jetë ambasadore. Por, kjo gjë varet nga menaxhmeti i Ritës, pavarësisht dëshirës së saj”, tregoi arkitekti Behxheti.

Këta emra patjetër që do të jenë edhe pjesë e një përmbledhje të rëndësishme portretesh, që do të botohen.

Arkitekti Behxheti së bashku me fotografin Fadil Berisha janë duke shqyrtuar mundësinë e botimit të një reviste, ku do të botoheshin 100 portretet e shqiptarëve më të famshëm në botë. Kjo pritet tërealizohet vitin e ardhshëm. E, deri atëherë ndoshta shtëpitë në Prishtinë do të gumëzhijnë nga banorët e tyre./Ndërtimi.info/

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending