Connect with us

Aktuale

Zyrtari i Urbanizmit, Skender Kurti akuzohet se nuk rrënoi 13 objekte pa leje që tejkaluan planin e ndërtimit në Ferizaj

Published

on

Si i pafajshëm është deklaruar, Skender Kurti i akuzuar për korrupsion se si zyrtar për ekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Komunën e Ferizajt nuk kishte ndërmarrë veprime për 13 ndërtime që kishin tejkaluar planin e ndërtimit.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari Skender Kurti, nuk e ka pranuar fajësinë për korrupsion.

Pasi i akuzuari tha se e ka kuptuar aktakuzën e lexuar nga prokurori Valdet Avdiu, ai u deklarua i pafajshëm për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën jam akuzuar, nuk e ndjej vetën fajtorë” ka thënë i akuzuari Kurti.

Në këto rrethana, gjykatësja Kadrie Goga Lubishtani e njoftoi të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe parashtrim të kërkesës për hudhje të aktakuzës, brenda afatit të paraparë ligjor.

Sipas aktakuzës, më 28 gusht 2012 deri në vitin 2018, në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar për ekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe lirimin e pronës publike pranë Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për tjetrin, thuhet se nuk kishte përmbushur detyrat e tij zyrtare, kështu duke i shkaktuar dëm komunës së Ferizajt, në atë mënyrë që edhe për kundër faktit se kishte pranuar një akt përcjellës me numër 11.nr.354/04 të datës 28 gusht 2012 për 13 objekte të cilët kishin tejkaluar planin e ndërtimit, të lëshuar nga Inspekcioni i ndërtimtarisë, me ç’rast i njëjti me dashje nuk kishte kryer detyrat e tij të domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Skender Kurti, sipas aktakuzës, duke mosekzekutuar një akt përcjellës të përshkruar si më lartë, për të cilat ishte i autorizuar të organizojë punën për rrënimin e kateve të ndërtuara pa leje, respektivisht të tejkalimit të projektit të ndërtimit.Me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal./Media Ndërtimi.

Aktuale

Arkitektët mblidhen në Kopenhagë për Kongresin Botëror

Published

on

Kongresi Botëror i Arkitektëve UIA 2023 është një ftesë për arkitektët nga e gjithë bota që të takohen në Kopenhagë nga 2 deri në 6 korrik për të eksploruar dhe komunikuar se si arkitektura ndikon në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG).

Për më shumë se dy vjet, Science Track dhe Komiteti i tij Shkencor ndërkombëtar kanë analizuar mënyrat e ndryshme në të cilat arkitektura i përgjigjet SDG-ve.

Puna ka rezultuar në formulimin e gjashtë paneleve shkencore: dizajni për përshtatjen klimatike, dizajni për burimet e rimenduara, dizajni për komunitetet elastike, dizajni për shëndetin, dizajni për përfshirjen dhe dizajni për partneritetet për ndryshim.

Një thirrje ndërkombëtare për dokumente u dërgua në vitin 2022 dhe 296 nga më shumë se 750 aplikime nga 77 vende janë ftuar për të paraqitur në Kongresin Botëror të Arkitektëve të UIA 2023 në Kopenhagë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending