Connect with us

Infrastrukturë

Zvarritja e tenderit, Kaçaniku humb projektin në vlerë rreth 291 mijë euro

Published

on

Komuna e Kaçanikut e ka humbur grantin në vlerë 236 mijë euro të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të shkeljeve në tender, ankesave në OSHP dhe zvarritjeve të këtij institucioni për shqyrtim të këtyre ankesave brenda afateve ligjore.

Tenderi i shpallur më 27 qershor 2022, është anuluar përfundimisht një vit më vonë (qershor 2023) dhe për pasojë më nuk do të mund rregullohet dhe asfaltohet rruga që lidh vendbanimet e kësaj komune: Gërlicë – Kaçanik i vjetër – Stagovë – Runjevë.

Për këtë tender ka pasur dy ankesa në OSHP. E para ishte bërë në muajin gusht të vitit 2022, ndërsa tjetra në nëntor të vitit 2022. Ankesa e parë ishte dorëzuar në OSHP më 26 gusht 2022, ndërsa Gjykata e tenderëve kishte marrë vendim vetëm më datë 21 tetor 2022 apo 56 ditë nga pranimi i ankesës. Në bazë të Ligjit të Prokurimit, OSHP-ja duhet të vendos për një ankesë brenda 34 ditëve, që i bie që në rastin konkret ka pasur një vonesë prej 18 ditëve.

“Sa i përket kohës prej 56 ditëve të vendimmarrjes, OSHP ju njofton se kohëve të fundit jemi përballur me disa mungesa në stafin profesional sepse 7 pjesëtarë të stafit të OSHP-së kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, dhe ne tani po përballemi me fluks të madh të ankesave. Lidhur me këtë problematikë e kemi njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të rritet numri i stafit profesional, konkretisht zyra ligjore” – thuhet në përgjigjen e OSHP-së.

Në përgjigjen e tyre është thënë po ashtu se ata e kanë lëshuar vendimin e parë më 21 tetor 2022 dhe se Komuna e Kaçanikut ka mundur të vazhdojë me procedura për shkak se kanë pasur kohë.

“Organi Shqyrtues i Prokurimit ju informon se kundër autoritetit kontraktues – Komunës së Kaçanikut, për aktivitetin e prokurimit në fjalë, ka pranuar ankesën me nr.396/22 (vendimi i parë), vendim i cili është lëshuar me datën: 21.10.2022, dhe se autoriteti kontraktues ka mundur të vazhdojë me procedura sepse ka pasur kohën e mjaftueshme deri në fund të vitit” – thuhet në tej në përgjigjen e OSHP-së.

Për tenderin e njëjtë, OSHP-ja e ka pranuar një ankesë më 28 nëntor 2022, por e njëjta ishte shqyrtuar brenda afatit ligjor. Vendimi u publikua më 30 dhjetor 2022, apo 32 ditë pas pranimit të ankesës. Por, meqë Komuna e Kaçanikut nuk ka arritur të nënshkruante kontratën brenda vitit 2022, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ia ka tërheq grantin në vlerë prej 236 mijë eurove duke ia ka pamundësuar Komunës së Kaçanikut që të nënshkruajë kontratën për shtrim të kësaj rruge.

Telashet me projektet që janë pjesë e granteveHulumtuesi i organizatës “Iniciativa për Progres”, Valmir Ilazi, ka thënë se në rastet kur ka afate të përcaktuara për përfundimin e projektit është praktikë që gjatë përgatitjes së dosjes së tenderit të tregohet edhe informacioni për burimin e financimit.

“Pra autoriteti kontraktues do të ishte e rrugës që të vendosin në titull P.Sh. “Projekt me bashkëfinancim – projekti” – ka potencuar Ilazi.Kjo sipas tij bëhet me qëllim që operatorët ekonomikë të njoftohen me burimin e financimit dhe rrjedhimisht të kuptojnë edhe riskun kur të aplikojnë.

Ai po ashtu ka treguar se ligji nuk ka paraparë ndonjë rrethanë kur autoriteti kontraktues mund ta anulojë tenderin sepse nuk ka fonde.

“Ligji prokurimit obligon ZKA, ZKF, ZPP që të marrin masat e nevojshme dhe të bëjnë vlerësimet e përmbushjes së detyrimeve dhe përfitimet që sjellë projekti i caktuar, përcaktimin në planin e Prokurimit, të cilën komuna nuk e kishte planifikuar fare si projekt në vitin 2022, dhe në fund si dëshmi e këtyre fazave “me sukses” ZKA dhe ZKF duhet të nënshkruajnë Deklaratën të Nevojave dhe Disponueshmërisë së Fondeve”. Konsiderojmë që janë kaluar me “sukses” këto faza dhe është anuluar tenderi pas Publikimit të dokumentit B52” – thotë hulumtuesi i INPO-s.

Ilazi ka vlerësuar se nëse Komuna e Kaçanikut do të ishte serioze në realizimin e këtij projekti, ajo do të duhet të shqyrtonte mundësinë për kërkimin e burimeve alternative për këtë projekt, duke mos përjashtuar kreditë ose huamarrjet nga Qeveria e Kosovës sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike. Madje ai ka thënë se duhet të kërkohet llogaridhënie në institucionet lokale për dështimin e këtij projekti.

MAPL ka treguar se ka filluar procesin e ri të mbështetjes financiare për të gjitha komunat dhe se në vitin 2023 ka hapur dy thirrje për aplikim, ku të gjitha komunat janë të obliguara që nëse kanë kërkesa për mbështetje duhet të aplikojnë sipas kritereve të publikuara.

Ky artikull është shkruar nga Liridon Llozani përmes mbështetjes nga Shkolla për Gazetari Hulumtuese e financuar nga Aktiviteti i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Integritetin e Komunave të Kosovës. Pikëpamjet e paraqitura në këtë artikull nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani përpara 2022-ës deklaronte në pasurinë e saj se kishte në pronësi një banesë dhe një garazh të papërfunduar. Banesa ishte prej 83 metrash katrorë, ndërsa garazhi 12 metra katrorë. Mirëpo ato s’i figurojnë në deklarimet e pasurisë për 2023-ën dhe 2024-ën. E para e vendit s’ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë në formularet që ia ka dërguar AKP’së. Mospërputhje në deklarimet aktuale dhe ato të mëhershme janë parë edhe në luajtjen e vlerave të pasurisë së patundshme të Osmanit dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriut.

Banesën e papërfunduar prej 83,51 metrash katrorë presidentja Osmani para 2022-ës e vlerësonte në vlerë prej 40 mijë eurosh. Ndërkaq, garazhin e papërfunduar prej 12 metrash katrorë 2,500 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Mirëpo, në formularët që presidentja ia ka dërguar Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitet 2023 dhe 2024-ën nuk i deklaron këto më. Për këto, ajo s’ka dhënë edhe në ndonjë sqarim tek sektori “të dhënat e tjera”.

Shpjegim presidentja s’iu ka dhënë edhe luhatjes së vlerave të pasurive të paluajtshme përgjatë viteve, herë të presidentes e her të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

Gazeta Insajderi ka përgatitur një formular, ku përmes hijezimit me ngjyrë të kuqe shënjon rënien dhe me të kaltër ngritjen e vlerave të pasurisë së paluajtshme të së pares së vendit dhe zotëriut të parë.

Një banesë prej 67 metrash katrorë në pronësi të Prindon Sadriut deklarohet në vlerë prej 67 mijë eurosh më 2020-ën. Një vit më vonë 66 mijë, ndërkaq në 2022-ën 70 mijë euro. Më 2023-ën dhe 2024-ën banesës i bie vlera për 10 mijë euro, duke u vlerësuar 59,670 euro.

Njësoj ndodh me një garazhë në pronësi të zotëriut të parë. Për dy vite, ajo mban vlerën e pesë mijë eurove, më pas në 2023-ën dhe 2024-ën i hip vlera për një mijë euro më shumë, pra gjashtë mijë.

Kështu ndodh edhe me një shtëpi tjetër të Prindonit. Për tri vite me radhë, shtëpia prej 150 metrash katrorë për tri vite rresht vlerësohet për 180 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën i bie vlera për 10 mijë më pak, pra 170 mijë euro.

Çuditërisht, për 20 mijë euro më shumë iu është rritur vlera edhe të ashtuquajturit “banimit në varg në Kosovë”, apo shtëpisë presidenciale në “Marigona Hill” të Osmanit dhe Sadriut. Në vitin 2023 vlerësohej 170 mijë euro, ndërkaq më 2024-ën 190 mijë sosh./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë si dhe në zonat bregdetare vijojnë të shtrenjtohen

Published

on

Gjatë muajve të parë të 2024, në zonat periferike të Tiranës, është shënuar rritja më e fortë e çmimeve të shitjes së apartamenteve. Tendencë në rritje ka pasur edhe te pronat në zonat qendrore.

Por ky çmim a është në raport të kërkesës për këtë treg? Për SCAN ndërtuesi Artur Roshi ka thënë se kosto për 1 metër katror ndërtim varion nga 700-850 euro, prandaj nuk duhet të abuzohet me çmimet.

“Kosto varion nga 700-850 euro/m2, duke përfshirë pronarë, taksa e çdo gjë. Ti nuk mund ta marrësh dhe ta shesësh 2-fish, sepse ndërtimi nuk është thjesht tregti, aq më tepër kur flasim për njësi të sipërfaqes, që do të thotë se milionat aty janë të shumta.

Është mekanizmi i ekonomisë së tregut që duhet të funksionojë në bazë të kërkesë-ofertës”- thotë ndërtuesi dhe inxhinieri Artur Roshi.

Ndërsa Armand Shkembi, administrator i një agjencie imobiliare thotë se çmimet janë rritur fiktivisht, por pritshmëritë sipas tij janë për ulje të çmimeve në vitet 2025-2026

“Fundi i Bulevardit-Paskuqan është në çmimet 900-1000 euro/metër, ndërsa të tjerat madje dhe zona e Astirit që ka qënë 1000, ka shkuar 1200-1300/metër. Pra sa më afër qendrës, “qielli’’ është limiti.

Nga Durrësi e Shëngjini është 1300-1500 m2,  Dhërmiu fillon nga 2500- 4500 euro metri katror”- thotë Shkembi. Sa i takon sigurisë, Roshi dhe Shkembi kanë thënë se me përmirësimin e legjislacionit cilësia është rritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë

Published

on

China Railway Tunnel Group ka pohuar po punon për shpimin rekord të një tuneli të ri gjatë ndërtimit të autostradës së re në Gjeorgji.

Kompania tha se kishte arritur një përparim maksimal mujor prej 426 metrash në tunelin Gudauri në autostradën KK Veri-Jug të Gjeorgjisë.

Ky ishte një rekord në ndërtimin e tunelit TBM me diametër të madh, duke tejkaluar maksimumin e njohur më parë të industrisë prej 320 metrash në muaj, pohoi ai.

Për projektin ka përdorur TBM Kaukazi, i cili është 182 metra i gjatë dhe peshon 3900 ton. Ka një shtytje maksimale prej 22.600 ton dhe fuqi totale prej 9.900 kilovat. Kompania pretendoi se me një diametër gërmimi prej 15.08 metrash, është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji.

Autostrada me dy kate, me dy karrexhata KK Highway është 22.7 km e gjatë dhe seksioni 1 i lotit 10 km, i cili përfshin tunelin Gudauri 8,860 m të gjatë, po ndërtohet nga China Railway Tunnel Group.

China Railway Tunnel Group tha se e kishte përfunduar tunelin përpara afatit. Pasi të përfundojë, autostrada e re pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit përgjatë shtrirjes nga një orë në 20 minuta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending