Connect with us

Trashëgimia

Përfundon rinovimi i Mullirit Binjak të Kamenicës

Published

on

Në Hogosht të Kamenicës gjendet Mulliri Binjak i cili tani është renovuar nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.

Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, ka bërë të ditur përfundimin e renovimit të këtij mulliri përmes një statusi në facebook.

“Ky monument kulturor i cili gjendet në Hogosht të Kamenicës, është i rëndësisë të veçantë sepse paraqet identifikimin e historisë e kulturës sonë”, ka shkruar ai.

Po ashtu i pari i Komunës së Kamenicës ka thënë se ky vend është një atraksion turistik.

“I pozicionuar afër ujëvarës “Qurreli”, bën që ky vend të jetë atraksion turistik për vizitorët. Bashkërendimi i bukurisë natyrore e trashëgimisë kulturore në qytetin tonë, bën që gjithçka të duket e mrekullueshme”. ka shtuar Kastrati.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending