Koleksioni i dhuruar nga Familja Dokle, përbëhet nga 19.548 negativë, 31 albume brenda të cilëve ndodhen 7995 fotografi të stampuara në formatin 6×9 cm dhe 33 objekte pune të laboratorit fotografik (aparate fotografike dhe të zhvillimit, kuti të letrave fotografike, regjistra me shënime të fotografive, gazeta dhe korrespondenca të fotografëve).
Ky koleksion fotografik është më i madhi i dhuruar Muzeut Marubi pas viteve ‘90.
“Ne inkurajojmë të tjerë individë apo institucione që të tillë koleksione fotografike t’i ruajnë pranë fototekës së Muzeut Marubi.
Ne besojmë se duke u përkujdesur për kushte më të mira konservimi, shpëtojmë jo vetëm koleksionet fototografike nga degradimi por edhe memorien vizive të vendit.”, shkruan në njoftimin e Muzeut Kombwtar tw fotografisw “Marubi” që është e para studio e fotografisë në Shqipëri e themeluar në vitin 1856 nga italiani, Pietro Marubbi./Media Ndërtimi.