Connect with us

Ndërtim

28 shkurti afati i fundit për aplikimet e rindërtimit

Published

on

Qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti, duhet të nxitojnë pranë njësive administrative deri më 28 shkurt, për të plotësuar formularin online.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti theksoi se aplikimi në portal pranë njësive administrative është e vetmja mënyrë se si qytetarët e prekur nga tërmeti do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit. “E vetmja mënyrë sesi qytetarët do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit është duke aplikuar në këtë portal. Më vonë do jetë e pamundur që qytetarët të përfitojnë, duke qenë se njësitë administrative nuk do kenë të mundur të mbledhin të dhënat e tyre në lidhje me strukturën familjare apo me banesën e dëmtuar”, u shpreh ajo. Ruseti inspektoi sot procesin e aplikimit në Kombinat, ku janë hapur 6 sportele, prej ku theksoi se procesi përfundon në fund të këtij muaji. “Ky proces është hapur në datën 29 janar dhe përfundon në datën 28 shkurt.

Duam t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, se pavarësisht nivelit të dëmit që ata kanë pasur, t’i drejtohen 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës për të plotësuar formularin online, për t’u bërë pjesë e përfitimit nga programi i rindërtimit”, sqaroi Ruseti. Pranë sporteleve të hapura në të gjitha njësitë administrative, qytetarët mund të raportojnë që nga dëmet më të lehta, deri tek ato që kanë të bëjnë me rindërtimin nga e para të banesës së tyre. “Kjo nënkupton se raportimin nga dëmet më të lehta deri te rindërtimi i shtëpisë nga e para, apo bërjen pjesë të qytetarëve nga rindërtimi i lagjeve të reja. Të gjitha njësitë tona administrative janë në gatishmëri për t’ju pritur.

Kemi shtuar sportelet, aktualisht në Kombinat kemi arritur në 6 sportele, për të lehtësuar gjithë procedurën dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që të bëjnë aplikimin në mënyrën më të shpejtë e më korrekte të mundshme”, deklaroi nënkryetarja e bashkisë. Ruseti sqaroi procedurën e thjeshtëzuar sesi qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga ky program. “I vetmi dokument që duhet të keni në momentin e aplikimit është vetëm karta e identitetit dhe akti i verifikimi, të cilën nëse nuk e ka individi, një kopje të saj e ka patjetër njësia administrative ku do aplikoni, si dhe certifikata e pronësisë së banesës apo çfarëdo lloj dokumenti tjetër i cili vërteton pronësinë e banesës së dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor”, deklaroi ajo./Burimi: Shqiptarja.com

Ndërtim

Qeveria jep 6 milionë euro shtesë për punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë

Published

on

‘Punët me intensitet të lartë’ në rrugën Prishtinë – Podujevë kanë bërë që Qeveria e Kosovës të ndajë edhe 6 milionë euro shtesë për këtë projekt infrastrukturor.

Më 3 korrik 2023, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur inauguruar fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kompanitë që kanë fituar kontrata nga Ministria e Infrastrukturës për të ndërtuar rrugën Prishtinë – Podujevë, rezultojnë se në të kaluarën kanë pasur gjoba të shqiptuara nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), për nxjerrje ilegale të mineraleve.

Të dhënat e siguruara nga KPMM tregojnë se kompanitë ndër vite janë gjobitur për nxjerrje ilegale të zhavorrit, gurit të fortë, rërës apo të reshpes.KPMM ka bërë të ditur për KALLXO.com se kompanitë e gjobitura e që janë duke punuar rrugën Prishtinë – Podujevë janë ‘Pro&Co Group’, ‘2A Group’, ‘Bageri-1’, ‘Bageri’, ‘Kosova Aslfalt’ dhe ‘Beni-com’.

Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përberë nga Group for Legal and Political Studies, Institute for Development Policy (INDEP) dhe Instituti GAP, në kuadër të projektit: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin e thellë për shkeljet e njëpasnjëshme ligjore në procesin e prokurimit “Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë” nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Edhe përkundër rekomandimeve të KRPP-së, si dhe shkeljeve të evidentuara, MMPHI ka vazhduar jashtëligjshëm me nënshkrim të kontratave dhe operatorët ekonomik kanë filluar punën. Ne kërkojmë që të rishqyrtohen dhe të anulohen vendimet e marra në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe ju bëjmë thirrje organeve kompetente ta hetojnë këtë aktivitet të prokurimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës

Published

on

Në Mbledhjen e 162-të të Qeverisë, miratuam vendimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të Rindëritimit dhe Renovimit të Shtëpive individuale të familjeve, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998/1999.

Gjatë luftës së fundit, vendit tonë i janë shkaktuar dëme masive shkatërruese nga Serbia, që vazhdojmë t’i vuajmë ende edhe sot.

Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me organin kompetent komunal, është marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Pezullohet ndërtimi i linjës hekurudhore Budapest-Beograd

Published

on

Puna e ndërtimit në linjën hekurudhore Budapest-Beograd është pezulluar pasi konsorciumi kontraktor kinezo-hungarez përpiqet të përmbushë standardet e sigurisë të Bashkimit Evropian (BE).

Konsorciumi, i udhëhequr nga konstruktorët kinezë dhe homologët e tyre hungarezë, po përballet gjithashtu me tejkalime buxhetore, vonesa të projektit dhe negociata politike mbi projektin, i cili shihet si një komponent kryesor i Iniciativës së Rripit dhe Rrugës së Kinës.

Fillimisht i nisur me një buxhet prej 2.1 miliardë euro, projekti është goditur me një sërë pengesash, më e fundit prej të cilave është dështimi për të siguruar një sistem sigurie që përputhet me standardet e BE-së. Kjo ka ngecur aktivitetet e ndërtimit në linjën hekurudhore.

Një nga kërkesat kryesore për projektin është të mundësojë që trenat të udhëtojnë me shpejtësi deri në 160 km në orë. Për ta arritur këtë, linja hekurudhore duhet të jetë në përputhje me sistemin e sigurisë të standardizuar nga BE, i njohur si Sistemi Evropian i Kontrollit të Trenit (ETCS).

Përpjekjet e konsorciumit për të përmbushur këto kërkesa thuhet se kanë rezultuar të pasuksesshme deri në këtë pikë.

Sipas raporteve nga rrjeti lokal i gazetarëve Telex, projekti gjithashtu tani ka nevojë për fonde shtesë, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të ndërtimit.

Kompania hungareze në konsorcium, RM International, ka tërhequr fuqinë punëtore dhe makineritë e saj nga kantieri.

Raportohet se ata janë ricaktuar për rinovimin e linjës kryesore hekurudhore të Hungarisë midis Budapestit, Gyor dhe Vjenës.

Përmirësimi i linjës hekurudhore Budapest-Beograd është një projekt hekurudhor me shpejtësi të lartë prej 350 km i financuar kryesisht nga Exim Bank e Kinës, e cila po kontribuon me 85% të investimit total të projektit.

Continue Reading

Trending