Connect with us

Aktuale

Zhvillimi i infrastrukturës urbane nëpër Komuna diskutohet përmes punëtorive

Published

on

Punëtoritë rajonale me shumë palë për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës urbane fillojnë me organizimin e parë për rajonin e Prishtinës.

Përfaqësuesit komunalë dhe palët e interesuara nga rajoni i Prishtinës për t’u angazhuar në kriteret e Mjetit të ri të Investimeve Kapitale (CIF), procedurat standarde të funksionimit, procesin e shqyrtimit të aplikacioneve, shfaqën skenarë novatorë të përzgjedhjes së projekteve përmes punës në grup dhe diskutimit.

Përveç ndarjes së informacionit për CIF për të cilin aplikacioni do të mbyllet më 28 shkurt, ekipi i përbërë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, UN-Habitat Kosova dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ofruan një pasqyrë të rëndësishme të nevojshme për komunat për të përzgjedhur dhe zhvilluar idenë e investimeve kapitale nga poshtë-lart dhe miqësore me klimën, e cila do të kapitalizojë në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike nëpër bashki, që është edhe synimi i CIF.

Përmes kësaj punëtorie ftohen të gjitha Komunat që të aplikojnë për bashkëfinancimin e idesë së tyre me CIF. Paketën e thirrjeve të hapura mund ta gjeni në këtë link (https://mapl.rks-gov.net/en/capital-investment-instrument/)./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Siguria fizike e strehimoreve në Kosovës po pamundësohet nga buxheti

Published

on

Thirrjeve të shumta për parandalim të rasteve të dhunës në familje e në baza gjinore duket se ende nuk iu ka ardhur fundi, e kjo dëshmohet lehtë kur shihet që me dhjetëra raste të tilla ndodhin çdo ditë brenda 24 orëve, ku viktimat detyrohen që t’i raportojnë në Policinë e Kosovës dhunuesit.

Vetëm në vitin 2022 janë gjithsej 2 mijë e 757 raste të dhunës në familje, totali i viktimave kapë numrin 2 mijë e 793. Sipas Policisë, nga ky numër total, 515 viktima janë të gjinisë mashkullore, përderisa pjesa tjetër janë të gjinisë femërore.

Disa nga viktimat, për shkak të pamundësisë për të vazhduar bashkëjetesën me dhunuesit, jetën e tyre e zhvendosin në qendrat strehimore.

Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica e Novobërda janë tetë qytete të Kosovës ku funksionojnë qendra të tilla që vazhdimisht pranojnë viktima e përkujdesen për to.

Strehimi i viktimave bëhet në çdo kohë, e koha e jetesës së tyre në qendra të tilla është e pacaktuar, ku gjithçka shkon në bazë të nevojës së viktimës e në bazë të kapaciteteve të vet strehimoreve.

Në Kosovë, sistemi është i rregulluar në atë mënyrë që qeveria kontrakton strehimore joqeveritare për të ofruar shërbime ndaj viktimave të tilla.

Aktualisht, shumica e strehimoreve u shërbejnë grave dhe fëmijëve që kanë vuajtur nga dhuna në familje dhe trafikimi.

Drejtueset e këtyre qendrave kanë trguar për Kallxo.com se fatmirësisht deri më tani nuk kanë patur raste të cilat nuk kanë mundur t`i menaxhojnë dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës kanë evituar situatat më të rënda të cenimit të sigurisë së viktimave dhe të vet stafit.

Strehimoret në fjalë, përpos që ia japin një vend për të jetuar viktimave, ato edhe i ndihmojnë viktimat në procesin e rekuperimit nga dhuna në familje dhe riintegrimit e fuqizimit për të vazhduar jetesën në mënyrë sa më të pavarur në shoqëri.

Asnjëra nga shtatë strehimoret nuk kanë dhënë përgjigje pozitive kur janë pyetur nëse objekti i tyre monitorohet nga ndonjë roje që ia ofron sigurinë viktimave, por edhe vet stafit të punëtorëve.

Përderisa, disa prej strehimoreve thonë se prezenca e një roje do i bënte të ndiheshin më të sigurta edhe viktimat, por edhe vet stafin, por që buxheti i pamjaftueshëm po jua pamundëson  që të punësojnë një punëtor të tillë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Normalizohet gjendja e burimeve në rajonin e Dukagjinit

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Hidrodrini” ka njoftuar se ka nis të normalizohet gjendja e burimeve në rajonin e mbulueshmërisë / përjashtim burimi i Jerines në Klinë

Ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, vazhdojnë angazhimet dhe gatishmërinë në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik.

Konstatohet se situata në burime është normalizuar

Gjendja në burime

PEJA:

Normalizohet edhe burimi i Drinit të bardhë (Radavci)

DEÇANI:

Të gjitha burimet në nivel normal

KLINA:

Vetëm burimi i Jerines-turbullirat aktive. Uji për pije, të konsumohet vetëm i vluar.

ISTOG:

Të gjitha burimet në nivel normal

JUNIK:

Të gjitha burimet në nivel normal./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Firmoset marrëveshja për portin turisitik të “Durrës Yacht & Marina”

Published

on

Pas gati një vit negocimi, qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe kreu i kompanisë e cila do të ndërtojë portin turistik të Durrësit Mohamed Alabbar.

Në fjalën e tij Rama tha projekti “Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik.

Rama shtoi gjithashtu se “ky është projekti më i rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin”.

Kryeministri vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur.

Rama shprehu bindjen se projekti “Durrës Yacht & Marina” do të sjellë një transformim të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

“Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla në aspektin tekniko-ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri të rëndësishëm punësimi”, tha Rama.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se projekti me vlerë 2 miliardë euro është projekti më i madh ekonomik për Shqipërinë, që sipas saj do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Në këtë projekt, shteti shqiptar është bashkaksioner në 33 për qind.

“Ky është hapi përfundimtar i një procesi të gjatë. Kemi kaluar të gjitha hapat e duhur në një negocim shumë të gjatë deri në aprovimin nga parlamenti dhe dekretimin e këtij ligji nga presidenti. Ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Shteti shqiptar është bashkaksioner në një projekt me vlerë 2 miliard euro dhe do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Edhe diaspora do të jetë një njësi banimi në këtë projekt të ri. Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Përveç një projekti të rëndësishëm, kemi një grup të përgatitur për projekte të tjera të kësaj natyre. Periudha e negocimit zgjati gati një vit”., tha ministrja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending