Connect with us

Trashëgimia

Zbulohet një thesar arkeologjik nën dyshemenë e katedrales së Notre Dame

Published

on

Gërmimet arkeologjike në Katedralen Notre Dame në Paris e kanë zbuluar një pasuri të pabesueshme në formën e statujave, skulpturave, varrezave dhe copëzave të kulmit origjinal, që daton që nga shekulli i 13-të, bën të ditur gazeta The Guardian.

Në këtë zbulim arkeologjik përfshihen edhe disa varreza antike të mesjetës, si dhe një sarkofag i plumbit në formën e trupit të njeriut i cili ishte varrosur nën dyshemenë e katedrales së shkatërruar nga zjarri, kurse ekspertët francez e kanë përshkruar këtë zbulim si “të pabesueshëm dhe emocional”, shton kjo gazetë britanike.

“Gjithçka është zbuluar vetëm 10-15 centimetra nën pllakat e dyshemesë. Ishte goxha e papritur që të gjenim gjëra të tilla. Këtu gjenden artefakte të rëndësishme të cilat e dokumentojnë historinë e këtij monumenti”, ka deklaruar Christophe Besnier, i cili është duke e udhëhequr ekipin e shkencëtarëve të cilët janë duke i kryer gërmimet në përgatitje të terrenit për punimet e rindërtimit.

“Ky ishte një moment mjaft emocional. Papritur i gjetëm disa qindra pjesë, fragmente më të vogla dhe blloqe më të mëdha, në mesin e të cilave përfshihen skulptura të duarve, shputave të këmbëve, fytyrave, dekoreve arkitekturale dhe bimëve. Disa prej pjesëve e kanë ende ngjyrën origjinale,” theksoi arkeologu francez.

Zbulimi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar Arkeologjik i Francës. Ekipi që i ka gërmuar artefaktet, ishte ftuar nga ky institut për të kryer “gërmimet parandaluese” nën dyshemenë e katedrales, përpara se të ngrihej skela mbi 100 metra e lartë dhe 600 tonelata e rëndë, e cila do të shërbejë për renovimin e kulmit të kullës./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending