Connect with us

Aktuale

Drejtorëve komunalë u kërkohet dinamikë e shtuar në realizimin e projekteve

Published

on

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka kërkuar nga drejtorët komunalë që t’i nisin procedurat e prokurimit për projektet e parapara për sivjet.

Në takimin e Bordit të drejtorëve, Rudari ka thënë se pasi Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës ka lejuar hapjen e ofertave, shërbimi i prokurimit duhet të vazhdojë zhvillimin e procedurave.

Në njoftimin për media thuhet se Nexhmi Rudari, i cili e ushtron edhe detyrën e kryetarit, ka thënë se për shkak të vonesave si pasojë e pandemisë, tash duhet të ketë dinamikë më të shtuar për realizimin e projekteve të parapara.

“Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, të cilën e udhëhoqi nënkryetari Nexhmi Rudari, u diskutua lidhur me zhvillimin e procedurave të tenderimit dhe dinamikën e procedurave për projektet kapitale. Në takim u tha se tash pasi Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës ka lejuar hapjen e ofertave, shërbimi i prokurimit të vzhdojë me zhvillimin e procedurave për projekte të ndryshme. Drejtorët e drejtorive raportuan lidhur me projektet e planifikuara për realizim gjatë këtij viti buxhetor”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës për informim.

Bëhet e ditur se nënkryetari Rudi ka kërkuar përshpejtim të procedurave.

“Meqenëse situata e krijuar nga shpallja gjendjes së emergjencës shëndetësore dhe marrjes së masave të tjera kufizuese nga Qeveria, si pasojë pandemisë COVID-19, nënkryetari Rudari kërkoi nga drejtorët përshpejtim të dinamikës për inicimin e procedurave në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik për realizimin e projekteve të planifikuara”, thuhet tutje në njoftim.

KOHA ka raportuar në muajin prill se shumë projekte të parapara për sivjet rrezikojnë të mos realizohen dhe rrjedhimisht nuk do të mund të shpenzohet buxheti i paraparë për to. Deri më tash asnjë projekt i paraparë për sivjet nuk ka filluar në Komunën e Podujevës. Ndërkohë, kishte pasur ndërprerje të punimeve edhe në ato projekte që kishin nisur vitin e kaluar. Një shqetësim të tillë e kishin ngritur edhe zyrtarët opozitarë në këtë komunë. Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, ka thënë se përveç pandemisë pasojë e dështimit të projekteve është edhe keqmenaxhimi dhe keqeverisja nga ekzekutivi komunal. Sipas tij, edhe në të kaluarën janë treguar dobësi të tilla dhe se tash në këtë kohë të vështirë për tërë vendin, rreziqet janë edhe më të mëdha. Edhe këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Rafet Llapashtica, ka theksuar se pret vonesa të realizimit të projekteve dhe suficit buxhetor. Sipas tij, qytetarët do të përballen me problemet me të cilat janë përballur edhe deri më sot.

Në anën tjetër, edhe nënkryetari Nexhmi Rudari, kishte thënë se nëse kjo pandemi do të zgjasë edhe në qershor apo në fillim të korrikut rrezikojnë të të mos mund t’i shpenzojnë mjetet për projekte kapitale dhe në kët rast suficiti buxhetor do të ishte i pashmangshëm.

Në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të Komunës është trajtuar edhe çështja e dëgjimeve publike për Qarkoren Buxhetore 2021 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023.
“Për shkak të masave të kufizimit të lëvizjes dhe shmangies së grumbullimit të qytetarëve, si pasojë e pandemisë, në takim u bisedua edhe për mundësinë e organizimit përmes platformës online të dëgjimeve publike për Qarkoren Buxhetore për vitin 2021 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021/23, thuhet në njoftim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending