Featured
Gjakova së shpejti me objekt të ri të Handikos-it
Gjatë ditës së sotme, kanë filluar punimet në qytetin e Gjakovës për objektin e ri të Handikos-it. Objekti në fjalë u kushtohet plotësisht personave me aftësi të veçanta në Komunën e Gjakovës.
Në vënien e gur themelit ishte e pranishme edhe kryetarja e kësaj komuna Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila u shpreh të jetë shumë e kënaqur për fillimin e këtyre punimeve dhe njëkohësisht edhe e emocionuar, duke pasur parasysh edhe natyrën e këtij objekti.
“Është një projekt i rëndësishëm dhe me ndjeshmëri të madhe për komunën e Gjakovës, pasi ne si komunë e kemi pasur planin për ndërtimin e këtij objekti qysh në vitin 2014, atëherë kur e patëm prezantuar edhe në konferencën e donatorëve. Sot kur edhe zyrtarisht po fillojmë ndërtimin e këtij objekti, jam tejet e lumtur sepse më në fund po e bëjmë realitet ëndrrën e këtyre njerëzve”, ka thënë kryetarja në largim Kusari – Lila.
Çmimi për ndërtimin e këtij objekti parashihet të arrijë shifrën 250 mijë euro. Nga kjo shumë parash rreth 51 për qind e të hollave është ndarë nga Fondacioni “Save the Children”, ndërsa 49 për qind e shumës tjetër është ndarë nga komuna e cila njëkohësisht ka ndarë edhe vendin ku ky objekt do të ndërtohet. Objekti i Handikos-it pritet të përfundohet brenda këtij viti më gjerësisht deri në muajin shtator, ku objekti përfshinë 70 ditë punë intensive.
Më tutje kryetarja e Gjakovës sqaron se afër objektit të Handikos-it do të ndërtohet edhe një objekt tjetër i cili do të jetë për personat të cilët janë me shikim dhe dëgjim të dëmtuar.
You must be logged in to post a comment Login