Aktuale
Historia maratonike e Termocentralit “Kosova e Re” deri te tërheqja e “Contour Global”
Published
5 years agoon
“Contour Global” ka njoftuar se është tërhequr nga projekti i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”. Për këtë tërheqje arsyeje është dhënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë kundër këtij projekti dhe se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Projekti e një histori më shumë se një dekatë, u raportua se do të fillojë në muajin mars të këtij viti, por kjo definitivisht nuk do të ndodhë, shkruan Ndërtimi.info.
Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se me projektin për “Kosovën e Re”, qytetarët e Kosovës do të punojnë për “Contour Global”.
“Të njëjtën ditë kur ia dyfishoi pagat qeverisë dhe kabinetit të vet, më 20 dhjetor 2017, Haradinaj nënshkroi edhe kontratën me ‘Contour Globalin’ për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’. Sipas kësaj kontrate të dëmshme e të frikshme, nuk do të punojë ‘Contour Global’ për Kosovën dhe qytetarët e saj, por ne do të punojmë për ‘Contour Globalin’”, kishte shkruar ai.
Më shumë se një dekadë projekti i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” ishte përfshirë në agjendat e të gjitha qeverive në pushtet.
Mirëpo, ky projekt ishte kundërshtuar vazhdimisht edhe nga shoqëria civile. Sipas shoqërisë civile, Kosova ka burime të mjaftueshme për të siguruar energji alternative, derisa në vazhdimësi ishte potencuar se Termocentrali “Kosova e Re”, mund të shtrenjtojë çmimin e energjisë elektrike, madje edhe përtej çmimit të importit.
Pas disa analizave që janë bërë në vitin 2001, është ardhur në përfundim që të ndërtohet një termocentrale me kapacitete të reja prodhuese.
Katër vjet më vonë ishte vendos që do të ndërtohet Termocentrali i quajtur “Kosova C” me kapacitet 2000 megavat. Vetëm një vit pas, më 2006 Qeveria shpalli edhe tenderin për ndërtimin e këtij projekti dhe nga dhjetë kompani sa aplikuan, vetëm katra prej tyre u kualifikuan për të ndërtuar termocentralin që arrinte koston në 3.5 miliardë euro. Por në vitin 2007, kur ndryshoi përbërja e Qeverisë, Ministrinë e Energjisë dhe Minierave e mori nën udhëheqje PDK-ja në krye me ish-ministren Justina Shiroka-Pula. Këtij projekti përveç që iu ndryshua emri nga “Kosova C” në “Kosova e Re” iu zvogëluan edhe kapacitetet prodhuese nga 2000 megavat në 1000 megavat.
Kjo bëri që të tërhiqen nga procesi tenderues edhe kompanitë e interesuara. Shiroka-Pula premtoi se projekti do të realizohet në vitin 2011. Por ai mbeti vetëm në letër. Edhe në garniturën e re qeverisëse premtimet vazhduan njësoj. Pas shkrirjes së Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomi, e cila u udhëhoq nga Besim Beqaj i PDK, ky i fundit shprehu bindjen se kompania fituese për ndërtimin e termocentralit do të fillonte projektin në vitin 2012me përkrahjen e Bankës Botërore.
Për Termocentralin “Kosova e Re” nuk u bë asgjë deri në 2015. Pas marrjes së Qeverisë nga LDK-ja dhe PDK-ja, u formua një komitet drejtues për projektin e këtij termocentrali.
Në krye të këtij komuniteti ishte ish-ministri Blerand Stavileci. Ky komunitet në muajin 2016-s i dha drejtën e gjelbër ofertuesit që të kalohej në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta. Në garën kualifikuese ishte vetëm kompania “Countur Global”.
Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat.
Vlera e përafërt e ndërtimit të TC “Kosova e Re” ishte rreth 1 miliard euro. Një e treta e investimeve do të bëheshin nga investitori privat dhe pjesa tjetër nga institucionet ndërkombëtare.
Ndërsa, “ContourGlobal” kishte përfunduar përzgjedhjen e kompanive fillestare me qëllim të realizimit të kontratës për Inxhinierim, Prokurim dhe Ndërtim (EPC) me çelës në dorë për TC “Kosova e Re”. Nga gjshtë aplikantë, në vitin 2018 ishin parakualifikuatr katër prej tyre.
Ofertuesit e parakualifikua ishin 1. CMEC; 2. Një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems dhe Técnicas Reunidas; 3. Një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe 4. Hyundai. Këta ofertues gjithashtu kanë ofruar furnizime me pajisje nga Doosan, General Electric, IHI, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, Rafako, Siemens dhe Toshiba, si dhe shërbime afatgjata të mirëmbajtjes nga Alstom Poëer Service; General Electric; KEPCO; konsorciumi i KEPS, HPS, dhe OES; dhe një konsorcium i Mitsubishi Hitachi Poëer Systems, ENKA dhe Técnicas Reunidas.
Sipas strategjisë për energji 2016-2025, Termocentrali “Kosova e Re” pritej të përfundojë në vitin 2022. Ndërsa kapacitete e para prodhuese pritet t’i japin në 2023. Ndërsa, jetëgjatësia e tij ishte llogaritur të jetë 40 vjet.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login