Connect with us

Aktuale

Vdes një punëtor në Trepçë, ndalohet puna në horizontin ku ndodhi aksidenti

Published

on

Dy ditë më parë ka ndodhur një aksident me fatalitet në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”.

Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968.

“I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”. Me rastin e marrjes së njoftimit nga stafi i minierës Trepça-Crnac, KPMM respektivisht Kryeinspektori i minierave Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kane dale ne vend te ngjarjes”.

“Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac ,Udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”, thuhet në komunikatën nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale .

Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion ne QKUK ne Prishtinë.

Nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending