Connect with us

Aktuale

Fasadimi i Fakultetit të Arteve po konsiderohet shpërfytyrim i objektit

Published

on

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës së shpejti nuk do ta ketë këtë pamje. Kjo pasi pamja origjinale po mbulohet me stiropor. Krejt kjo ndërhyrje në fasadën e jashtme po bëhet për hirë të energjisë efeciente dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Për mbështjelljen me stiropor të fasadës më gurë do të shpenzohen mbi 140 mijë euro, në kuadër të projektit të Ministrisë së zhvillimit ekonomik të mbështetur nga Banka Botërore.

Derisa kjo ndërhyrje ka ngjallur reagime, në Minisstrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë thënë për Ndërtimi.info se objekti do të ketë pamje të ngjashme atë aktuale.

“Fakulteti i Arteve- Dega Pikturë është duke renovuar me qëllim të kursimit të energjisë dhe rritjes se komforit termik brenda objektit. Mbështjellësi termik i këtij objekti do të jetë me trashësi prej 10 cm dhe mbi të me projekt janë paraparë të vendosen pllaka guri të cilat vizuelisht do të jenë shumë të ngjashme me pllakat e ekzistuese”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

Se fasada e jashtme e objektit të Fakultetit të Arteve do të ketë pamje me gurë i është thënë edhe dekanit të këtij fakulteti, Agim Selimi.

Në anën tjetër, arkitekti Arbër Sadiki këtë ndërhyrje e quan shpërfytyrim të objektit. Ai e konsideron fatkeqësi që projektet e tilla po përkrahen nga profesionistët.

Është fatkeqësi që i jepet aminin këtyre maskaradave prej profesionistëve. Dekani i Fakultetit të Arteve ndoshta ka plotësisht ‘të drejtë’  me mbrojt projektin, sepse për fatin tonë të keq e ka mbrojt edhe Fakulteti i Arkitekturës është shpërfytyrua Fakulteti Teknik. E keqja më e madhe po bëhet në emër të së mirës, këtu po bëhet hata në emër të së mirës, në emër të efiçiencës energjetike. Ne të gjithë e dimë se cka është energjia, që duhet të kemi kujdes për të, por duhet të kemi kujdes edhe për identitetin erkitektonik… Fasada prej gurëshq ë sot po mbulohet sot është 100 – 12 euro metri katror, ndërsa nje metër katror i asaj fasadës mund të shkojë deri në 15 euro”, tha ai.

E, për të ndaluar ndërhyrjet e tilla të objekte publike, Sadiki tregon së çfarë duhet të bëhet.

“Ne nuk e kemi qare pa e ndryshu edhe ligjin për prokurim publik ku nuk duhet të zgjidhen ofertuesit më të lirë por duhet të zgjidhen ofertuesi më kualitativ, dhe kur thuhet kualitativ, kjo ka të bëjë me referenca. Duhet të ndërrohet ligji për ndërtim, ligji për planifikim, duhet të parashihet revidimi i projektit, ne kemi jashtëzakonisht probleme, projektet që ne i kemi pa i ka pranu Banka Botërore në emër të licencës. Ato përpos që shpërfytyrojnë objektet, ato nuk kanë të bëjnë asgjë me efiçiencë. Duhet këta njerëz që bëjnë projektet të tilla të fillojnë dhe të marrin përgjegjësi. Përgjegjësi marrin në momentin që ne e rregullojmë me odë të arkitektëve licencimin invidivual ku persona të tillë të cilët bëjnë projekte të tilla marrin përgjegjësi edhe penalë, përpos profesionale”, shprehet Sadiki.

 

Sipas tij duhet të formohen edhe komisione me profesionistë që do të vlerësonin projektet e  ndërhyrjeve  në objekte.

Ndërkaq, me projektin për efiçiencë të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë parashihet të ndërhyhet në 30 objekte./Ndërtimi.info/

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending