Connect with us

Infrastrukturë

Projekt-buxheti i Prishtinës nuk i përmbush kriteret ligjore

Published

on

Organizata INPO reagon ndaj neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së organave komunale të Kryeqytetit, respektivisht kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal, në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të Komunës për vitin 2024.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 14 shtator 2023, përmes mbledhjes së jashtëzaknishme, të thirrur nga kryetari i kryeqytetit, ka shqyrtuar dhe miratuar njërin ndër dokumentet më të rëndësishme për funksionimin e Komunës, buxhetin për vitin 2024, përkundër se nuk ka zbatuar obligimet e tij ligjore rreth procesit të planfikimit të buxhetit në njërën anë, dhe në anën tjetër procesi i hartimit, shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit komunal nuk është ndonjë çështje e jashtëzakonshme.

Sipas nenit 61.2 të Ligji për Menaxhimin e Financave dhe Përgjegjegjësitë (LMFPP), “Pas pranimit të projekt buxhetit nga kryetari i komunës, Kuvendi Komunal do të mbajë dëgjime publike në përputhje me aktet e aplikueshme ligjore të komunës. Pas këtyre dëgjimeve, Kuvendi Komunal, deri në datën e përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të këtij ligji, duhet të shqyrtojë, ndryshojë siç e sheh të nevojshme ose të arsyeshme si dhe të miratojë dhe t’ia dorëzojë Ministrit propozim-buxhetin komunal”.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, përveçse nuk ka mbajtur asnjë dëgjim publik rreth projekt-buxhetit, atë e ka pranuar vetëm 6 ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari. Kjo neglizhencë dhe mosgatishmëri e Kuvendit të Komunës për të zbatuar obligimet e veta ligjore rreth procesit të hartimit dhe miratimit të politikave financiare të Komunës dhe reflektimit e kërkesave dhe prioriteve të qytetarëve në projekt-buxhet, është në kundërshtim të plotë me mandatin e tij si organi më i lartë vendimmarrës në komunë dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Miratimi i buxhetit dhe planeve investuese është kompetencë ekskluzive e kuvendit të komunës, të cilën nuk mund ta delegojë tek asnjë organ tjetër.

Në këtë drejtim INPO shpreh dyshime se votimi, respektivisht miratimi i një dokumenti përmbjatja e të cilit është e paqartë, për të mos thënë e panjohur nga anëtarët e Kuvendit, nuk mund të ketë legjitimitet.

Tutje, kryetari i Komunës sipas nenit 61.1 të Ligjit për Financat Publike dhe përgjegjësitë është dashur që më 1 shtator 2023, t’ia dorëzojë Kuvendit të Komunës, project-buxhetin për vitin fiskal 2024, i cili sipas LMFPP duhet të përfshijë “a) parashikime dhe supozime ekonomike dhe buxhetore; b) vlerësime të përgjithshme të të ardhurave nga të gjitha burimet, duke përfshirë (i) grantet, në përputhje me shumat e këshilluara në qarkoren(t) buxhetore të nxjerra nga Ministri, (ii) ndihmën nga burimet jashtë Kosovës, dhe (iii) të ardhurat e parashikuara vetanake të komunës; c) një cak të përgjithshëm të shpenzimeve në të gjitha kategoritë ekonomike të shpenzimit; d) vlerësime të përkrahjes së pritur nga donatorët; dhe e) çfarëdo të dhëna të tjera me rëndësi materiale për buxhetin të cilat ZKF e konsideron të arsyeshme për t’u përfshirë”

INPO bën me dije se përveçse kryetari i Komunës nuk i ka respektuar afatet ligjore për dorëzim të projekt-buxhetit në Kuvend, atë nuk e ka dorëzuar me përmbjatjen e paraparë me ligj. Anëtarëve të Kuvendit të Komunës së bashku me ftesën për mbledhje të jashtëzakonishme për të shqyrtuar dhe miratuar projekt buxhetin, u është vënë në dispozicion një tabelë e cila përmban infomacione të përgjithësuara të kategorive buxhetore dhe e financimit të tyre. Madje INPO në disa raste ka gjetur mospërputhshmëri ndërmjet Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2024-2026 dhe projekt-buxhetit sa i përket planfikimit të invesitmeve për projekte kapitale. Në KASH, për projektin “Ndërtimi Unazës së Qytetit” për vitin 2024 janë paraparë 101,000.000EUR, ndërsa në buxhetin e propozuar, projekt me emërtim të tillë nuk ka. Gjithashtu, për projektin “Ndërtimi i shkollës në lagjen ‘Kalabria’ për vitin 2024 janë paraparë 1,100,000EUR, ndërsa në buxhetin e planifikuar për vitin 2024 janë paraprë 500,000 euro.

Tutje, gjatë hartimit të projekt-buxhetit nuk janë përmbushur standardet minimale të konsultimit publik. Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk ka publikuar draftin e projekt-buxhetit në uebfaqen e saj zyrtare dhe as në platformën e konsultimeve publike. Ekzekutivi i Komunës ka organizuar vetëm 5 takime me qyetarë, ku në asnjërën prej tyre nuk ka marrë pjesë kryetari i Komunës dhe në të cilat ka pasur pjesëmarrje tepër të ulët të qytetarëve. Po ashtu, Komuna nuk ka hartuar asnjë raport për rezultatet e konsultimit publik, i cili në veçanti pasqyron statusin e kërkesave, respektivisht pranimin apo refuzimin e kërkesave dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara.

Andaj, INPO vlerëson se ky dokument, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, përveçse nuk i plotëson kriteret dhe obligimet ligjore, nuk është gjithpërfshirës, transparent dhe i qashshëm për të gjithë.

INPO i bën thirrje Kuvendit të Komunës si organi më i lartë venndimmarës që të ndërrmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të kompetancave të tij për të siguruar qytetarët e Prishtinës se buxheti komunal për vitin 2024 plotëson të gjitha kërkesat dhe oblgimet ligjore dhe se ai reflekton kërkesat, prioritetet dhe nevojat e tyre dhe të sigurohet se në të ardhmen procesi i hartimit të buxhetit është gjithpërshirës trasparent dhe në përputhje me standardet dhe obligimet ligjore./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Arkitekti Shigeru Ban ‘zbarkon’ prototipin e shtëpive të përkohshme nw Marok pas tërmetit shkatërrues

Published

on

Arkitekti fitues i çmimit Pritzker Architecture Shigeru Ban ka krijuar një prototip për një shtëpi të përkohshme që ai planifikon të hapë në Marok pas tërmetit shkatërrues të këtij muaji.

Struktura është përsëritja më e fundit e modelit të Shtëpisë së Dretë të Banit, të cilin ai e zhvilloi si një strehë e shpejtë dhe e përballueshme për viktimat e fatkeqësive natyrore.

Paper Log House u krijua nga Shigeru Ban Architects with Voluntary Architects’ Network, organizata joqeveritare (OJQ) që ai themeloi në 1995.

Ai do të hapet në Marok pas tërmetit me magnitudë 6.8 më 8 shtator, i cili mori mbi 3,000 jetë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesa, duke përfshirë shkollat ​​dhe monumentet e trashëgimisë.

Ban e prezantoi projektin dje në Shkollën Kombëtare të Arkitekturës në Marrakech, ku dha gjithashtu një leksion për të ndarë ekspertizën e tij në ofrimin e ndihmës në fatkeqësi.

Ai qëndron sot në Marrakech me synimin për të vizituar dhe vlerësuar zonat e prekura nga fatkeqësia dhe për të identifikuar vendet e mundshme për instalimin e strukturave.

Ban ka punuar në vendet e fatkeqësive natyrore për më shumë se 30 vjet dhe ai themeloi VAN në 1995 për të mbështetur projektet e tij të ndihmës ndaj fatkeqësive.

Modeli Paper Log House u krijua fillimisht në vazhdën e tërmetit të madh Hanshin në 1995 në Kobe, Japoni dhe së fundmi është instaluar gjithashtu në Antakya për t’u përdorur si një ndërtesë shkolle pas tërmetit Turqi-Siri të vitit 2023.

VAN është gjithashtu i njohur për sistemin e tij të ndarjes së letrës që ofron privatësi për njerëzit që jetojnë në strehimore të përkohshme. Ngjashëm me Paper Log House, ai përdor tuba kartoni dhe është projektuar të jetë i shpejtë dhe i lirë për t’u ndërtuar.

Ajo u instalua kohët e fundit nëpër strehimore të përkohshme në Evropë ku strehohen ukrainasit që ikin nga pushtimi rus, si dhe në strehimin për viktimat e tërmetit Turqi-Siri.

Pas tërmetit në Marok në fillim të këtij muaji, UNESCO tha se po mbështet autoritetet lokale në përpjekjet e saj për të rindërtuar shkollat ​​dhe monumentet e trashëgimisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Rrugëve të Fshatrave ndërkufitarë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Published

on

Është nënshkruar protokolli për zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e Rrugëve të Fshatrave ndërkufitarë që ndërlidhin fshatrat ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nga zëvendësministri i MMPHI-së,  Hysen Durmishi, dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit,  Dritan Agolli.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje përveç se do të ndërlidhemi më afër me njëri tjetrin ekonomikisht, bashkarisht do të kontribuojmë në vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.”, deklaroi zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Zona e përbashkët në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila do të mbulohet me këtë program zhvillimi, është e përbërë nga Bashkia e Hasit dhe Kukësit në Republikën e Shqipërisë, si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Republikën e Kosovës.

Zonat e bashkëpunimit, siç përcaktohen në raportin mbi shqyrtimin dhe vlerësimin e gjendjes së rrugëve të fshatrave ndërkufitarë që lidhin zonat kufitare Kosovë – Shqipëri, janë fshatrat si më poshtë:

Zapod (🇦🇱) – Kërstec (🇽🇰 )

Pogaj (🇦🇱) – Gorozhup (🇽🇰) dhe

Dobrunë (🇦🇱) – Blinishtë (🇽🇰).

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet një alternativë ekologjike ndaj betonit tradicional në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos

Published

on

Për hapjen e edicionit të 5-të Bienales së Arkitekturës së Çikagos, Skidmore, Owings & Merrill (SOM) prezantoi një alternativë ekologjike ndaj betonit tradicional. I quajtur “Bio-Block Spiral”, instalimi është në The Mews në Fulton Market në Çikago. Krijimi u zhvillua me Prometheus Material, një kompani materialesh që ofron materiale ndërtimi të qëndrueshme për një të ardhme me karbon negativ.

Alternativa inovative u krijua duke përdorur mikroalga natyrale që thithin karbonin, të cilat i nënshtrohen një procesi bioçimentimi fotosintetik. Bio Block u krijua si një alternativë ndaj betonit dhe potencialisht mund të zvogëlojë emetimet globale të CO2 deri në 8%. Materiali aktualisht po i nënshtrohet testimit të performancës dhe është i disponueshëm për projekte të ndryshme për të zëvendësuar Njësitë e Masonerisë së Betonit me intensitet karboni (CMU) që përdoren zakonisht në ndërtimet moderne sot.

“The Spiral” ul emetimet e karbonit me një ton metrikë vetëm duke përdorur Bio-Blocks në vend të blloqeve konvencionale të betonit. Në fakt, ajo u ndërtua duke përdorur metodat tradicionale të muraturës nga punëtorë të aftë të sindikatave. Instalimi i lejon pjesëmarrësit e Bienales të vëzhgojnë dhe prekin Bio-Blloqet, por gjithashtu inkurajon vizitorët të dëshmojnë se si materiali reagon ndaj ndryshimeve në erë, lagështi dhe temperaturë gjatë muajve të vjeshtës në Çikago. I krijuar posaçërisht për temën e Bienales të këtij viti: “Kjo është një provë”, ekrani shënon një pikë kthese në udhëtimin drejt një industrie ndërtimi neutrale ndaj karbonit.

Instalimi fillimisht u frymëzua nga përbërja e ngjashme me guaskën e bio-çimentos. I ndodhur në zemër të Tregut Fulton, ai inkurajon vizitorët të largohen nga rrugët e ngarkuara dhe të eksplorojnë prezantimin. Hapësira qendrore e The Spiral ofron pamje të rrugës Halsted, me blloqe të rrotulluara në intervale të rregullta duke krijuar hapje, duke theksuar thjeshtësinë e ndërtimit të bllokut dhe llaçit. Fundet e palosur nxjerrin në pah përshtatshmërinë e formës së bllokut dhe forcojnë integritetin strukturor të instalimit, duke e lejuar atë të qëndrojë më vete. Për më tepër, metodat e patentuara të prodhimit të The Bio-Block Spiral tregohen dhe shpjegohen në një film të montuar në mur që projektohet pas instalimit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending