Connect with us

Aktuale

Banka Botërore: Do të kthehen gurët mbi fasadën e Fakultetit të Arteve

Published

on

Janë bërë disa ditë prej kur u pa që kati përdhesë i Fakultetit të Arteve ka filluar të ketë ndryshime. Gurët e tij në fasadë kanë filluar të mbulohen me stiropor, duke e humbur kujtesën e atij objekti dhe origjinalitetin e tij. E gjitha kjo po bëhet nga një projekt i Bankës Botërore me ish-Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për të rritur Efiçiencën e Energjisë në objektet e vjetra.

Në këtë mes stafi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Dekani i Fakultetit të Arteve i kanë çuar duart, duke thënë se ky është projekt i Bankës Botërore dhe këtu përfundon gjithçka.

Janë projekte të përzgjedhura prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Edhe pllakatet janë vu përpara, në objektet të cilat kryhen punimet. Por, nuk është investim i universitetit, është investim i Bankës Botërore”, ka thënë dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi për Ndërtimi.info.

Në anën tjetër reagimi i profesionistëve të fushës nuk ka munguar. Disa prej tyre kanë qenë të mendimit se ky veprim është një veprim i keq, e të tjerët thonë se s’ka ndonjë vlerë në atë fasadë dhe mund të mbulohet.

Është fatkeqësi që i jepet aminin këtyre maskaradave prej profesionistëve. Dekani i Fakultetit të Arteve ndoshta ka plotësisht ‘të drejtë’ me mbrojt projektin, sepse për fatin tonë të keq e ka mbrojt edhe Fakulteti i Arkitekturës është shpërfytyrua Fakulteti Teknik. E keqja më e madhe po bëhet në emër të së mirës, këtu po bëhet hata në emër të së mirës, në emër të efiçiencës energjetike. Ne të gjithë e dimë se cka është energjia, që duhet të kemi kujdes për të, por duhet të kemi kujdes edhe për identitetin arkitektonik… Fasada prej gurësh që sot po mbulohet sot është 100 – 12 euro metri katror, ndërsa nje metër katror i asaj fasadës mund të shkojë deri në 15 euro”, ishin fjalët e profesor Arbër Sadikit, një nga profesionistët që ka reaguar gjithmonë në raste të tilla. Ishte po i njëjti profesor që në kohën kur Fakulteti Teknik u shpërfytyrua, që fliste e protestonte, por pa sukses.

Por, profesoresha Florina Jerliu ka thënë se ky mbulim me stiropor nuk paraqet fare problem.

Unë konsideroj që nuk është gabim, sepse nuk kemi të bëjmë as me gurë historikë e as ndërtesë historike”, tha profesoresha Jerliu.

Banka Botërore: Do t’ia kthejmë gurët mbi fasadë

Banka Botërore si flamurtare e këtij projekti dha premtimin që do të flasë për kamerën e Ndërtimi.info. Mirëpo, muret jo të pastërta të zyrës, ishte “arsyeja” që nuk mund të bëhej asgjë me kamerë.

Megjithatë, Kreshnik Muhaxheri, që është zyrtar i Bankës Botërore dhe menaxher i këtij projekti, përmes MZHE-së, tregoi me shkrim se çka po ngjan me këtë projekt.

Fakulteti i Arteve- Dega Pikturë është duke renovuar me qëllim të kursimit të energjisë dhe rritjes se komforit termik brenda objektit. Mbështjellësi termik i këtij objekti do të jetë me trashësi prej 10cm dhe mbi te me projekt janë paraparë të vendosen pllaka guri të cilat vizuelisht do të jenë shumë të ngjashme me pllakat e ekzistuese”, ka thënë Muhaxheri, që thotë se projekti është hartuar dhe miratuar nga profesionistë të institucioneve relevante.

Në rastin e kësaj ndërtese, leja për ndërhyrje është marrë në korrik të 2019-s, teksa pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Me projektin për efiçiencë të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë parashihet të rehabilitohen 30 ndërtesa të ngjashme.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending