Connect with us

Aktuale

Kosova ndan pak mjete buxhetore për rregullimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të zeza

Published

on

Shteti i Kosovës nuk shpenzon shumë mjete financiare nga buxheti i saj për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit nëpër komuna gjersa mungojnë edhe investimet sa i përket trajtimit të ujërave të ndotura.

Ndërkaq situata në terren është përkeqësuar ngase ujërat e zeza shkarkohen në lumenjtë duke shkaktuar ndotje dhe si pasojë ka pasur edhe ngordhje masive të peshqve madje edhe të bagëtive gjatë viteve të fundit, raporton KOHA.

Instituti Demokratik i Kosovës i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin për gjendjen e lumenjve në Kosovës me titullin “Lumenjtë e Zi të Kosovës” ku ofrohen të dhëna sa i përket investimet publike në infrastrukturën nëntokësore.

Në raport theksohet se institucionet lokale dhe qendrore kanë nënshkruar 326 kontrata për investime publike në ndërtimin dhe riparimin e kanalizimeve në Kosovë gjatë viteve 2017-2019.

Vlera e këtyre investimeve ishte afër 43 milionë euro. Sipas raportit institucionet publike ndonëse kishin buxhetuar 32 milion euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura këto mjetë më pas nuk ishin shpenzuar. Vetëm 8 kontrata ishin nënshkruar për këtë qëllim në vlerë prej 2 milion e 200 mijë euro apo rreth 5 përqind e vlerës së buxhetuar.

“Në përgjithësi në Kosovë nuk ka trajtim të ujërave të ndotura. Shkarkimi i tyre zakonisht bëhet direkt në lumenj dhe paraqet një nga ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësor. Sipas po të njëjtit raport, edhe përkundër kërkesave të mëdha për investime në këtë sektor, shumat e buxhetuara nga KRU dhe Agjencionet zhvillimore janë tejet të vogla kundrejt nevojave dhe kërkesave aktuale” thuhet në këtë raport.

Theksohet se ndotësit më të mëdhenj industrial të lumenjve në Kosovë konsiderohet Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) , “Feronikeli”, Sharcemi si dhe minierat e Trepçës siç është ajo e Kishnices në Novobërdë. Por ndotësi kryesor janë kanalizimet kolektive të cilët në mungesë të trajtimit të ujërave të zeza derdhen në lumenjtë duke shkaktuar ndotje.

Raporti thekson se problemi i ujërave të zeza nuk po trajtohet as nga komunat. Në këtë raport përmendet edhe komuna e Prishtinës.

“Kanalizimit të hapur në kryeqytetin e Prishtinës, respektivisht tek rreth-rrotullimi i rrugës B dhe rrugës Muharrem Fejza, e që derdhet më pastaj në lumin e Sitnicës. Është shqetësuese se në afërsi prej rreth 10 metra të këtij kanalizimi të hapur, në zonën që konsiderohet me zhvillimin më të shpejtë hapësinor, gjenden: një shitore e mishit, tri barnatore dhe disa veprimtari tjera. Ky kanalizim i hapur në kryeqytet ka ngritur edhe shqetësime të qytetarëve dhe ekspertëve shëndetësor lidhur me rreziqet e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe shëndetit publik” potencon raporti.

Gjersa si shqetësuese është përmendur edhe ndotja e lumit Prishtevka. Gjersa ndotja ka edhe në zonën ku bashkohet Lumi Sitnica me lumin Lap. Në afërsi të këtyre lumenjve janë të pranishme vendbanimet që i derdhin ujërat e zeza drejt për drejt në lumin Llap.

Edhe komuna e Malishevës ka probleme sa i përket ndotjes meqë 11 fshatra të kësaj komune shkarkojnë ujërat e zeza në lumin Mirusha. Instituti ka konstatuar se Malisheva në planin e prokurimit 2019 dhe për vitin 2020 nuk kishte anashkaluar çështjen e rregullimit të kanalizimit në disa fshatra. Gjersa prioritet të lartë nuk ishte dhënë rregullimit të shtratit të lumit Mirusha.

Ankesa për ndotje të lumit kishin edhe banorët e komunës së Graqanicës. Ata ishin ankuar se lumi i tyre ndotet si rezultat i pompimit të ujërave nga minierat e Kishnices dhe Artanës. Lumi Gracnka ka përqendrim të lart te metalit mangan si dhe tejkalime të vlerave të lejuara të metal hekurit.

Rekomandimet të cilat dalin nga raporti është që Qeveria e Kosovës të adresojë sfidat të cilat janë paraqitur sa i përket ndërtimit të impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura. Të rritet numri i inspektimeve në terren në mënyrë që të parandalohen dhe të gjobiten palët të cilët realizojnë kontaminimin e ujërave që përbën rrezik për shëndetin publik si dhe për floren dhe faunën.

Të inspektohen burimet e ujërave të pijes dhe puset në zonat që gjenden përreth lumenjve me qëllim të kontrollit të cilësisë së ujit dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve për shkak të ujit dhe të tokës së ndotur.

Ndryshe në vend janë gjithsej tetë lumenj me një gjatësi totale të rrjedhës brenda territorit të Kosovës prej 511 kilometrash, e që derdhen në tre ujëmbledhës detarë, por që lëshojnë territorin e Kosovës brenda 24 orëve nga pika e burimit.

Duke qenë që këto burime ujore nuk qëndrojnë në Kosovë për të plotësuar nevojat e qytetarëve të Kosovës për ujë të pijshëm, ujitje, peshkim, turizëm dhe për prodhimin e energjisë elektrike, në shumë vende janë ndërtuar diga për të grumbulluar ujin e përrenjve dhe lumenjve, për ta përdorur atë gjatë stinëve kur reshjet janë shumë të vogla dhe kërkesa është shumë e madhe. Master plani i ujërave i vitit 1983 parashihte ndërtimin e edhe 20 akumulacioneve të tjera, të cilat deri më sot nuk janë realizuar.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending