Sociale
Ndërmarrjet sociale lirohen nga tatimi, por kanë pengesa ligjore që pamundësojnë regjistrimin
Published
1 year agoon
Edhe pas pesë viteve nga miratimi i Ligjit, shteti kosovar nuk ka arritur që të regjistrojë asnjë ndërmarrje sociale për shkak të ngecjes së dispozitave ligjore. Në kryeqytet janë dy dyqane të “Tesha Vesha” ku qytetarët mund të dhurojnë rrobat dhe gjësende të tjera të cilat janë të përdorura. Këto produkte ata i shesin me një shumë simbolike, por që mjetet financiare e fituara i dedikojnë për shëndetin e nënave dhe të fëmijëve.
Qëllimi i ndërmarjeve sociale është të garantohet përfshirja e grupeve të cenueshme për përmisimin e mirëqenies së tyre. Ligji e përcakton se në ndërmarrje sociale ndalohet shpërndarja e fitimit. Sipas Ligjit deri në 30% e fitimit mund të përdoret për pagesën për punonjësit e ndërmarrjes sociale në formë të pagave apo mëditjeve; dhe se fitimet do të mund të përdoren për të zhvilluar më tutje aktivitetet e ndërmarrjes apo për të rritur kapitalin e saj. Sipas një raportit të organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Ligji për Ndërmarrjet Sociale mund të shërbejë si një bazë e mirë për zhvillimin e ndërmarrësisë sociale, duke ndikuar edhe në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, dhe po ashtu, në rritjen e punësimit.‘Tesha Vesha’ është ndërmarrje sociale, por nuk është e regjistruar si e tillë për shkak të akteve nënligjore që kanë ngecur krahas Ligjit për Ndërmarrjet Sociale – i miratuar nga viti 2018.
Dyqani “Tesha Vesha” i cili ndodhet në dy lagje të Prishtinës, është iniciativë e organizatës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) që nga viti 2016. Drejtori i Aksionit për Nënat dhe Fëmijët (AMC), Vlorian Molliqaj, ka thotë për KALLXO.com se ndërmarrjet sociale janë një mundësi e leverdishme edhe për organizata dhe shoqatat e grave. Sepse siç thotë ai, aktualisht shumë prej tyre nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. “Benefitet për me u regjistru si ndërmarrje sociale kishin me qenë të shumta. E para, me ndërmarrje sociale tash ka fillu me u fol pak më shumë, është një fushëveprimtari goxha e re për shoqërinë tonë. Nëse kish fillu regjistrimi, besoj që benefitet më të shpejta kishin me qenë – mbështetja e ideve të reja që kanë për qëllim krijimin e ndërmarrjeve sociale” – thotë ai.
Ndërmarrjet sociale lirohen nga tatimi
Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale – është themeluar nga një grup i organizatave në fillim të vitit 2017, me mision të përkrahë zhvillimin e sektorit të ndërmarrësisë sociale, me qëllim uljen e varfërisë, papunësisë dhe nxitjen e zhvillimit të ekosistemeve të shëndetshëm në Kosovë.
Drejtori i Fondacionit Kosovar për Ndërmarrje Sociale, Driton Bajraktari, tregon për Kallxo.com se një ndërmarrje sociale, pos lehtësirave tatimore te garantuara me pakon ligjore, organizimi i saj mbështet direkt anëtarët e komunitetit, punësimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
“Përfitimet konkrete me rastin e regjistrimit të Ndërmarrjes Sociale; ky lloj entiteti si organizatë fokus primar e ka ofrimin e prodhimeve ose shërbimeve përmes objektivave sociale të qëndrueshëm pershembull një organizatë, pasi ka marrë statusin e Ndërmarrjes Sociale, ajo përcaktohet se do të ndërmerr aktivitete ekonomike me qellim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për misionin e vet. “Një ndërmarrje sociale, pos lehtësirave tatimore te garantuara me pakon ligjore, organizimi i saj mbështet direkt anëtarët e komunitetit, punësimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.” – thotë Bajraktari.
Çka është ligji për Ndërmarrjet Sociale?
Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2018 ka miratuar Ligjin për Ndërmarrjet Sociale, i cili ka hyrë në fuqi gjatë muajit dhjetor 2018. Sidoqoftë, aplikueshmëria e tij praktike varet nga nxjerrja e akteve nënligjore që janë të domosdoshme për aplikimin e tij në praktikë.
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin, parimet, mënyrën e fitimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale, si dhe përcakton kushtet e kriteret që një subjekt duhet t’i plotësojë që të fitojë statusin e ndërmarrjes sociale.”Ndërmarrje sociale’’ sipas këtij ligji, është personi juridik pavarësisht mënyrës së themelimit të tij, që në aktin e vet themelues i përmban objektivat sociale, kryen aktivitete ekonomike, bënë prodhimin e mallrave dhe ofron shërbime në interes të përgjithshëm të shoqërisë dhe i integron në punë personat nga grupet e cenueshme;
Aktivitetet e ndërmarrjes sociale konsiderohen aktivitetet që shërbejnë për interesat e përgjithshëm shoqëror, në formë të sigurimit të mallrave dhe shërbimeve sociale që e rrisin cilësinë e jetës, e forcojnë bashkëpunimin shoqëror dhe e inkurajojnë integrimin e grupeve të cenueshme.
Ky publikim është bërë i mundur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Internews Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian./Media Ndërtimi
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Sociale
Shumë banorë në Gjermani nuk janë në gjendje të paguajnë qiratë e banimit
Published
8 months agoon
April 24, 2024Vetëm dy muaj më parë, Gjermania u rendit si ekonomia e tretë më e madhe në planet, duke tejkaluar Japoninë. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave Gjermane, megjithatë, tregojnë se kjo situatë aktualisht është e vërtetë vetëm në letër. Numri i gjermanëve që përballen me spektrin e varfërisë apo përjashtimit social mbetet i lartë.
Pabarazitë sociale përjetohen nga 21.2% e popullsisë: 17.7 qytetarë, sipas anketimit më të fundit për të ardhurat dhe kushtet e jetesës. Krahasuar me një vit më parë, shifrat paraqiten pothuajse të pandryshuara. Megjithatë, në realitet situata po përkeqësohet. 17.5 milionë njerëz ose 21.1% e gjermanëve ishin në të njëjtin pozicion në vitin 2022.
Kjo do të thotë se ‘motori me avull i Europës’ është nën mesataren e BE-së, e cila qëndron në 21.6%. Kriteret janë të njëjta. Një person konsiderohet të jetë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në BE nëse zbatohet të paktën një nga tre kushtet bazë:
Të ardhurat e tij janë nën kufirin e varfërisë;
Familja e tij vuan nga privime të konsiderueshme materiale dhe sociale;
Anëtarët e rritur të familjes, të moshës 18-64 vjeç, kanë pjesëmarrje shumë të ulët në fuqinë punëtore;
Gjermanët në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social kanë të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare. Në këtë kategori, në vitin 2023, ishte rreth një në shtatë. Kufiri ishte për person 1310 euro neto në muaj, pas pagimit të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore. Për familjet me katër persona me dy fëmijë nën moshën 14 vjeç, shuma përkatëse është 2751 euro neto në bazë mujore. Ata që tani janë nën këto nivele korrespondojnë me 14.3% të popullsisë: Pothuajse 12 milionë njerëz.
Situata është më e keqe për sa i përket nivelit të varfërisë të përcaktuar nga privimi i konsiderueshëm material dhe social. Ata nuk janë në gjendje të paguajnë qiranë, kredinë dhe faturat e shërbimeve. Sot, 6.9% e popullsisë së Gjermanisë ose 5.7 milionë njerëz janë në këtë pozicion. Në vitin 2022 ishte 6.2%. Ky stagnim në thelb përkthehet në dështim të politikave, pas pandemisë.
Në anën tjetër, bazuar në të dhënat e deritanishme, Republika Çeke ka përqindjen më të ulët të njerëzve të rrezikuar nga varfëria apo përjashtimi social, me 12%. “Kampione” në sensin negativ mbetet Bullgaria, me 30%./Media Ndërtimi
Sociale
Kapitalizmi, faktori kryesor i ndryshimeve tek familjet kosovare
Published
1 year agoon
October 25, 2023Valët e migrimit në vitet e fundit kanë çuar në një tjetërsim të familjes shqiptare, duke kapërcyer nga familje të mëdha në ato më të vogla me vetëm prindër të moshuar. Të mësuar me familje të madhe për shoqërinë është zor e përballueshme, përderisa për politikat sociale, gjendje e re.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Qeveritar i Migracionit, nga viti 2018 deri në vitin 2020, nga Kosova kanë emigruar 71.799 banorë.
Pra, projeksioni i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ASK, për vitet 2011-2061 tregon se viti 2034 do të jetë viti kur Kosova do të fillojë të përballet me shpopullimin si problem demografik, i cili do të thellohet dekadë pas dekade. Për ta përballuar një ndryshim të tillë duhen mekanizma shtetërorë që e adresojnë ikjen e fuqisë punëtore dhe ndryshimet demografike që tjetëtërsojnë strukturat shoqërore.
Shoqëria kosovare përballet me vështirësi për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve për shkak të normave të rrënjosura thellë kulturore dhe institucioneve u mungojnë mekanizmat e nevojshëm social për të mbushur boshllëkun e kujdesit.
Kapitalizmi, faktori kryesor i ndryshimeve familjare
Ndryshimet e shpejta në strukturat familjare në Kosovë mund të mos jenë befasuese në rrethana normale. Megjithatë, duke pasur parasysh mbizotërimin tradicional të familjeve të mëdha shqiptare, këto transformime i kanë habitur njerëzit.
Sead Zimeri, filozof, i cilëson këto ndryshime si të pritshme, madje si të vonuara.
Zimeri ia atribuon ndryshimet në strukturat familjare në Kosovë tendencave më të gjera që ndodhin në vendet postkomuniste, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, këto ndryshime ndikohen nga ndryshimet në strukturat politike dhe ekonomike të vendit.
“Por kjo nuk do të thotë se këto ndryshime janë domosdoshmërisht të mira për ne në momentin që po ndodhin, duke pasur parasysh se ende nuk jemi të përgatitur siç duhet për të përballuar pasojat e ndryshimit që po ndodh” – tregoi Zimeri në një intevristë për BIRN.
Në vitet 1990, strukturat familjare në Kosovë përbëheshin nga gjyshërit, prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, pas luftës, pati një kalim drejt një sistemi familjar me dy breza. Në vitet 2000, valët e migrimit në vendet perëndimore çuan në një transformim të shpejtë te familjet me vetëm të moshuar.
Ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, mbi 170,000 qytetarë janë larguar nga Kosova, siç raporton ASK – të dhënat përfshijnë emigrim të rregullt dhe të parregullt, me një numër të konsiderueshëm që kërkojnë azil.
Ndryshe nga modelet e migrimit gjatë dhe para luftës, ku anëtarët e familjes migruan në Perëndim kryesisht për të mbështetur familjet e tyre në Kosovë, trendi aktual është i shtyrë nga kërkimi i pagave më të mira dhe mundësive të punës.
Zimeri beson se ky transformim po shkakton dhimbje për shqiptarët, pasi po ndodh pa pëlqimin e tyre dhe kundër dëshirës së tyre. Ndryshimi nuk është nën kontrollin e tyre; përkundrazi, u imponohet atyre nga rrethanat.
Ai thekson pashmangshmërinë e këtij ndryshimi dhe këshillon përshtatjen sa më mirë me të. Përgatitja për transformimin mund të ndihmojë në zbutjen e pasojave të tij negative.
Megjithatë, besimi tradicional se prindërit ‘nuk duhet të lihen vetë’ ka ndryshuar, shkas ndryshimet ekonomike.
Zimeri ia atribuon këto ndryshime sistemit ekonomik kapitalist, i cili jo vetëm ndikon në ekonomi, por edhe formëson stilin e jetesës dhe mënyrën e jetesës së njerëzve.
Për paradoks, përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor, vitet e fundit, vizat e punës kanë mundësuar që shumë të rinj shkojnë në Gjermani për t’u kujdesur për të moshuarit atje, përderisa në Kosovë zvogëlohet numri i fuqisë punëtore.
Për shkak të rritjes së numrit të të moshuarve, jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën, politikat e qeverisë dhe udhëzimet, si dhe i gjithë sistemet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore po kalojnë aktualisht ndryshimet dhe reformat për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të pensionistëve dhe kërkesës së ndryshuar për shëndetësore të lidhura me këtë ndryshim demografik, gjetje që theksohet në një raport për politikat e plakjes nga Parlamenti Evropian, me fokus Gjermania.
Nisur nga trendi, kjo lloj familjeje shumë shpejt do të bëhet sfidë e madhe në Kosovë, ndaj është e nevojshme që të merren masa sa më parë. Shtetet e zhvilluara i kanë tejkaluar këto pengesa përmes politikave sociale.
Gjermania vazhdimisht punon për modernizimin dhe zhvillimin e profesioneve të kujdesit infermieror në mënyrë që të plotësojë nevojën në rritje për staf infermieror. Rregullimi i politikave sociale në këtë kontekst nënkupton solidaritet dhe barazi ndërmjet brezave, për shkak të ndryshimeve demografike që janë të pashmangshme. Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës prej 1.7 milion banorëve është 30 vjet, dhe vetëm 6.2% janë të moshës 65 apo mbi 65 vjeç. Për këtë arsye, nevojiten hapa proaktivë për të siguruar mirëqenien e popullatës së moshuar në Kosovë.
Duke nxjerrë krahasime nga vendet e zhvilluara, Kosova duhet të analizojë strukturën e saj demografike për të kuptuar në mënyrë efektive dinamikën e ndryshimit të popullsisë. Duke vepruar kështu, vendi mund të zhvillojë politika sociale gjithëpërfshirëse që adresojnë nevojat dhe sfidat në zhvillim të popullsisë së tij./Media Ndërtimi
Sociale
Prishtina, qyteti ku vështirë përballohet qiraja e banimit!
Published
2 years agoon
December 13, 2022Pavarësisht numrit të madh të ndërtimeve, Prishtina ka qytetarë që jetojnë në kushte të pavolitshme, meqë nuk mund të përballojnë çmimin e tregut të banimit.
Komuna (sikundër komunat tjera) përpiqet ta zgjidhë këtë problem përmes skemave të programeve të veçanta të banimit. Këto struktura nuk janë në numër të madh andaj edhe nuk zgjidhin problemin e strehimit të numrit të madh të qytetarëve në nevojë.
Sipas kornizës ligjore që mbledh ligjin për banimin social dhe udhëzimet administrative relevante20, një nga kriteret për dhënien në shfrytëzim të një banese në këto struktura është edhe shkalla e invaliditetit. Andaj, në kuadër të këtij hulumtimi të shkurtër është vlerësuar qasshmëria për persona me aftësi të kufizuara fizike një nga këto ndërtesa.
Ndërtesat e banimit të përkohshëm për studentë duhet të jenë të hapura për të akomoduar të gjithë studentët pa dallim. Në Prishtinë rreth 4000 studentë të Universitetit të Prishtinës çdo vit akomodohen në kompleksin e konvikteve që menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe që gjendet ndërmjet lagjeve Ulpiana dhe Kodra e Diellit.
Ky kompleks, konviktet e para i ka të ndërtuara nga fundi i viteve 1960-ta. Pas viteve 2000, kësaj qendre i janë shtuar edhe disa ndërtesa dhe hapësira të reja. I gjithë kompleksi cilësohet me shkallë të lartë të paqasshmërisë, për shkak të topografisë dhe sipërfaqeve të hapura komunikuese që nuk janë projektuar që të akomodojnë lëvizjen e studentëve me aftësi të kufizuara. Prandaj, në kuadër të këtij hulumtimi është bërë vlerësimi qasshmërisë në disa konvikteve.
Se të gjitha format e banimit duhet të jenë të qasshme për të gjithë, e thotë edhe Udhëzuesi i OBSH[1]së për Banimin dhe Shëndetin.21Sipas këtij dokumenti, kushtet e përmirësuara të banimit mund të shpëtojnë jetë, të parandalojnë sëmundje, rritin cilësinë e jetës, ulin shkallën e varfërisë, dhe kontribuojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm.
Ky dokument thotë edhe që kushtet e këqija të qasshmërisë në ndërtesa banimi i rrezikojnë personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit nga lëndimet, stresi dhe izolimi. Nga hulumtimet e përmbledhura nga mbarë bota në Udhëzuesin e OBSH-së për Banimin dhe Shëndetin theksohet se banimi i qasshëm ndikon pozitivisht në rritjen e cilësisë së jetës, parandalimin e lëndimeve, mortalitet, efektet psikologjike, rritjen e pjesëmarrjes në shoqëri dhe autonomi.
Një nga rekomandimet e këtij dokumenti lidhet me një praktikë të mirë nga Zelanda e Re, sipas të cilës, ndërtesat që ndërtohen duke i plotësuar kushtet për qasjen e personave me aftësi të kufizuara, janë 22% më efiçiente në aspektin e kostos së ndërtimit.
Andaj, ky dokument sugjeron që rregulloret për ndërtim të qasshëm të jenë pjesë e standardeve të ndërtimit në secilin shtet, në mënyrë që ndërtimet e reja të ndërtohen duke i respektuar ato. Rekomandimi i këtij dokumenti është që standardet e qasshmërisë së ndërtesave të bazohen në standardin e Organizatës Ndërkombëtare të Standardeve (ISO), ISO 21542:2011 Building construction – Accessibility and usability of the built environment”.
Pjesë nga raporti i hulumtimit të shkallës së qasshmërisë në hapësirat e përbashkëta të ndërtesave shumëbanesore në Prishtinë nga arkitektja Rozafa Basha./Media Ndërtimi.