Arkitekturë
Projekti i LOCUS për shndërrimin në muze të “Shtëpisë së Herticëve”, simbol i shtëpive-shkolla
Published
5 years agoon
“Mos m’i hiqni këto mure, as shtresat e tyre. Këto mure janë shtresime të kujtimeve kolektive, që mbajnë të gjallë historinë e sakrificës së nxënësve, profesorëve dhe familjeve shqiptare për të shpëtuar arsimin shqip në vitet e ’90-ta”
Do të mbetet gjithmonë në kujtesë mënyra e të mësuarit shqip në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999, kur me mbylljen e shkollave shqipe nga agresioni serb, u krijua sistemi paralel i arsimit. Në këtë kohë shtëpitë e qindra shqiptarëve tashmë përveç funksionit të zakonshëm të tyre u shndërruan edhe në vende ku mbahej mësim.
Për të rikujtuar këtë pjesë të historisë kosovare, studio arkitekturore “LOCUS”, ka prezantuar propozimin e saj për Muzeun e Shtëpive- shkolla në lagjen “Harticëve” në Prishtinë, i cili ka hyrë në listën e ngushtë të fituesve nga Komuna e Prishtinës, por nuk është zgjedhur fitues, shkruan Ndërtimi.info.
Propozimi i LOCUS është një platformë në të cilën bëhet ndërthurja e të vjetrës dhe të resë, të cilat kombinohen dhe shkrihen në mes vete nëpërmjet formave të tyre.
“Përmes kësaj ndërhyrje bashkëkohore, ky muze do të jetë një platformë e re për kujtimet kolektive të rezistencës së nxënësve, profesorëve dhe familjeve shqiptare për ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit shqip në vitet e 90-ta, platformë për edukim dhe në fund, për manifestim të mbijetesës së arsimit shqip”, thuhet nga studioja LOCUS.
Ata thonë se propozimi i tyre ka parim që të ruaj muret dhe dyshemetë, duke i përforcuar ato me konstruksione metalike shtesë e në vende të caktuar duke i mbështjellë ato edhe me mbuloja xhami.
Por meqë, sipas tyre, hapësira ekzistuese nuk është e mjaftueshme të akomodojë gjithë programin që tashmë objekti do ta ketë si muze, është dashur që të shtohet edhe një shtojcë, e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me brendësinë e muzeut. Kontrasti i kësaj pjese të objektit nuk do të jetë shumë i dukshëm me hapësirën ekzistuese.
Objekti do të ketë gjithsej 10 pjesë, ku secila prej tyre do të përfaqësojë një mesazh për kohën kur sistemi i arsimit në Kosovë u mbështet në vlerat kombëtare e patriotike. Çdo detaj në këtë muze ka për qëllim që vizitorët t’i “përjetojnë” vetë ato kohëra të frikës e bashkë me të edhe të krenarisë.
Pjesa e parë e muzeut do të jetë hyrja. Ajo nuk do të jetë ftuese, por jo madhështore, duke simbolizuar kështu hyrjet e ngushta, mungesën e hapësirës dhe ndjenjën e të qenurit ngushtë nëpër ato dhoma që dikur ishin adaptuar si klasa për shtëpitë-shkolla.
Shprehja arkitektonike e ndarjes së muzeut në dy pjesë përmes një hapësire të ndritur, e mbuluar me xham, simbolizon ndarjen e nxënësve shqiptarë përmes ndërrimeve, ndarja fizike e hapësirave shkollore me mure për shqiptarët prej atyre serbë. Ndarja si shprehje arkitektonike është paraqitur me mbulesë xhami, e cila ka për qëllim të paraqes triumfin e arsimit shqip, përkundër presionit dhe pengesave serbe.
Mbyllja e shkollave, si akti më i rëndë mbi arsimin shqip është reflektuar po ashtu nëpërmes arkitekturës në këtë objekt. Ai është shprehur në fasadat e jashtme dhe të brendshme të kësaj shtëpie. Hapjet ekzistuese të këtij objekti si dritaret dhe dyert janë “mbyllur”, mirëpo gjurmët se ku ndodheshin ato janë të dukshme. Ndërsa, sistemi paralel dhe hapja e “shtëpive shkolla” manifestohet me hapje të reja në fasadë.
Sistemi paralel arsimor konsiderohet si elementi më gjithëpërfshirës, më i organizuari, dhe më i rëndësishmi i jetës paralele të shqiptarëve në Kosovë. Manifestimi i Sistemit Paralel ka prezencë dominante brenda muzeut. Janë dy mure të larta paralele, me lartësi rreth 9 metra. Njëri mur është ekzistues dhe simbolizon sistemin ekzistues të arsimit prej të cilit shqiptarët u përjashtuan. Muri tjetër që simbolizon sistemin e ri paralel, është propozuar të ndërtohet nga ripërdorimi i tjegullave që momentalisht shërbejnë si mbulojë e përkohshme e objektit; ky fenomen i cili reflekton në adaptimin e shtëpive private për shkolla.
Hapësira mes këtyre dy mureve manifestohet me një galeri në lartësi prej 3 kateve, që ofron hapësirë për një instalacion madhështor dhe me një mesazh të fuqishëm, që do të tregojë shumë për sakfricat e më shumë se 60,000 nxënësve e 6,000 mësimdhënësve. Instalacioni është një kub gjigand transparent, i mbushur me këpucët e atyre që përjetuan dhe ecën nëpër këtë periudhë.
Galeria që është e mbushur me dritë në enterier, simbolizon triumfin e arsimit shqiptarë.
Hapësirat tjera ekspozuese përfshijnë: korridoret, hapësira “klasë”, hapësira “shtëpitë”, hapësira për projeksione dhe hapësira për ekspozitë fotografie.
Hapësira për projeksione është një hapësirë interesante, e cila gjendet gjysma në objektin ekzistues dhe gjysma në aneks. Projeksionet bëhen nga pjesa e re në të vjetrën, dhe vizitoret përjetojnë ngjarjet e së kaluarës nga hapësirat bashkëkohore. Në këtë hapësirë do të ketë edhe një instalacion të tabelave. Tabela qe konsiderohet si një ndër elementet kryesore të infrastrukturës për zhvillim të arsimit.
Hapësira “Klasë” është hapësira e ruajtura si “klasë tipike e shtëpive shkollë” që më së miri tregon mënyrën se si është zhvilluar mësimi në atë kohë. Kjo hapësirë në një mënyrë i vendos vizitorët në vend të dëshmitarëve të zhvillimit të mësimit në vitet e 90-ta, pra nxënësve dhe profesorëve.
Në këtë klasë, përveç bankave, tabelës së librave, që kontribuojnë në kuptimin e materializimit dhe atë vizuele, do të integrohen edhe tingujt të cilët e bëjnë eksperiencën më të pasur dhe reale. Tingujt me frekuenca të ulta (infrasound) apo të larta, frekuenca këto në skajet e gamës së dëgjimit njerëzor, dhe si rezultat stimulojnë edhe emocione të ndryshme, si frikë, zemërim, etj.. Kjo reflekton provokime të ushtrisë serbe në këto shtëpi shkolla, që shkaktonin stres, frikë e ankth tek nxënësit.
Krahas “ruajtjes së klasës” është edhe hapësira “ruajta e shtëpisë” që ka për qëllim të vlerësoj lartë kontributin dhe sakrificën e familjeve shqiptare, për shkollën shqipe. Hapësira e cila kishte funksionin origjinal të kuzhinës, është pjesë e ekspozitës. Kjo hapësirë që identifikon shtëpinë do të ketë element kryesor murin e ruajtur të kuzhinës, me gjurmë të instalimeve të furnizimit me ujë dhe pllaka origjinale në mur. Ky muri paraqet një shtëpi, një familje si kjo e Mehmet Aliut që sakrifikoi kaq shumë për arsimin. Në këtë hapësirë do të ketë edhe një instalacion me projeksion të emrave të 420 familjeve që kontribuuan dhe sakrifikuan për arsimin shqiptar (deri më tani kemi gjetur emrat e 420 familjeve, mirëpo kjo listë mund të shtohet , pasi që hulumtimet të vazhdojnë edhe më tej, deri në realizim të instalacionit).
Hapësira për ekspozitë të fotografive ka një rol të veçantë në aspektin vizuel. Deri më tani kemi siguruar me qindra fotografi të asaj kohe, një numër i tyre do të përzgjedhjen nga ekipi kuratorial në faza finale.
Në fund, do të manifestohet përpjekja e të rinjve që edhe në ato kohëra të presionit serb, prap u munduan të gjejnë kohë dhe vullnet për të nxjerr revistat apo fletushkat shkollore, që kishin qëllim të sjellin materiale kreative dhe relaksuese për nxënësit.
“FENIKS” është fletushka e gjimnazit “Sami Frashëri”, e cila shkollë kishte adaptuar këtë shtëpi si shkollë, dhe me këtë emër kemi emëruar edhe audioriumin e këtij muzeu. Auditoriumi “FENIKS”, është dizajnuar me tribuna lëvizëse, në mënyrë që të mund të riorganizohet për aktivitete të ndryshme. Përveç si auditorium, mund të përdoret për workshope, ekspozita të përkohshme, e të tjera.
Mobiliari me ngjyra, si karriget, ka për qëllim të manifestoj përpjekjet për të qenë kreative dhe relaksues edhe në kohë presioni./ndertimi.info/
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.
“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.
Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.
Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.
Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.
Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.
Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.
Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi
Arkitekturë
Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë
Published
5 months agoon
June 19, 2024Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.
Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.
“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.
Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.
Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.
I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi
Arkitekturë
Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut
Published
6 months agoon
May 28, 2024Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.
Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.
Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login