Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet varri i Romulit?

Published

on

Arkeologët prezantuan sot zbulimin e mahnitshëm, sipas tyre, të një faltoreje nëntokësore nga shekulli VI para Krishtit, që mund të ketë qenë varri i mbretit të parë të Romës antike.

Faltorja i është kushtuar Romulit, i cili, sipas legjendës, themeloi Romën me binjakun e tij, Remit, më 21 prill 753 para Krishtit, dhe u bë sundimtari i saj i vetëm pasi vrau vëllain e tij.”Ajo përbëhet nga një sarkofag guri me gjatësi 1,4 metra, me një strukturë rrethore pranë saj, që supozohet të jetë një altar”, tha në një deklaratë Parku Arkeologjik i Colosseumit.

Ajo u gjet nën hyrjen e Curia Iulia, selia e Senatit në kohën e Jul Cezarit, nën një shkallë të ndërtuar në vitet ’30 gjatë rinovimeve të epokës fashiste të forumit.

”Vendndodhja e faltores brenda Forumit Romak përkon me vendin ku, sipas teksteve antike, u varros Romuli”, shtohej në deklaratë.

”Ajo hedh dritë mbi historinë e Romës”, tha drejtoresha e parkut, Alfonsina Russo.

“Vendndodhja e zbulimit… e bën shumë të mundshme që mund të ishte ajo që romakët e lashtë e konsideronin varrin e Romulit”, shtoi ajo.

Monumenti u zbulua fillimisht në 1899, por u harrua shpejt, pasi domethënia e tij nuk u kuptua/DPA.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending