Connect with us

Infrastrukturë

Lekaj: Abdixhiku u tregua euforik dhe i pasaktë, autostrada e Gjilanit është vendim i Kuvendit

Published

on

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ditë më parë ka paralajmëruar se do të nisë procedurat për anulimin e tenderit prej 110 milionë euro për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Por ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një intervistë për Ekonomia Online po e konsideron të padrejtë dhe euforik vendimin e ministrit Abdixhiku për anulimin e këtij tenderi.

Lekaj thotë se vendimi për këtë autostradë është projektuar me buxhet dhe është vendim i Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket vendimit të Ministrit Abdixhiku mendoj që është i pa vend sepse nuk ndryshon bota me ardhjen e një qeverie apo të një ministri dhe ne duhet të vazhdojmë kontiunitetin ashtu siç e kam vazhduar dhe unë. Ministri mendoj që ka qenë jo fort i saktë në këtë drejtim pa analizuar, sepse ajo autostradë është e projektuar me buxhet dhe është vendim në parlamentin e Kosovës. Ta quaj është ligj dhe që tani ministri të përzihet ne procedurat e prokurimit është i pavend dhe mendoj që ka qenë pak euforik”, thotë ai.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të Lëvizjes Fol për parregullsitë në këtë autostradë, Lekaj thotë se nuk ka pas shkelje në këto procedura, në të kundërtën thotë se janë organet kompetente që duhet të merren më këto konstatime.

“Të jeni të bindur që tani do të bindet edhe ministri dhe nuk do t’i ndjek procedurat dhe nuk guxon të përzihet në zyrën prokurimit por unë nuk mendoj që ka pas shkelje në procedurat sepse buxheti ka qenë por nëse dikush ka diçka të tillë atëherë janë organet kompetente dhe i lus që të informojnë dhe të fillojnë procedurat sipas ligjit”, thotë ai.

Sa i përket zgjedhjeve të brendshme të AAK-së, Lekaj pohoi se kanë filluar përgatitjet për ndryshimin e statutit të AAK-së.

Ai shtoi se asnjë anëtar nuk do të ketë pengesë të kandidojë në pozitat e caktuara.

“Sa i përket zgjedhjeve të brendshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ne kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe jemi munduar që të ndryshojmë statutin e Aleancës dhe na ja kemi arrit që me të vërtet që të zhvillohet një proces demokratik i brendshëm ku lejohet konkurrenca dhe mund të them që nuk ka asnjë pengesë asnjë anëtar i Aleancës të kandidojë në pozitat e caktuar dhe që të fitojë dhe prandaj ky është një proces demokratik dhe mendoj që do të dalim të fortë dhe edhe më të fortë në këtë proces zgjedhor”, thotë ai për EO.

Ai për përbërjen e kabinetit qeveritar të qeverisë Kurti tha se çdo kush i zgjedh njerëzit më të mirë që të ndikojnë në procese pozitive, por Lekaj nuk mund të vlerëson në diçka që nuk njeh.

“Unë nuk kam shumë njohuri të madhe për personat që kanë ardhur por çdo kush i zgjedh njerëzit më të mirë që do të ndikojnë në proceset pozitive të zhvillimit ekonomik dhe gjithëmbarshëm në Kosovë dhe prandaj është detyrë e tyre dhe nuk mund të vlerësojë në dikë që nuk e njoh”, thotë ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending