Connect with us

Aktuale

Zhvillimet hapësinore dhe urbane jo sipas standardeve patën ndikime negative në Gjakovë (Opinion nga arkitekti Ylber Vokshi Ylli)

Published

on

Zhvillimet hapësinore dhe urbane jo sipas standardeve patën ndikime negative në Gjakovë (Opinion nga arkitekti Ylber Vokshi Ylli)

Disa zhvillime hapësinore dhe urbane të cilat nuk janë realizuar sipas normave dhe standardeve të planifikimit hapësinor dhe urban e qe kanë pasur ndikime negative në kualitetin e jetës urbane në qytetin e Gjakovës do t’i theksoj me shpresë qe organet përgjegjëse komunale do të reflektonin pozitivisht.

  1. Para pesëmbëdhjetë (15) vite, në vlugun e përgatitjeve për përpilimin e Dokumenteve Hapësinore të Komunës së Gjakovës, iu kisha sugjeruar vendimmarrësve komunal të atëhershëm kthimin e lidhjeve ekonomike me Malësinë e Gjakovës, gjegjësisht me Shqipërinë, si mundësi reale për zhvillimin ma intensiv të territorit të dy shteteve. Asgjë konkrete në teren nuk ndodhi këto vite, edhe se kushtet dhe rrethanat politike ndërkombëtare tërësisht kishin ndryshuar.

Parapërgatitjet për këto iniciativa filluan që në vitin 2014. Punët intensive për përgatitjen e kornizës strategjike “Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë – Has – Tropojë” vazhduan në Tiranë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit në mars 2015, për t’u aprovuar si dokument strategjik në takimet e kaluara të radhës së dy Qeverive, Shqipëri dhe Kosovë. Kjo u zyrtarizua në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive të Kosovës dhe   Shqipërisë më 3 Qershor në Prishtinë, me nënshkrimin e “Marrëveshjes për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar”.

Faza e parë e projektit u përmbyll me sukses falë angazhimit të paparë të strukturave komunale të kaluara  të qytetit të Gjakovës. Fazat tjera operative po ashtu janë të rëndësishme dhe uroi që ky projekt, i një rëndësie të veçantë për të dy shtetet të realizohet, në tërësi me etapa dhe afate kohore realiste.

Vlen për tu theksuar se këto lloje projektesh kane përkrahje financiare nga

donatorët vendor,e posaçërisht ata ndërkombëtarë,si është Bashkimi Evropian,Banka Botërore,Banka e Këshillit të Evropës, Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Rural (IFAD) etj.

Sipas informatave qe posedoj asgjë konkrete nuk ka lëvizur pas fazës se pare te këtij projekti. E di se kjo është përgjegjësi e dy qeverive por edhe angazhimin i Komunës se Gjakovës për te avancuar çështjen duhet te jete parësor, e kjo ka munguar ne qeverisjen aktuale te komunës, a thua ku janë arsyet?

  1. Nuk ka shpjegim racional si është vepruar ne prerjen e mbi 120 pemëve dekorative ne rrugën “Nëna Tereza”. Kishte paralajmërime se rruga kryesore e qytetit do te zgjerohet duke u zvogëluar trotuaret, që në ditët e sotme është anomali, të zvogëlohen hapësirat për ecje- trotuarët. Nuk u veprua ashtu pos që ne vend të pemëve ekzistuese u mbollën pemë të reja të cilave ju duhen disa vite për të kryer funksionin e dedikuar. Teknologjia sot lejon mbledhjen e trupave stabile e të gatshëm për të kryer funksionin menjëherë, si kanë vepruar disa qytete – vendbanime ne Kosovë. Mundësia për dëmtimin e atyre filizave është e madhe duke u nisur nga realiteti ynë.

Kush ishin ata që privuan banoret e qytetit nga veprimet e tilla te dëmshme, a mendoni se dikush duhet të jep përgjegjësi për keqpërdorimin e buxhetit komunal dhe anës psikike të banorëve. Gjakovarët janë të njohur për shfrytëzimin e pareve publike çka në këtë rast  nuk ka ndodhur.

  1. U lejua të ndërtohet një objekt banesor shumë katesh në zonën e mbrojtur të një monumenti të kulturës i mbrojtur me dekret të posaçëm të shtetit i cili skajshmërisht dëmton vizurat e monumentit drejt kontakt zonës së Çarshisë së Madhe dhe qendrës së qytetit. Parapërgatitet për këtë i mur kuvendi komunal me anulimin e një vendimi të administratës së kaluar komunale për eksproprijimin e dy ngastrave kadastrale. Fjala është për shtëpinë e Sylejmon Vokshit ministrit te mbrojtjes ne qeverinë e ”Lidhjes shqiptare të Prizrenit”. Ky veprim është i pa shpjegushëm dhe dëmton vlerat historike të asaj kohe të lavdishme për popullin shqiptar në tërësi. A thua duhet te jep përgjegjësi për këto veprime dikush?
  2. Partneriteti urbano rural është njëri nga kushtet kryesore për mirëqenien e jetës edhe ne zonat rurale, kjo është njëra nga direktivat kryesore ne përgatitjen e dokumenteve hapësinore në Evropë. Por a është vepruar kështu në rastin e asfaltimit të rrugëve në zona rurale të komunës? Sigurisht se jo pasi çdo veprim në hapësirë e ka rendin e vet, këtij procesi duhet ti paraprinë fazat paraprake si është përpilimi i projekteve të planeve rregulluese të zonave – vendbanimeve rurale, vendosjes së instalimeve të domosdoshme dhe të gjithë elementeve përcjellëse të rrugëve, e pastaj të përpilohen projektet detale ekzekutuese për rrugët që janë asfaltuar, e pas kryerjes së punimeve dhe pranimit teknik edhe funksionalizimi i tyre. A është punuar kështu apo është vendosur asfalti vetëm për të plotësuar kërkesat e disa grupacioneve politike?

Frikohem se nuk është vepruar kështu e pasojat do të jenë të shumëfishta për buxhetin komunal dhe banoret e këtyre fshatrave, posaçërisht që kemi të bëjmë me zona malore ku bije bore deri ne 3,5 metra dhe ka ngrica te mëdha që shkaktojnë  dëmtimin e asfaltit.  Është i njohur  rasti i “ Sahit asfaltit” në Pejë.

  1. Çarshia e madhe e Gjakovës dhe rruga e saj kryesore si duket çdo here para zgjedhjeve komunale do te jetë objekt i kusuritjeve partiake. Këto ditë prapë u aktualizua mbulesa e rrugës kryesore te çarshisë pasi pllakat dekorative te mermerit janë dëmtuar nga komunikacioni. Askush nuk ka të drejtë të bënë ndryshime sipërfaqësore me propozime të tilla jo serioze të cilat janë kundër rregullave të aprovuara në Kuvendin Komunal ne vitet e 70-ta, atëherë kur ka filluar restaurimi i çarshisë.

Boll ma me shpjegimet e kryetarit aktual për brengosjen e tij për taket e këpucëve apo lëvizjes së karrocave te fëmijëve, a thua me çfarë materiale janë mbuluar rrugët në qendrat e mëdha historike ne botë dhe në vet qytetin e Gjakovës, analizoni!

Po e theksoj edhe njëherë se çarshia është restauruar duke ju përmbajtur strikt –ligjit dhe rregullores çka nuk është vepruar pas djegies së çarshisë e deri me sot.

  1. Për çështjet se si ka funksionuar Departamenti i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës këto 4 vite vlerësoj se nuk kamë të drejtë të japë opinionin tim pasi isha i kufizuar me mos prezencën time ne këto hapësira në katër vitet e fundit. Ftoj profesionistët e shumtë gjakovarë ti bëjnë publike vërejtjet e tyre për ndërtime të ndodhura me leje e pa leje.

Se gjithçka nuk ka qene ne rregull tregojnë kallëzimet penale që janë ngritur ndaj disa zyrtarëve përgjegjës në këtë Departament.

Ishin këto vetëm disa reflektime për situatën hapësinore dhe urbane në qytetin e Gjakovës që direkt do të ndikojnë në kualitetin e jetës urbane me pasoja te rënda për mirëqenien e gjeneratave të ardhshme të kësaj komune, që dikur ishte shembull për të tjerët në fushën e urbanistikës edhe në nivelin regjional.

(Ky opinion është shkruar nga arkitekti Ylber Vokshi Ylli, Prishtinë, 13 tetor 2021. Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)./ Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Ndërroi jetë arkitekti modernist Zvi Hecker

Published

on

Zvi Hecker, një arkitekt me origjinë polako-izraelite, ndërroi jetë më 25 shtator 2023.

Ai ishte i mirënjohur për qasjen e tij arkitekturore që i kushtoi rëndësi të madhe përdorimit të gjeometrisë dhe asimetrisë.

Nga viti 1955 deri në vitin 1957, Zvi Hecker ndoqi një kurs studimi për pikturë në Institutin e Artit dhe Dizajnit Avni, pasi filloi një kurs profesional si arkitekt. Hecker ishte banor i Berlinit dhe Tel Avivit. Ai mori pjesë aktive në zhvillimin strategjik të iniciativave për komunitetin hebre gjerman, përveç angazhimit në disa projekte ndërkombëtare.

Zvi Hecker ka mbajtur pozicione mësimdhënëse në disa institucione akademike të respektuara në vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Austrinë. Këto institucione përfshijnë Universitetin Laval në Kanada, Universitetin e Teksasit në Arlington dhe Universitetin e Uashingtonit në St./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritet nafta ne tregjet globale, çmimi arrin gati 100 dollarë për fuçi

Published

on

Çmimi i naftës po i afrohet 100 dollarë për fuçi.

Të hënën kontratat feature te naftës brent u rritën duke arritur ne 93.9 dollarë për fuçi. Ky shtrenjtim në tregjet ndërkombëtare ka ardhur për shkak të shkurtimeve të prodhimit të naftës nga dy prodhuesit kryesore, Rusia dhe Arabia Saudite.

Çmimet janë rritur me rreth 10% në javët e fundit ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha se si do të vijojnë më tej, në një kohë që dy vendet kanë zgjatur shkurtimet e furnizimit deri në fund të vitit, transmeton abcnews.al.

Javën e kaluar, Moska ndaloi përkohësisht eksportet e benzinës dhe naftës në shumicën e vendeve me qëllim stabilizimin e tregut të brendshëm, duke nxitur shqetësimet për furnizimin me këto lëndë.

Megjithatë, çmimet e larta të naftës kanë favorizuar Rusinë e cila ka rritur të ardhurat. Kremlini mblodhi 17.1 miliardë dollarë nga eksportet e naftës së papërpunuar gjatë gushtit, nga 15.3 miliardë dollarë që arkëtoi në korrik sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

65 euro një metër dru në tregun e Prishtinës

Published

on

Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit.

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët do të subvencionohen deri në 2 mijë euro. Afati do të jetë i hapur për aplikim deri më 22 nëntor të këtij viti. Ndërkaq, përmes kësaj thirrjeje po synohet që të kursehet energjia elektrike. Por, ka qytetarë që ngrohjen për dimër kanë vendosur ta bëjnë me dru.

Familja Demolli ka vendosur që edhe këtë vit të ngrohet me dru, pavarësisht që brenda në shtëpi i kanë të vendosura edhe nxehëset.

Ngrohjen me dru ata po e shohin si alternativën më të lirë e më të mirë.

Ngrohjen me dru Vesel Demolli e sheh si alternativë edhe për vitet e ardhshme.

Në Prishtinë, një metër dru, aktualisht po kushton 65 euro.

E, prapa kamerave të RTK-së, shitësit kanë treguar se interesimi i qytetarëve për të blerë dru ka qenë shumë i madh. Ndërsa, një metër dru kushton nga 60 deri në 65 euro.

Për të kursyer energjinë elektrike, e për të mos ndotur ajrin, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Por cilat janë pajisjet që do të subvencionohen?

Pompa termike – 30% e vlerës investive apo deri në 2 mijë euro

Kondicioneri – 40 për qind apo deri në 400 euro Kaldaja me biomasë – 70 për qind, apo deri në 1 mijë e 200 euro

Stufa individuale me biomasë – 70 për qind apo deri në 435 euro

Ministrja e Ekonimise Artane Rizvanolli, dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, kanë thënë se janë duke besuar se është duke u ngritur vetëdija e qytetarëve për rëndësinë për të kursyer energjinë që të ketë një të ardhme më të qëndrueshme.

Ndërsa për njohësin e energjetikës, Fatos Aliun, subvencionimet e efiçiencës konsiderohen si të pamjaftueshme.

Në lidhje me këtë, e pyetur nga RTK, ministrja Rizvanolli ka thënë se janë duke investuar edhe në ngritjen e kapaciteteve prodhuese./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending