Connect with us

Aktuale

28 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë

Published

on

E koordinuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), për çdo vit 28 Prilli shënohet si Dita Botërore e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.

Kjo ditë është një fushatë ndërgjegjësimi për rreziqet në punë dhe këtë vit do të fokusohet në adresimin e përhapjes së infektimeve në vendin e punës, duke i kushtuar vëmendje pandemisë COVID-19.

Qëllimi është që të nxitet dialogu kombëtar për sigurinë dhe shëndetin në punë. ILO është duke shfrytëzuar këtë ditë për të rritur ndërgjegjësimin për adoptimin e praktikave të sigurta në vendet e punës dhe rolin që lujanë shërbimet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

ILO ka publikuar edhe një video të shkurtër me këshilla për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës gjatë pandemisë, në të cilën thuhet se masat adekuate të sigurisë dhe shëndetit mund të ndalin apo ngadalësojnë shpërndarjen e virusit dhe po ashtu ndikon në rimëkëmbjen më të shpejtë të bizneseve dhe mirëqenien e punëtorëve.

ILO këshillon që punëtorët duhet të vetëdijesohen për simptomat e COVID-19 dhe se si ta parandalojnë infeksionin. Punëdhënësit udhëzohen që të iu ofrojnë punëtorëve paisje mbrojtëse falas, siç janë maskat dhe dorezat.

http://https://youtu.be/LjBGLkagFbs

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

A i fali Kurti 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit?

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se s’do ta respektojë si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës dorëzimin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Gjermania dhe Franca paralajmëruan se s’do të përfshihet në agjendë të Komitetit të Ministrave nëse s’zbatohet “Zajednica”.

Kurti sakrifikoi 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit. E arsyetoi duke thënë se s’pajtohet me vendimin, por po bëhet për hir të anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkruan Insajderi.

Në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se s’e pranon si parakusht dorëzimin e draft-statutit të “Zajednicës” në mënyrë që Kosova të sigurojë një vend në Këshillin e Evropës. Draft-statutin e evropianëve e nënvlerësoi, duke thënë se ai nuk dorëzon “non-paper” në Gjykatë Kushtetuese, shkruan Gazeta Insajderi.

“Draft-statuti si dokument dështoi të zyrtarizohej. Si i tillë është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund t’i dërgojë dokumentet që s’janë zyrtare dhe s’janë pranuar në Gjykatën Kushtetuese. Tri herë u tentua që të futej si kërkesë si parakusht për anëtarësim. Që të tri herat u refuzua”, deklaroi ai.

“Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtetet që s’e kanë njohur Kosovën. Por asessi nuk e mendonim se pengesë do të jenë shtetet demokratike… Plotësimi i kritereve për anëtarësim në Këshill të Evropës, është moment krenarie për çdo qytetar të Kosovës dhe aleatëve të saj”, shtoi tutje shefi i Qeverisë.

Ky vendim erdhi pasi qeveria gjermane dhe ajo franceze e kërkuan si parakusht shqyrtimin e draft-statutit nga Kushtetuesja.

Megjithatë, Kurti për dallim nga sot, paraqitej si njeri i sakrificave. Ai thoshte se përkundër që s’pajtohet me zbatimin e Manastirit të Deçanit, do ta zbatojë me qëllim që Kosova të anëtarësohet në institucionin evropian për të drejtat e njeriut.

Ndonëse e promovoi si vendim në të mirë të Kosovës, Kurti zgjedhte fjalët më të ashpra për ta përshkruar çështjen e 24 hektarëve tokë përreth Manastirit të Deçanit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending