Connect with us

Infrastrukturë

Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren

Published

on

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi ka njoftuar se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Këtë njoftim ai e ka dhënë nga terreni ku ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planfikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milonë euro buxhetit të Kosovës.

I kemi përfunduar shpronësimet për segmentin deri në Dollc dhe dje kemi marrë vendim në Qeveri për shpronësimin e segmenti nga Dollci e deri në Zahaq si parapërgatitje që në fillim të muajit maj të fillojmë procedurën e prokurimit edhe për segmentin nga Dollci deri në Zahaq.

Rruga për Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë e dinamikë të shtuar në ndërkohë që jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor edhe për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Urime qytetarëve të Rajonit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës” shkruan Durmishi në njoftim./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Webber fiton kontrata me vlerë 1.2 miliardë dollarë në Amerikën e Veriut

Published

on

Firma e ndërtimit Webber ka fituar 10 projekte të reja ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Amerikën e Veriut që arrijnë në 1.2 miliardë dollarë.

Webber me bazë në Hjuston është një degë e kompanisë evropiane të infrastrukturës Ferrovial dhe ka fituar një sërë projektesh në lidhje me përmirësimin e rrugëve, ndërtimin e urave dhe impiantet e trajtimit të ujit.

10 kontratat përfshijnë dy në Teksas për Departamentin e Transportit të Teksasit:

IH 27 në Randall County: 312.5 milion dollarë: Projekti për Departamentin e Transportit të Teksasit, shtrihet 6.9 milje, duke shtuar një korsi shtesë në IH 27 në Randall County. Pas përfundimit, ai do të ndihmojë në mbështetjen e rritjes së trafikut të mallrave në korridorin “Ports to Plains” midis Laredo, TX dhe Denver, CO.

Autostrada (SHBA) 60 Parmer County në Friona: 69.9 milionë dollarë: Projekti 5.3 milje i gjatë për Departamentin e Transportit të Teksasit përfshin ndërtimin e korsive të nxitimit dhe ngadalësimit, një kuvertë ure dhe mure dheu të stabilizuara mekanikisht (MSE). Ky projekt do të lejojë një hyrje më të sigurtë në US 60 për volumin e lartë të automjeteve industriale dhe të rënda që operojnë në zonë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Auditori: NPB-ja shkurtoi afatin për tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve pa arsyetim të qëndrueshëm

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka shkurtuar pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm afatin kohor për dorëzim të ofertave në tenderin mbi 300 mijë euro për riparim të rrugëve.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2023 për NPB-në, kjo ndërmarrje publike lokale afatet kohore për tenderin “Riparimi i Rrugëve Urbane dhe Rurale” në vlerë 313 mijë euro, i ka shkurtuar për 7 ditë, nga 20 ditë sa duhet të jetë sipas ligjit, në 13 ditë.

“Afati kohor për dorëzimin e tenderëve/aplikacioneve është shkurtuar me arsyetimin se natyra e punëve ka të bëjë me intervenime urgjente” – thuhet në gjetjen e ZKA-së, shkruan Kallxo.com

Në lidhje me këtë, sipas ZKA-së, Departamenti i Monitorimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë detyrim emergjent, duke marrë parasysh lëndën dhe natyrën e aktivitetit.

“..andaj ka rekomanduar NPB-në të veprojë sipas nenit 44 të LPP-së dhe këtë aktivitet të prokurimit ta realizojë me afate të rregullta, mirëpo ky rekomandim nuk ishte zbatuar nga ndërmarrja” – thuhet tutje në raport.

Në gjetjen e saj, Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se shkurtimi i afateve pa arsyetime bindëse dhe të bazuara ligjore, mund të kufizojë konkurrencën dhe për rrjedhojë mosmarrjen e ofertave më të përshtatshme për kompaninë.

Me këtë gjetje të ZKA-së, Ndërmarrja Publike Banesore është pajtuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës njofton se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani I Elezit.

Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit), shkruan Indeksonline.

Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending