Çmimi “Pritzker” është shpërblimi më i rëndësishëm në fushën e arkitekturës, i ndarë për një arkitekt të gjallë, puna ndërtuese e të cilit “ka prodhuar kontribute të qëndrueshme dhe të rëndësishme për njerëzimin përmes artit të arkitekturës”.
Çmimi i dhurohet individit dhe jo tërë zyrës ku individi punon, siç ndodhi në vitin 2000 (kur juria e zgjodhi fitues Rem Koolhaas në vend të firmës së tij OMA) ose në vitin 2016 (me Alejandro Aravena në vend të Elemental), sidoqoftë, çmimi mund të ndahet për një grup individësh të cilët punojnë bashkë, siç ndodhi më 2001 (Herzog dhe de Meuron), më 2010 (Kazuyo Sejima dhe Ryue Nishizawa nga SANAA) dhe 2017 (Rafael Aranda, Carme Pigem dhe Ramon Vilalta nga RCR Arquitectes), transmeton Ndërtimi.info.
Ndarja e çmimit për këtë vit do të bëhet sot (03.03.2020) në ora 16:00 nga Fondacionit Hyatt.
Shpërblimi është iniciativë e themeluar nga Jay Pritzker përmes Fondacionit Hyatt, një organizatë e lidhur me kompaninë e hotelerisë me të njëjtin emër që Jay e themloi së bashku me vëllanë e tij Donald-in në vitin 1957. Hera e parë që u nda çmimi ishte më 1979, kur arkitekti amerikan Philip Johnson ishte shpërblyer për punën e tij ikonike të “The Glass House” të ndërtuar në New Canaan, Connecticut.
Për gati dyzet vite rresht pa ndërprerje është dhuruar çmimi “Pritzker” dhe tani më janë 18 vende të cilat kanë së paku një arkitekt fitues. Sa për dijeni gjysma e fituesve janë evropianë, përderisa Amerika, Azia dhe Oqeania ndajnë mes vete njëzet të tjerët. Deri më tani asnjë arkitekt afrikan nuk është nderuar me këtë çmim.
Nëse flasim për ndarjen gjinore vetëm tri femra kanë fituar çmimin, ato janë Zaha Hadid (2004), Kazuyo Sejima (2010, së bashku me Ryue Nishizaëa) dhe Carme Pigem (2017, së bashku me Ramón Vilalta and Rafael Aranda). E një rast i veçantë ka ndodhur më 2012, me ç’rast Lu Wenyu, partnerja dhe gruaja e Wang Shu, e refuzoi çmimin duke thënë se “unë nuk kam dashur kurrë një Pritzker”.
Megjithatë, mos dëshira për një çmim “Pritzker” nuk ishte problemi për Denise Scott Brown, e cila nuk e pranoi atë përkrah burrit të saj Robert Venturi, me arsyetimin se në vitin 2013 kërkesa e organizatave dhe personaliteteve për ndarjen e një çmimi në retroaktiv për Scott Brown u refuzua nga Peter Palumbo, në atë kohë president i jurisë, i cili e mbylli diskutimin duke shpjeguar se “ një juri nuk mund t’a rihapë apo kritikojë punën e një jurie pararendëse.”
Këta janë fituesit e Çmimit Pritzker duke filluar nga 1979:
Philip Johnson, SHBA-1979
Luis Barragán, Meksikë-1980
James Stirling, Mbretëria e Bashkuar-1981
Kevin Roche, SHBA-1982
I. M. Pei, SHBA-1983
Richard Meier, SHBA-1984
Hans Hollein, Austri-1985
Gottfried Böhm, Gjermani-1986
Kenzo Tange, Japoni-1987
Oscar Niemeyer, Brazil and Gordon Bunshaft, SHBA-1988
Frank Gehry, Kanadë— SHBA-1989
Aldo Rossi, Itali-1990
Robert Venturi, SHBA-1991
Álvaro Siza, Portugali-1992
Fumihiko Maki, Japoni-1993
Christian de Portzamparc, Francë-1994
Tadao Ando, Japoni-1995
Rafael Moneo, Spanjë-1996
Sverre Fehn, Norvegji-1997
Renzo Piano, Itali-1998
Norman Foster, Mbretëria e Bashkuar-1999
Rem Koolhaas, Holandë-2000
Jacques Herzog + Pierre de Meuron, Zvicër-2001
Glenn Murcutt, Australi-2002
Jørn Utzon, Danimarkë-2003
Zaha Hadid, Irak-Mbretëria e Bashkuar-2004
Thom Mayne, SHBA-2005
Paulo Mendes da Rocha, Brazil-2006
Richard Rogers, Mbretëria e Bashkuar=2007
Jean Nouvel, Francë-2008
Peter Zumthor, Zvicër-2009
Kazuyo Sejima + Ryue Nishizawa, Japoni-2010
Eduardo Souto de Moura, Portugali2011
Wang Shu, Kinë-2012
Toyo Ito, Japoni -2013
Shigeru Ban, Japoni-2014
Frei Otto, Gjermani-2015
Alejandro Aravena, Kili-2016
Ramón Vilalta + Carme Pigem + Rafael Aranda, Spanjë-2017
Balkrishna Doshi, Indi-2018
Arata Isozaki, Japoni-2019
You must be logged in to post a comment Login