Arkitektura në Ballkan i ka rrënjët thellë në historinë dhe gjeografinë e tij, shkruan ArchDaily.
Përderisa Bullgaria me sa duket kalon nëpër qarqet regjionale të dizajnit e pavërejtur, arkitektura e vendit reflekton një lëvizje më të madhe drejt projekteve më moderne. Kjo është veçanërisht e dukshme në arkitekturën vendase të Bullgarisë, ku gjatë dekadës së fundit janë ndërtuar një varg shtëpishë një-familjare, transmeton Ndërtimi.info.
Emri i saj, Bullgaria, rrjedh nga bullgarët, një fis me prejardhje Turkic. Bullgaria u mbijetoi pushtimeve të një varg perandorive, që nga osmanët deri te romakët, të cilat e formësuan fushën e saj të ndërtimit. Ndërkohë, pasi që shtrihet në pjesën lindore të Ballkanit dhe kufizohet me pesë vende, arkitektura e saj ndjek vargmalet dhe rrafshinat e vendit. Këto ndërtesa janë zakonisht të ndërtuara në qendra urbane dhe qytete, duke mbrojtur pasurinë e njërit nga vendet me biodiversitet të lartë në Evropë.
Projektet në vazhdim eksplorojnë këtë arkitekturë dhe Ballkanin në përgjithësi përmes shtëpive një-familjare bullgare.
Eclipse House ( Shtëpi Eklipsi ) nga I/O Architects
Kjo shtëpi gjendet në copën e fundit të tokës të një lagjeje në periferi të Sofias, Bullgari. Ndërlikimet e programit dhe hapësira e tokës çuan në strukturën drurore të shtëpisë. Secila nga tri katet dallohet për nga hapësira dhe me katin përdhesë, i cili ka dalje direkt në rrugë dhe në kopësht. Së bashku, ata kombinohen me katin e hapur përdhesë dhe me kopshtine vogël për të krijuar vendin më të këndshëm të shtëpisë.
Vacation House ( Shtëpi Pushimesh ) nga Hristina Hristova
Idea për këtë shtëpi të vogël pushimesh ka lindur nga dëshira për të qëndruar larg nga turmat dhe për të kaluar kohën në një vend më të qetë dhe më afër natyrës. Me një buxhet të kufizuar, një familje e re ka zgjedhur të ndërtojë një shtëpi e cila lëvizë në rrota. Kufizimet që përcaktojnë madhësinë e një automjeti që lëvizë nëpër rrugë kanë diktuar madhësinë e shtëpisë së tyre e cila ka 9 metra katrorë.
Observation House ( Shtëpi Vështrimi ) nga I/O Architects
Shtëpia ndodhet në një kodër në këndin më të lartë të një fshati në mes të një zone agriculturore në verilindje të Bullgarisë. Vendi ku ndodhet shquhet për pamjen panoramike dhe dallueshmërinë në distancë.
Fishing Lodge ( Shtëpizë Peshkimi ) nga Simon Gill Architects
“Simon Gill Architects” e ka përfunduar këtë shtëpizë peshkimi në Batak të Bullgarisë në verën e vitit 2012. Ndërtesa 290 metër katrorëshe është e ndarë në dy seksione me njërën pjesë të shtëpisë të ndërtuar anës kodrës dhe tjetrën pjesë të ngritur nga toka. Kjo shtëpi ka pamje nga një liqen të madh dhe pyje të gjera që qëndrojnë prapa tij.
Large Home Tree (Shtëpi-Pemë e Madhe ) nga Ignatov Architects
E porositur nga mbështetësi i mirënjohur i artit dhe biznesmeni i sukseshëm George Bonin dhe e zhvilluar nga firma me bazë në New York, “Ignatov Architects”, koncepti i “Home Tree” është një përpjekje për definimin e arkitekturës adaptive rurale.
Slight Slope Long House ( Shtëpi e gjatë në Pjerrësi të Lehtë ) nga I/O Architects
Në projektin e kësaj shtëpie një-familjare përfshihet një hapësirë e madhe e ndejës dhe ushqimit dhe një zyrë shtëpie, dhoma gjumi dhe një verandë. Struktura e gjatë horizontale është e kthyer nga dielli dhe ka pamje nga shpati i vendit./Ndërtimi.info/
You must be logged in to post a comment Login