Connect with us

Sociale

Gjermania me pesë pika për daljen nga kriza e fuqisë punëtore

Published

on

Përfaqësues të politikës, biznesit dhe shoqatave joqeveritare diskutuan për rrugët dhe masat e reja për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikua në Gjermani.

Përfaqësues të qeverisë, biznesit dhe shoqërisë civile biseduan të mërkurën, 7,09.22, në Berlin mundësitë e daljes nga kriza e mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas ministrit gjerman të punës, Hubertus Heil, SPD, koalicioni aktual tripartiak ka vendosur t’i kundërvihet trendit gjithmonë në rritje të mungesës së fuqisë punëtore me kundërmasa në pesë fusha.

Ministrja gjermane e arsimit, Veç kësaj Gjermania do të investojë më shumë në shkolla në mënyrë që arsimi të bëhet në përputhje me kërkesat e kohës. Bettina Stark-Watzinger, FDP, tha se edhe shkollat e mesme do të marrin tituj ekselence, sikurse prej disa vitesh praktikohet në Gjermani për shkollat e larta.

Është e rëndësishme që kualifikimi i mesëm të trajtohet sikurse edhe kualifikimi universitar dhe jo në konkurrencë me të.” Na nevojiten të dy në vendin tonë dhe të dy kanë të njëjtin rang.”

Ministri i punës, Heil tha se synimi është që asnjë i ri të mos humbasë orientimin pas shkollës, tha Heil.

“Flasim për mangësi të fuqisë punëtore, por kemi 50 mijë të rinj që dalin nga shkollat pa diploma”, tha Heil.

Strategjia e re nuk i ka lënë të gjitha palët të kënaqura. Problemi nuk qëndron te njohja e problemeve, por te zbatimi, tha kryetari i Lidhjes së Nëpunësve, Ulrich Silberbach.

Sipas tij që tani sektorit publik i mungojnë mbi 360 mijë nëpunës, ndërkohë që kemi përpara një valë të re pensionimesh.”

Strategjisë së deritanishme i mungon një qasje bindëse gjithëpërfshirëse dhe strategjike, tha kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Hans Peter Wollseifer. Ai tha se I mungon busulla.

Sociale

Prishtina, qyteti ku vështirë përballohet qiraja e banimit!

Published

on

Pavarësisht numrit të madh të ndërtimeve, Prishtina ka qytetarë që jetojnë në kushte të pavolitshme, meqë nuk mund të përballojnë çmimin e tregut të banimit.

Komuna (sikundër komunat tjera) përpiqet ta zgjidhë këtë problem përmes skemave të programeve të veçanta të banimit. Këto struktura nuk janë në numër të madh andaj edhe nuk zgjidhin problemin e strehimit të numrit të madh të qytetarëve në nevojë.

Sipas kornizës ligjore që mbledh ligjin për banimin social dhe udhëzimet administrative relevante20, një nga kriteret për dhënien në shfrytëzim të një banese në këto struktura është edhe shkalla e invaliditetit. Andaj, në kuadër të këtij hulumtimi të shkurtër është vlerësuar qasshmëria për persona me aftësi të kufizuara fizike një nga këto ndërtesa.

Ndërtesat e banimit të përkohshëm për studentë duhet të jenë të hapura për të akomoduar të gjithë studentët pa dallim. Në Prishtinë rreth 4000 studentë të Universitetit të Prishtinës çdo vit akomodohen në kompleksin e konvikteve që menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe që gjendet ndërmjet lagjeve Ulpiana dhe Kodra e Diellit.

Ky kompleks, konviktet e para i ka të ndërtuara nga fundi i viteve 1960-ta. Pas viteve 2000, kësaj qendre i janë shtuar edhe disa ndërtesa dhe hapësira të reja. I gjithë kompleksi cilësohet me shkallë të lartë të paqasshmërisë, për shkak të topografisë dhe sipërfaqeve të hapura komunikuese që nuk janë projektuar që të akomodojnë lëvizjen e studentëve me aftësi të kufizuara. Prandaj, në kuadër të këtij hulumtimi është bërë vlerësimi qasshmërisë në disa konvikteve.

Se të gjitha format e banimit duhet të jenë të qasshme për të gjithë, e thotë edhe Udhëzuesi i OBSH[1]së për Banimin dhe Shëndetin.21Sipas këtij dokumenti, kushtet e përmirësuara të banimit mund të shpëtojnë jetë, të parandalojnë sëmundje, rritin cilësinë e jetës, ulin shkallën e varfërisë, dhe kontribuojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm.

Ky dokument thotë edhe që kushtet e këqija të qasshmërisë në ndërtesa banimi i rrezikojnë personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit nga lëndimet, stresi dhe izolimi. Nga hulumtimet e përmbledhura nga mbarë bota në Udhëzuesin e OBSH-së për Banimin dhe Shëndetin theksohet se banimi i qasshëm ndikon pozitivisht në rritjen e cilësisë së jetës, parandalimin e lëndimeve, mortalitet, efektet psikologjike, rritjen e pjesëmarrjes në shoqëri dhe autonomi.

Një nga rekomandimet e këtij dokumenti lidhet me një praktikë të mirë nga Zelanda e Re, sipas të cilës, ndërtesat që ndërtohen duke i plotësuar kushtet për qasjen e personave me aftësi të kufizuara, janë 22% më efiçiente në aspektin e kostos së ndërtimit.

Andaj, ky dokument sugjeron që rregulloret për ndërtim të qasshëm të jenë pjesë e standardeve të ndërtimit në secilin shtet, në mënyrë që ndërtimet e reja të ndërtohen duke i respektuar ato. Rekomandimi i këtij dokumenti është që standardet e qasshmërisë së ndërtesave të bazohen në standardin e Organizatës Ndërkombëtare të Standardeve (ISO), ISO 21542:2011 Building construction – Accessibility and usability of the built environment”.

Pjesë nga raporti i hulumtimit të shkallës së qasshmërisë në hapësirat e përbashkëta të ndërtesave shumëbanesore në Prishtinë nga arkitektja Rozafa Basha./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Sociale

Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve, fermerët dhanë 20% për t’i marr ato

Published

on

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të projekteve për mbështetje të fermerëve, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat me 27 fermerët përfitues, të cilët janë subvencionuar secili prej tyre me nga 8 koshere dhe një centrifug për bletë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, i cili ka uruar të gjithë fermerët përfitues të këtyre pajisjeve, duke u thënë atyre se mbështetja për fermerët nuk do të ndalet dhe se për vitin 2023 janë planifikuar gjithsej 350 mijë euro investime në sektorin e bujqësisë.

Më tutje drejtori Kadriu është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e përzgjedhjes së këtyre fermerëve, duke theksuar se procesi është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara dhe falë punës së palodhshme të stafit të drejtorisë.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 12 mijë e 500 euro, ku Komuna e Mitrovicës ka participuar 80%, ndërsa fermeri 20%./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Sociale

Berlini, qyteti më i vrazhd në Botë!

Published

on

Një studim mjaft interesant është botuar së fundmi i cili rendit disa nga qytetet më ‘arrogante’ në botë për vitin 2022.

Në sondazhin e tyre vjetor, Time Out Magazine anketoi më shumë se 27,000 banorë nga qytete të ndryshme të botës nga Melburni në Madrid, Çikago në Kopenhagën dhe Tel Avivi në Tokio për të arritur në disa përfundime vërtetë intriguese.

Sipas mijëra njerëzve që morën pjesë në këtë indeks, Miami u emërua qyteti i tretë më i vrazhdë në botë, i pasur nga Hong Kongu në vendin e dytë dhe Berlini në të parin!

Tre qytetet më të ‘vrazhda’ janë gjithashtu disa nga metropolet më tërheqëse dhe të avancuara për sa i përket artit, teknologjisë, ushqimit e aktiviteteve kulturore, shkruan EuroNews.

Ndërkohë, Manila – kryeqyteti i Filipineve – u votua si qyteti më pak i vrazhdë në botë.

Por pse pikërisht Berlini?

Mesa duket, nuk duhet të habitemi aspak.

Të qenurit ‘arrogant’ është një karakteristikë që vjen bashkë me të qenit një Berliner – dhe këta të fundit, e veshin këtë pjesë të personalitetit të tyre me shumë krenari!

Dhe pse është Berlini kaq krenar për ‘vrazhdësinë’ e tij?

Në fakt, është mjaft e thjesht.

Në kryeqytetin gjerman, vrazhdësia është pjesë e përditshmërisë. Madje atje ekziston edhe një term për këtë dhe ai është pikërisht: Berliner Schnauze

Berlinezët janë krenarë për Schnauze-n e tyre: fjalë për fjalë ‘feçkë’ ose ‘noçkë’ që në shqip do të përngjasonte me shprehjen ‘turivarur!’ apo ‘Mos i var turinjt!’ – një shprehje që me sa duket nuk duhet t’ja themi kurrë një Berliner-i krenar!

Thuhet se Berliner Schnauze është një shprehje që ka buruar nga dialekti i klasës punëtore në kryeqytetin gjerman.

I karakterizuar nga një ritëm stakato, tinguj të ashpër, ironi thumbuese dhe një urrejtje e veçantë për ‘pozuesit’ apo njerëzit fallco, ky dialekt është shpesh herë mjaft i vështirë për t’u kuptuar edhe nga vetë gjermanët që vijnë nga qytete të tjera.

Historianët e kanë spikatur origjinën e këtij dialekti në periudhën kur Berlini nisi të transformohej në një qytet modern industrial. Popuj të ndryshëm europian migruan në Berlin duke bërë që ky dialekt kaq i veçantë të huazonte fjalë e tinguj nga gjuhë të tjera, nga frëngjishtja e deri tek jidish apo yiddish – një gjuhë e folur nga hebrenjtë që jetonin në Europën qendrore dhe atë lindore përpara Holokaustit.

Pra, herën tjetër që jeni në Berlin, bëni kujdes pasi në sondazhin e Time Out Index, plot 55% e berlinezëve të anketuar e përshkruan qytetin e tyre si të pasjellshëm, ama duket qartë që shumica e tyre nuk e shohin aspak këtë karakteristikë si diçka negative, madje ata krenohen me të qenurit një Berliner Shnauze!/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending