Connect with us

Tech

Përdorimi i printerëve 3D për prodhimin e maskave mbrojtëse

Published

on

Ka disa javë që pandemia e Coronës ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve në Gjermani. Disa janë bërë shumë kreativë, si Dirk Thelen, që pasionin e tij e përdor tani për të prodhuar maskat aq të kërkuara këto kohë.

Pesë printera 3D ka Dirk Thielen në shtëpi. Normalisht ai printon me ta figura filmash si Batmani. Por tani printerat prodhojnë 24 orë në ditë diçka që kërkohet me urgjencë këto kohë. Maskat. 100 copë maska transparente plastike mbrojtëse – të ashtuquajturat “Face Shields” prodhon tani në ditë Dirk Thelen. Pesë printera dhe dy aparate laser, – pasioni që Dirk kishte për printimin 3D tani është kthyer në një prodhim të rëndësishëm. Dirk Thelen furnizon tani personelin mjekësor në azilet e pleqve, që ka nevojë urgjente për maska mbrojtëse.

35-vjeçari punon normalisht si supervizor në një firmë autobusësh, që ndër të tjera iu vihen në dispozicion edhe shkollave. Por shkollat janë mbyllur, autobusët qëndrojnë në vendparkim. Dirk Thielen ëshë dërguar në punë me orar të shkurtuar. Ai jeton pranë Heinsbergut, një nga zonat e para që u kthyen në vatra të krizës së Coronës në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Barbara i dha idenë të printonte maskat transparente plastike në dhomën e punës. Ajo vetë punon në një azil pleqsh. Kur filloi kriza e Coronës, personelit i mungonin maskat mbrojtëse. Çmimet që kërkoheshin në treg ishin të papërballueshme, “çmime astronomike”, thotë Dirk Thielen. Kështu ai vendosi të printojë vetë. Bashkëshortja dhe kolegët ishin mirënjohës. Edhe nga banorët në azilin e pleqve erdhën mesazhe pozitive. “Sidomos të sëmurët dementë, që orientohen e ruajnë përmes fytyrës, ishin të gëzuar që maskat ishin transparente”.

Kërkesë e lartë për “Face Shields”

Kanë kaluar katër javë ndërkohë. Ndërkohë Dirk Thielen ka prodhuar 700 Face Shields. Makineritë e nxehin materialin deri në 220 gradë dhe e formojnë në një maskë transparente. Mesatarisht duhet një orë e 40 minuta deri sa një maskë të jetë gati. Para se Face Shields të përdoreshin në azilin e pleqve, Dirk Thelen dhe bashkëshortja e tij bënë një test. “Gruaja ime e vuri maskën dhe unë e sprucova me lëndë pastrimi. Asgjë nuk depërtoi”, thotë Thielen.

Megjithatë këto maska nuk mund të krahasohen me Face Shields që përdoren në sallat e operacionit në spitale. Për këtë ato nuk janë menduar. Megjithatë Thielen përpiqet të ruajë higjienën në prodhim dhe përdor gjithmonë dorashka dhe maskë, kur punon me teknologjinë e printimit 3D.

Interes edhe tek prodhuesit e automjeteve dhe azile të tjera

Pasi Thielen furnizoi azilin e pleqve, ku punon gruaja e tij, ai shkroi në Facebook një status, që u përhap shumë. Ai u regjistrua edhe në një faqe online që bashkon ofertat e njerëzve me printera 3D. “Komuniteti i teknologjisë së printimit 3D është i lidhur mirë”, thotë Dirk Thielen. Një prodhues automjetesh e telefonoi dhe porositi maska për të mbrojtur punëtorët. Edhe një azil pleqsh bëri kërkesë, së fundmi i ka ardhur edhe një ofertë nga Berlini. “Më ka shkruar edhe një grua e sëmurë, që duhet të shkojë rregullisht tek mjeku. Ajo donte të porosiste një maskë”.

Dirk Thielen thotë, se me Face Shields nuk ka ndonjë fitim, ai kërkon vetëm pak euro, për të blerë materialin. Shqetësimi i tij është fatura e rrymës elektrike. “Printerat 3D shpenzojnë shumë rrymë elektrike”, thotë Thelen. Ai i ka shkruar operatorit të rrymës elektrike dhe shpreson për një subvencion ose një përjashtim. Ndërkohë edhe një autoshkollë po bashkëpunon me Dirk Thelen. Ajo ka ofruar printerin e saj 3D. Kështu Thelen mund të vazhdojë të printojë në javët e ardhshme 24 orë në ditë maskat kaq të kërkuara këto kohë. /DW/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Tech

Italia dhe Spanja kryesojnë në investimet evropiane të Inteligjencës Artificiale

Published

on

Evropa përballet me sfida në adoptimin e inteligjencës artificiale, duke përfshirë barrierat rregullatore dhe mungesën e profesionistëve të aftë.

‘Gjenerata e Ardhshme e BE-së’ ka zotuar 4.4 miliardë euro për iniciativat e AI, me dy vende të Evropës Jugore që kryesojnë rrugën, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca Artificiale (AI) po riformëson peizazhin ekonomik global, duke u shfaqur si një forcë kryesore në domenin digjital dhe duke nxitur inovacionin në sektorë të ndryshëm.

Deri në vitin 2030, AI pritet të ketë injektuar më shumë se 11 trilion euro në ekonominë globale, sipas parashikimeve të industrisë.

Parashikohet që AI dhe robotika së bashku të nxisin krijimin e rreth 60 milionë vendeve të reja të punës në nivel global deri në vitin 2025, duke nënvizuar rëndësinë kritike të digjitalizimit në nxitjen e rritjes ekonomike.

Si investojnë vendet evropiane në AI

Strategjitë e investimeve në AI ndryshojnë ndjeshëm midis shteteve anëtare të BE-së, duke filluar nga financimi i drejtpërdrejtë i kërkimit dhe zhvillimit (R&D) deri tek mbështetja indirekte nëpërmjet digjitalizimit të biznesit dhe shërbimeve publike, siç detajohet nga Lilyanova.

Italia dhe Spanja kryesojnë në investimet evropiane të AI, duke përfaqësuar mbi 70 për qind të alokimit të NGEU RRF

Danimarka kryeson në një bazë relative, duke dedikuar 8.7 për qind të buxhetit të saj të RRF Digjiitale për projektet e AI e ndjekur nga Spanja me 6.4 për qind, dhe Irlanda me 5.2.

Vendet evropiane po ndajnë mesatarisht rreth 3 për qind të fondeve të tyre të digjitalizimit për projektet e AI.

Suedia, Holanda, Belgjika dhe Austria janë në fund të fundit, duke angazhuar më pak se 1 për qind të buxheteve të tyre të RRF për projekte të lidhura me AI./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Published

on

Blerësit ndoshta nuk mendojnë shumë për atë që ndodh më pas kur bëjnë një porosi ushqimore në internet.

Por ajo nis një vallëzim të ndërlikuar të softuerit, inteligjencës artificiale, robotëve, furgonëve dhe punëtorëve, transmeton Telegrafi.

Në magazinën Ocado jashtë Lutonit, ndodhë një kërcim të tillë. Qindra robotë rrotullohen rreth një rrjeti, duke marrë artikuj për porosi online. Ata lëvizin me shpejtësi dhe saktësi marramendëse.

Në ditët e para të blerjeve në internet, kur bënit një porosi, njerëzit vërshonin rreth një magazine ose një dyqani duke mbledhur artikujt tuaj.

Por prej vitesh tashmë, Ocado ka përdorur robotë për të mbledhur dhe shpërndarë produkte, duke i sjellë ato te stafi, i cili i paketon në kuti për t’i dorëzuar.

Dhe Ocado nuk është firma e vetme që investon në një automatizim të tillë.

Në magazinat e saj, Asda përdor një sistem nga firma zvicerane e automatizimit Swisslog dhe AutoStore e Norvegjisë. Në SHBA, Walmart ka automatizuar pjesë të zinxhirit të saj të furnizimit duke përdorur robotikë nga një kompani amerikane e quajtur Symbotic.

Në Luton, Ocado e ka çuar procesin e automatizimit në një nivel më të lartë.

Robotët që zmadhojnë rrjetin, tani sjellin artikuj në krahët robotikë, të cilët shtrihen dhe kapin atë që u nevojitet klientëve.

Thasët me oriz, kutitë me çaj, kapen të gjitha nga krahët duke përdorur një filxhan thithës në fund.

Mund të duket si një shtesë e parëndësishme, por trajnimi i një roboti për të njohur një artikull, për ta kapur me sukses dhe për ta lëvizur, është çuditërisht i vështirë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

SpaceX do të nisë raketën më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë

Published

on

Një raketë SpaceX Starship është kthyer në pikën e lëshimit në objektin Starbase në Boca Chica, Teksas, pas dy fluturimeve testuese në vitin 2023.

Sistemi i raketave në hapësirë ​​të thellë synon ta kalojë atë përmes një testi të integruar fluturimi njëorësh, shkruan CNN.

Nëse është e suksesshme, anija kozmike do të spërkatet në Oqeanin Indian, duke e vënë mjetin gjigant në një pozicion për të lëvizur në fluturime testuese më komplekse dhe, përfundimisht, për të çuar astronautët e NASA-s në sipërfaqen e Hënës.

Nisja është planifikuar të bëhet në çdo kohë gjatë një dritareje 110-minutëshe që hapet në orën 7 të mëngjesit CT (8 të mëngjesit ET) të enjten, sipas një emaili nga SpaceX të dërguar të mërkurën pasdite.

SpaceX e konsideron sistemin Starship thelbësor për misionin e tij themelues: të çojë njerëzit në Mars për herë të parë. Dhe në mënyrë kritike, NASA ka zgjedhur Starship si mjetin e uljes që do të transportojë astronautët e saj në sipërfaqen hënore në misionin Artemis III që pritet të ngrihet në shtator 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending