Connect with us

Aktuale

Arkitekti Bytyçi propozon përmendoren “Nëna e panjohur”, në kujtim të nënave që humbin jetën në lindje

Published

on

Kushdo që do ta vizitojë Klinikën Emergjente të QKUK-së ka mundësi që në hyrje të saj ta pres “Nëna e panjohur”. Është kjo një përmendore që paraqet lidhshmërin e pandashme mes nënës dhe fëmijës, por që ndërthur në vete fetusin si formë.

Lajmi për vdekjen e një gruaje shtatzëne nga koronavirusi, bëri që arkitekti Granit Bytyçi të ideojë këtë përmendore.

Bytyçi për Ndërtimi.info ka treguar se kjo vepër përcjell edhe mesazhin për gjendjen e rëndë të institucioneve shëndetësore në vend.

“Idea e dizajnimit të përmendores filloi në momentin që mora lajmin për vdekjen e nënës nga Gjakova. Mendova që kjo edhe mund të ketë lidhshmëri me gjendjen e vetë institucioneve shëndetësore në vend dhe gjendjen e rëndë që kemi në këtë institucion (siç e dimë të gjithë). Andaj, mendova që kjo përmendore do jepte një mesazh tek organet kompetente dhe do i kthej në kohë që ta kujtojnë këtë rast, sa herë që  e lënë pas dore shëndetësinë”, ka treguar ai.

Ai ka shtuar se në mbarë botën janë pikërisht arkitektët ata që japin ide për shumë sfera të jetës, derisa ka theksuar se ende është duke punuar në idenë e kësaj pērmendoreje.

“Dizajni i përmendores është i thjeshtë në pamje, por i komplikuar në strukturën dhe përmbajtjen e saj. Por,  që si të tillë unë jam duke punuar ende në këtë ide në mënyrë që së shpejti të jetë e gatshme dhe ta percjell tek institucionet si projektpropozim”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, ai është shprehur spektik se jetësimi i  kësaj ideje do të gjejë përkrahje institucionale dhe për këtë ka treguar arsyet.

“Sa i përket ndërtimit të saj, pavarësisht mesazhit që percjell, unë nuk mendoj që do ketë interesim te institucioneve për ndërtimin e saj, edhe pse do të duhej. Kjo jo për faktin që nuk do i’u pelqej si ide, por nuk paraqet interes personal për përfitime materiale. Në mënyrë ironike, mendoj që realizimi i saj mund të jetë problematike për shkak që nuk përmbanë as armë të luftës e as dylbi. Do zoti që edhe po të realizohet, të mos ndryshohet përmbajtja e saj nga ‘nëna e panjohur’ në ‘Azem Bejta- luftëtar i lirisë’, nga art minimal në përmendore klasike e shekujve të kaluar”, ka treguar Bytyçi.

Ndërkaq, në rast se ku projekt do të realizohet, baza katrore e tij do të ketë  dimensione 71.12cm x 71.12cm, që është e barabart me 28 INCH  e që paraqet 28 javët e rritjes fëmijës.

E për më tepër, struktura është e bazuar mbi parimin e rregullit numërik të Fibonacci-t, që paraqet modelin e spirales së rritjes në natyrë.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending