Connect with us

Aktuale

Japonia jep 350 mijë euro për projekte më pesë komuna të Kosovës

Published

on

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka njoftuar se në kuadër të skemës për projekte bazike dhe siguri njerëzore të Qeverisë Japoneze, ka nënshkruar pesë grant projekte me një total të granteve 348,084.00 euro me qëllim të implementimit të projekteve për qytetarët e Kosovës në pesë komuna.

Sipas komunikatës së ambasadës, projektet të cilat Ambasada Japoneze në Kosovë do t’i mbështesë në vitin fiskal 2019/20.

“Projekti për Rinovimin e Ndërtesës së Institucionit Parashkollorë “Gëzimi Ynë” Prishtinë (73,963.00 Euro) Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë mjedisin arsimor për fëmijët e moshës 1-3 vjeç, duke ndërhyrë në infrastrukturën e përgjithshme të parashkollorit. Projekti për sigurimin e një automjeti zjarrëfikës për Komunën së Podujevës në vlerë prej 69,920.00 euro. Qëllimi i projektit është dhurimi i një kamion zjarri sulmues që do të përmirësojë shërbimin e zjarrëfikësve dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës, do të përmirësojë kohën e reagimit, të rris efikasitetin përsa i përket mbulimit dhe kohës së reagimit dhe ndërhyrjeve të zjarrit dhe shpëtimit në këtë Komunë.  Projekti për ndihmë në pajisje, për sigurimin e një traktori shumëfunksional për Komunën e Novobërdës në vlerë prej 74,056.00 euro. Projekti do të përmirësojë transportin publik dhe komunikacionin gjatë sezonit të dimrit përmes rritjes së kapaciteteve për heqjen e borës dhe sezonit veror për furnizimin me ujë në rrugët lokale të Komunës së Novobërdës. Projekti për ndihmë departmentit të zjarrëfikësve në komunën e Suharekës përmes sigurimit të një kamioni të ri zjarrëfikës në vlerë prej 70,000.00 euro. Kjo do të bëjë të mundur që departamenti i zjarrëfikësve të jetë në gjendje t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve në rast zjarri, në zonat urbane dhe periferike të Suharekës, si dhe duke përfshirë edhe Autostradën nacionale Prishtinë – Prizren. Projekti për ndihmë në De-minimin në Komunën e Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Bare në vlerë prej 60,145.00 euro. Ky projekt implementohet nga Norëegian People’s Aid po synon konkretisht fshatin Bare në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme në të ardhmen dhe të bëjë të mundur zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në këtë anë. Në Kosovë, Japonia tashmë ka implementuar projekte qysh përpara se vendi të fitonte pavarësinë. Shuma totale e granteve të Projekteve Japoneze që nga 2010 deri më sot arrinë në 2,711,985 EUR për projekte në të gjithë vendin”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të kësaj skeme mbështeten projektet e propozuara nga organe të ndryshme si organizata joqeveritare (OJQ) dhe autoritetet e qeverisjes vendore, lokale apo qëndrore. Ky instrument i ndihmës së granteve siguron mbështetje për sektorët e ndryshëm në Kosovë. Ky program ka marrë një reputacion të mirë në mbarë botën, për ofrimin e ndihmës në mënyrë efektive dhe në kohë. Përmes këtij instrumenti, Japonia ka ofruar ndihmë, duke filluar nga ndihma humanitare e menjëhershme që ofron mbështetje për komunitetet për nevojat e tyre të menjëhershme emergjente si dhe ri-ndërtimin e vendeve në zonat pas konfliktit.

Ndihma e Grantit në kuadër të GGP u prezantua për herë të parë nga Qeveria e Japonisë në 1989 me qëllim plotësimin e nevojave të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim. GGP siguron ndihmë të pakthyeshme financiare për OJQ-të, spitalet, shkollat, shoqata të tjera jofitimprurëse për të ndihmuar në zbatimin e projekteve të tyre të zhvillimit. Fondet në kuadër të GGP mundohen të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komunitetit.

Kriteret për përfitim ç’do lloj organizate jofitimprurëse ka të drejtë të jetë përfituese e granteve të GGP. Kërkesa e vetme është që ato të jenë organizata jofitimprurëse që zbatojnë projekte me bazë zhvillimin në komunitet.

Lista e mëposhtme janë shembujt e përfituesve të mundshëm:

(a) OJQ ndërkombëtare ose lokale (b) Organizatat me bazë komunitare (CBO) (c) Autoritetet lokale (d) Institucionet shëndetësore (e) Shkollat fillore dhe shkollat profesionale (trajnuese) (f) Shoqata të tjera jofitimprurëse

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending