Connect with us

Infrastrukturë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistemin e Termokos-it

Published

on

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani në një intervistë për Telegrafin ka folur për vazhdimin e disa projekteve të kësaj ndërmarrje si dhe zgjerimin e ngrohtores nëpër disa lagje të Prishtinës.

Sipas tij, projekti i matësve të energjisë ka filluar që nga viti i kaluar dhe instalimi i tyre siç tha ai ka arritur deri në 70 përqind.

Osmani tha se aktualisht me instalimin e matësve të energjisë janë mbi 20 mijë konsumatorë aktiv të cilët i faturojnë në ngrohtore.

“Njëri prej projekteve që po zhvillon Termokosi kohët e fundit është edhe projekti i matësve të energjisë…Ky projekt ka filluar vitin e kaluar, mirëpo për shkak të sezonës ngrohëse jemi detyruar për me ndal për një periudhë të caktuar të cilin e kemi rifilluar të hënën. Deri tash kemi mbërri deri 60-70 përqind ta përfundojmë instalimin e matësve të energjisë, edhe vlen të ceket se ky instalim do të përfshijë diku rreth 17 mijë konsumatorë të Termokosit, numër i cili ka qenë kur është bërë planifikimi i këtij projekti. Sot kur po flasim ky numër 17 mijë nuk është më, pasi kemi arrit mbi 20 mijë konsumatorë aktiv të cilët i faturojmë në ngrohtore që nënkupton, do të duhet që projektin e tillë ta zgjerojmë në pjesë tjera dhe në lagje tjera, ku po zgjerohemi”, ka thënë ai për Telegrafi.com

I pyetur se në cilat lagje do të ketë shtim të sistemit të ngrohjes, Osmani theksoi: “Sivjet kemi fillu me operu me maksimumin e kapacitetit, në lagjen ‘Muharrem Fejza’, ku gjatë kësaj periudhe mbi 500 metra katrorë të ri, i kemi fut në sistem, po i faturojmë dhe po marrin shërbim cilësor prej nesh. Gjithashtu në projektin e zgjerimit është edhe lagja

‘Arbëria’, po i referohemi ‘Arbëria 1’, e cila është rruga ‘Ahmet Krasniqi’, ndër Komunën e Prishtinës e tutje.

Më poshtë deri tek hekurudha parashihen mbi 40 objekte të larta banesore të cilat në total arrijnë deri 250 mijë metra katrorë të ri, të cilët do të futen në sistem prej sezonit të ardhshëm të datës 15 tetor. Në ‘Arbëri’ kemi përfundu të gjithë pjesën e tubacionit, pra i kemi mbyll, po e kthejmë asfaltin në pjesë të rrugës që është dëmtu, ndërsa jemi duke bo instalimin e nënstacioneve i cili fatbardhësisht po shkon më mirë se sa që e kemi pa dinamikën. Pra, jemi para planit”, tha Osmani./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending