Connect with us

Infrastrukturë

Kërkohet nga Ministria e Infrastrukturës të pezullojë punën në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit që t’i pezullojë punimet në projektin katër milionësh, të ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit”, në Ferizaj, dhe të bëhet një auditim gjeneral i projektit.

Sipas LDK-së, ky projekt është duke u realizuar me buxhet të Ministrisë së Infrastrukturës, mirëpo është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal dhe në kundërshtim me ligjet e tjera në fuqi.

“Deri tashti ky projekt nuk është transparent dhe nuk është mbajtur as diskutimi publik, nuk ka kaluar në Kuvendin Komunal, nuk është në ligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe shumë parregullsi të tjera, të cilat do të gjenden gjatë auditimit të këtij projekti”, thuhet në kërkesën e LDK-së , dërguar zyrës së ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”. Sipas kësaj shkrese këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ferizajt kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për projektin “Bashkimi i Qytetit”, mirëpo kërkesa e opozitës është refuzuar nga komuna.

“Po ashtu edhe OJQ-të kanë bërë hulumtime se ky projekt ka hasur në disa pengesa duke mos realizuar edhe parashikimet, të cilat janë paraparë në projekt. Projekti, por as kontratat, nuk janë bërë publike asnjëherë nga qeverisja lokale, andaj LDK-ja i bashkëngjitet thirrjes së OJQ-së “Avonet” që ky projekt të pezullohet  dhe të bëhet auditivi dhe një analizë financiare të projektit duke përfshirë nga inicimi i projektit e deri në këtë fazë të projektit”, thuhet më tej në shkresën e LDK-së.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending