Connect with us

Infrastrukturë

Pse bizneset e grave marrin pak tender në Kosovë

Published

on

Analiza e kontratave publike gjatë vitit 2022 tregon se bizneset e grave mbeten të nënpërfaqësuara në fushën e prokurimit publik në Kosovë. Ndonëse Ligji për barazi gjinore obligon të gjitha institucionet publike përfshirë ministritë, komunat dhe çdo autoritet tjetër kontraktues të përfshijë pikëpamjen gjinore në veprimtarinë e tyre, zbatimi i këtij ligji stagnon në procedurat e prokurimit publik.

Hendeku gjinor në prokurim është dukshëm i pranishëm tek institucionet e nivelit qendror dhe lokal. Në nivelin qendror të qeverisjes, operatorët ekonomikë në pronësi të burrave kanë përfituar 79% të vlerës së kontratave në krahasim me operatorët ekonomikë në pronësi të grave të cilat kanë përfituar vetëm 4% të vlerës së kontratave, shkruan në raportin “Prokurimi publik në Kosovë dhe fuqizimi ekonomik gjithëpërfshirës” të publikuar nga Instituti GAP.

Ngjashëm, edhe në nivelin lokal të qeverisjes, operatorët ekonomikë në pronësi të burrave kanë përfituar rreth 79% të vlerës së kontratave në krahasim me operatorët ekonomikë në pronësi të grave të cilat kanë përfituar 5% të kontratave.

Bizneset e grave mbeten të nënpërfaqësuara në fushën e prokurimit publik në Kosovë.

🔘Nga 9,673 kontrata të prokurimit publik (2022), bizneset në pronësi të burrave kanë përfituar 81.1% të kontratave, ndërsa ato në pronësi të grave kanë përfituar 10.3% të kontratave.

🔘Nga gjithsej 514.5 milionë euro, bizneset në pronësi të burrave kanë përfituar 405 milionë euro (78.7%), ato në pronësi të grave kanë përfituar 25.4 milionë euro (4.9%).

Duke u bazuar në gjetjet e kësaj analize, Instituti GAP rekomandon: • Të integrohen kritere dhe specifikime të ndjeshme gjinore në proceset e prokurimit publik. Kjo mund të përfshijë vlerësimin e ofertuesve bazuar në angazhimin e tyre për barazinë gjinore, si p.sh. politika për fuqizimin e grave, trajtimi i drejtë i punonjëseve gra dhe ofrimi i mundësive për bizneset në pronësi të grave.

Kjo qasje siguron që aspekti gjinor të përfshihet në vlerësimin e ofertave.

  • Të caktohen objektiva dhe/ose kuota për pjesëmarrjen e bizneseve në pronësi të grave në proceset e prokurimit përkitazi me Ligjin për barazi gjinore, saktësisht neni 6, masat e veçanta21.
  • Të bëhet mbledhja sistematike e të dhënave të ndara sipas gjinisë për të gjurmuar pjesëmarrjen e bizneseve në pronësi të grave, punonjëseve gra brenda organizatave ofertuese dhe ndikimin e vendimeve të prokurimit në barazinë gjinore.

Këto të dhëna do të ndihmojnë në identifikimin e hendeqeve dhe monitorimin e progresit, duke lehtësuar politikëbërjen.

▶Për më shumë detaje raportin mund ta gjeni këtu 👉https://bit.ly/46zeLza

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending