Connect with us

Aktuale

Skenat e filmave në pëlhurë nga Teuta Kelmendi, si shkrirje e arkitekturës dhe pikturës në një këllëp

Published

on

Hashtagët me temë karantine kanë shënuar rritje në rrjete sociale, sepse pothuajse e gjithë bota po kalon në trajtim të njëjtë. Një kërkim i thjeshtë me # të dërgon në shaka të ndryshme, video me një këngë “Bored in the house” (shq. “I bërë bajat në shtëpi”), dikush duke përformuar në një instrument muzikor e disa edhe duke pikturuar.

Reportazh nga Uran Haxha

Në grupin e këtyrë të fundit mund të të kapin sytë gjithëfarë lloj pikturash. Por, piktura po i kthen në gjirin e saj shumë të apasionuar që koha nuk i lejonte të kishin pikturën impenjimin e tyre kryesor të ditës. E gjitha kjo duke iu falenderuar karantinës, që erdhi si rezultat i pandemisë COVID-19.

Këtë fat pati edhe arkitektja pejane Teuta Kelmendi. Kush e ka pasë rastin që ta vezhgat gishtin mbi ‘touch screen’ për të lëvizur në rrjetet sociale të saj, e di se arkitektja ia ka dorën bukur shumë vizatimit. Një kolanë të tërë me skica të ndejës së përditshme prishtinase, ajo i ka vizatuar e ngjyrosur. Si rezultat, do të ketë edhe një libër me këto skica si fituese e konkursit ndërkombëtar “The Book Contest”, në nëntor të 2019-s.

Por, të kthehmi tek karantina e arkitektës së gjatë e plot stil nga Peja, që ritmi i tanishëm i jetës i dha kohën që mes rreshtash edhe gjatë ditëve jashtë-karantinore e ka dashur.

Për mua kjo kohë ishte shumë e përshtatshme që t’i përkushtohem më shumë pasionit tim për pikturën, vizatimin e skicimin – gjë që në të kalurën e kam bërë vetëm në kohën e lirë”, tregon ajo, në një bisedë virtuale.

Mirëpo, zgjedhja e saj është mjaft e veçantë. Pikturon skena filmi. Nëse ke parë “The Fall” rasisht në ecjen tuaj nëpër kanale filmash, Teuta zgjedhi ta ketë gjithmonë një skenë të këtij filmi në mur.

Duke e marrë parasysh që në këtë kohë të qendrimit të vazhdueshëm në shtëpi, angazhimet janë të pakta dhe ne thjeshtë qendrojmë më gjatë para televizionit, unë vendosa që të rishikoj disa filma dhe seriale që në ndonjë periudhë të jetës time ishin frymëzues. Nga kjo lindi edhe ideja e skicimit të skenave të cilat vendosa t’i ndaj me të tjerët, me shpresën që edhe të tjerët do të gjejnë frymëzimin dhe pozitivitetin, që nga njëherë po na mungon në këtë kohë kaq sfiduese”, na thotë Kelmendi.

Megjithatë, talenti i saj i ka dhënë ekskluzivitetin që të përzgjedh filmat dhe skenat, që ne mund t’i shijojmë veç të vendosura në pëlhurë.

Nga njëherë është thjesht skenari të cilin e pëlqej shumë, nganjëherë është edhe mënyra se si regjisori e manifeston me ngjyra dhe detaje të gjithë filmin. Thjeshtë janë skena që mua për ndonjë arsye më kanë lënë mbresë dhe më janë dukur të veçanta për t’u skicuar”, rrëfen ajo, teksa tregon për filmat, kuadrat e të cilëve tashmë janë pikturuar, “Deri më tani skenat e pikturuara janë nga filmat “The Fall”, “The Grand Budapest Hotel”, “Sleepless in Seattle”, “La Vita e Bella” si dhe “Erin Brockovich”. Këta janë nga kinematografia Hollywood-iane por në listën e gjatë që dua t’I skicoj janë edhe disa filma shqiptar të cilët ishin filma të preferuar të prindërve të mi”.

Arkitektura nuk e lë që Teuta t’i ikë nga dora. Edhe piktura e saj ndikohet mjaft nga arkitektura, për të mos thënë që është baza. Detajet, vijat, mënyra e të menduarit nga arkitektura e mbajnë fort afër.

Arkitektura për mua është insipirimi kryesor që më bëri të jem më konstruktive dhe më mësoi disiplinën për shumë sfera të jetës. Para se të studioja arkitekturën, artin dhe pikturën e shikoja me një sy më amator dhe jo aq kritik. Mund të them me plot kuptimin e fjalës që piktura ime ndikohet nga arkitektura duke filluar nga idetë fillestare e deri te detajet më të vogla që janë te dukshme në të gjitha punimet e mia”.

Koha e saj tashmë mbushet përveç pikturave që mund t’i shihni në YUGEN – by teutakelmendi, edhe me librat që ishin në listën e librave “për t’u lexuar”, mësimi online dhe projektet ku ajo është e angazhuar, siç është Autostrada Biennale.

Ndërkohë vazhdoj të jem e angazhuar me projekte të vazhdueshme që kam me Autostrada Biennale, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, përfshirë mbrojtjen dhe vetëdijesimin mbi trashëgiminë kulturore. Kështu mu dha mundësia të kontriboj me punën time në vetëdijësimin e fëmijëve mbi vlerat e trashëgiminë kulturore për mes skicave dhe ligjeratave, diçka që rezultoi të jetë shumë e pëlqyer nē qytetin e Prizrenit, dhe që e vazhduam edhe në Prishtinë”, thotë Teuta për fund të kësaj bisede, që në kushte tjera ndoshta do të ishtë më e detajuar nga biseda direkte.

Por, projektet e saj lëjnë të kuptohet se tekste tjera do të shkruhen për punët që do të bëjë.

Biografi e shkurtër e Teuta Kelmendit

Teuta Kelmendi është e lindur në Pejë, ku kaloi fëmijërinë e rrethuar me libra, muzikë e filma nga kultura të ndryshme, gjë që e bëri atë të influencohej nga arti botëror. Teuta u zhvendos me banim në Prishtinë në moshën 18 vjeçare ku edhe filloi studimet e Arkitekturës.

Gjatë studimeve, Teuta themeloi dhe organizoj takimet ne Meetings of Design Students (MEDS) – Kosova gjatë viteve 2010- 2014 (MEDS është platformë e shkëmbimit të njohurive për studentë të arkitekturës e dizajnit nga mbarë bota, të cilët ndjekin çdo vit shkollë verore në vendet e ndryshme të botës). Që nga koha e studimeve, Teuta u angazhua profesionalisht në fushat e dizajnit të brendshëm, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në projekte të ndryshme të fokusuara në qytetin e Prishtinës.

Teuta është në përfundim të studimeve Master në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Ajo tani po punon si arkitekte freelance dhe poashtu ndjek pasionin e saj për pikturën dhe trashegiminë kulturore.

Në vitin 2011 dhe 2019 ishte pjesë e ekspozites globale See.Me në të dy edicionet e të cilit punimet e Teutes u ekspozuan në platform digjitale në Times Square në New York, SHBA. Në nëntor të vitit 2019, në një konkurs ndërkombëtar, ajo fitoi çmimin The Book Contest, që i mundësoi të botojë librin me 30 skica të bëra për 30 ditë radhazi – skica këto të shkoqitura nga përditshmëria e saj në Prishtinë.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending