Connect with us

Auto

Zbulohet koncepti i makinës sportive elektrike “Gac Barchetta”

Published

on

Studio e projektimit GAC Design zbuloi së fundmi konceptin e tyre të makinës GAC Barchetta, një makinë sportive elektrike që ripërcakton kuptimin e minimalizmit, fjalë për fjalë.

Ekipi i projektimit ka zgjedhur një dizajn makine pa çati dhe ka hequr xhamin e përparmë. Kur makina sportive nuk është duke u vozitur,  pothuajse i ngjan një tavoline të harlisur ngjyrë gështenjë me sipërfaqen e saj të sheshtë dhe shkëlqyese.

Rrotat shpesh zënë skenën qendrore me brendësinë e tyre të zbrazur dhe shufrat trekëndore të çelikut të ankoruara anash.

Për ekipin e dizajnit, GAC Barchetta është një veturë inovative dhe avangarde e shfaqjes, ku ata përzienin frymëzimin nga dizajni italian i makinave dhe sugjerimet e stilit nga konceptet e tyre të brendshme.

GAC Barchetta është e para në serinë GAC Car Culture të studios së dizajnit e cila së fundmi hapi dyert e saj në lagjen e dizajnit të Milanos në Via Tortona.

Ekipi i projektimit shkruan në faqen e tyre se koncepti kryesor i GAC Barchetta është efikasiteti dhe thjeshtësia.

Në pamje të parë, dizajni modern dëshmon për deklaratën e tyre, e cila është e ndarë në tre pjesë. Shasia është e rrafshuar dhe përmban bateri kompakte të ngjashme me konceptin e një telefoni gjigant celular.

Trupi i makinës sportive vjen përmes përdorimit të aluminit mono-material që e bën atë të lehtë, të thjeshtë dhe, siç e përshkruan ekipi i projektimit, “të përjetshëm, por shumë të veçantë”.

Brenda makinës sportive GAC Barchetta, minimalizmi vazhdon me tiparin e një timoni kompakt me tela dhe sediljet e bëra nga materiale plastike të ricikluara. Vendet janë të varura në një guaskë që peshon vetëm tre kilogramë dhe tensioni në rripat siguron forcë për mbështetje./Media Ndërtimi

Auto

Cilat janë makinat më efiçiente të vitit që nga viti 1975

Published

on

Cili është faktori më i rëndësishëm që kërkoni kur doni të blini një makinë të re? Sipas Statista, nuk është dizajni, cilësia apo siguria, por eficienca në konsum.

Për këtë arsye, shtëpitë automobilistike kërkojnë gjithnjë mënyra inteligjente për të përmirësuar konsumin e karburantit të makinave të tyre.

Të mundësh konkurrencën edhe me një marzh minimal mund të japë të drejtën për t’u mburrur brenda një segmenti.

Në këtë infografik kemi përdorur të dhënat e Raportit mbi Tendencat Automobilistike 2022 të EPA (2022 Automotive Trends Report) për të renditur makinat më eficiente nga viti 1975 e deri më sot.

Panorama e të dhënave

Të gjithë informacionet në infografikun e mësipërm renditen në tabelën e mëposhtme. Të dhënat ishin të disponueshme vetëm në intervale 5-vjeçare deri më 2005, pastaj ato paraqiten në vjetore.

Ridimensionimi

Para vitit 2000, mënyra më e mirë për shtëpitë automobilistike që të arrinin eficiencë të mirë të konsumit ishte ridimensionimi (downsizing). Makinat më të vogla (më të lehta) mund të pajiseshin me motorë më të vegjël.

Për shembull, Chevrolet Sprint e vitit 1985 kishte konsum 49,6 MPG*, por kohë nisje nga 0- 60 prej 15 sekondash.

Makinat hibride

Vitet 2000 panë përhapjen në treg në masë të makinave hibride si Honda Insight dhe Toyota Prius.

Duke përfshirë një bateri të vogël për të mbështetur motorin me djegie, shtëpitë automobilistike mund të arrinin MPG të mira, duke mos sakrifikuar shumë përmasat.

Edhe pse Insight arriti të kursejë më mirë karburantin krahasuar me Prius, ishte kjo e fundit që u shndërrua në sinonimin e termit “hibrid”. Kjo vjen kryesisht nga dizajni praktik me 4 dyer i Prius.

Tabela e mëposhtme krahason të dhënat vjetore të shitjes në Shtetet e Bashkuara të të dy modeleve. Shitjet e Insight janë luhatur në mënyrë drastike, pasi Honda e ka prodhuar modelin në periudha të ndryshme të shkurtra  (1999-2006, 2009-2014, 2018-2022).

Prius e ka dominuar tregun hibrid për shumë kohë, por edhe ajo vetë ka pasur probleme. Shitjet janë në rënie që prej vitit 2014, duke arritur minimumin historik në vitet e fundit.

Arsyet e kësaj tendence janë të shumta, duke përfshirë më shumë modele hibride të markave të tjera. Ndër të tjera, nuk mund të mos merret në konsideratë dalja e Tesla Model 3, që filloi t’u dërgohej klientëve prej vitit 2017.

Makinat elektrike

Aktualisht jemi në mesin e një tranzicioni historik drejt makinave elektrike. Megjithatë, duke qenë se automjetet elektrike nuk përdorin karburant, EPA ka zhvilluar një sistem të ri, i quajtur MPGe*.

Kjo metrikë e re na jep mundësinë të krahasojmë efikasitetin e makinave elektrike me atë të makinave tradicionale me gaz. Një supozim në bazë të MPGe është se 33.7 kilovat/orë (kWh) energji elektrike është e krahasueshme me përmbajtjen e energjisë të një galon karburanti.

Makina më efikase në konsum që mund të blini sot është Lucid Air 2023, e cila arrin 140 MPGe. Pas saj është Tesla Model 3 RWD e vitit 2023, e cila vlerësohet në 132 MPGe. Monitor/Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Rritja e çmimit të baterive për veturat elektrike, Ford largon 3200 punëtorë dhe paralajmëron ulje të investimeve në Evropë

Published

on

Ford Motor synon të shkurtojë deri në 3.200 vende pune në Europë dhe të zhvendosë disa prej aktiviteteve të zhvillimit të produkteve në SHBA, deklaroi të hënën, sindikata gjermane IG Metall, duke u zotuar të ndërmarrë veprime, nëse shkurtimet do të vijojnë, gjë që do të nxisë ndërprerjen e aktivitetit të shtëpisë automobilistike në të gjithë kontinentin.

Rritja e kostove të materialeve për bateritë e makinave elektrike dhe ngadalësimi i parashikuar i ekonomisë amerikane dhe europiane po ushtron presion te shtëpitë automobilistike, që të shkurtojnë shpenzimet.

Sipas analistëve, lufta e çmimeve të makinave elektrike, e nisur nga Tesla në fillim të muajit, po e rrit këtë presion.

Kompania synon të shkurtojë deri në 2.500 vende pune në zhvillimin e produkteve dhe deri në 700 në rolet administrative, ku fabrikat në Gjermani do të jenë më të prekurat, deklaroi IG Metall.

Punonjësit e fabrikës në Këln të shtëpisë automobilistike amerikane, e cila punëson rreth 14 mijë persona – nga të cilët 3.800 në një qendër zhvillimi në zonën e Merkenich, u informuan për planin gjatë mbledhjes së këshillit të fabrikës të hënën.

Zëdhënësi i Ford në Gjermani refuzoi të komentojë, duke iu referuar një deklarate të premten, ku thuhet se kalimi te prodhimi i makinave elektrike kërkon ndryshime strukturore dhe nuk do të thoshte më shumë derisa planet të finalizohen.

Një zëdhënës në selinë qendrore të shtëpisë automobilistike në Miçigan deklaroi se diskutimet me këshillin e fabrikave gjermane do të vijojnë dhe se kompania duhet të jetë “më konkurruese” në kalimin drejt makinave elektrike. Ai nuk pranoi të komentojë mbi planet speficike të punësimit.

Vitin e kaluar, Ford njoftoi investimin 2 miliardë dollarë për të zgjeruar prodhimin në fabrikën e Këlnit dhe realizimin e një modeli tërësisht elektrik për tregun në masë. Fabrika prodhon aktualisht Ford Fiesta, motorë dhe transmisione.

Shtëpia automobilistike, e cila punëson rreth 45 mijë persona në Europë, po projekton shtatë modele të reja elektrike në rajon, një fabrikë për montimin e baterive në Gjermani dhe një “joint venture” (sipërmarrje të përbashkët) për prodhimin e qelizave me nikel në Turqi, si pjesë e një nxitje të madhe të makinave elektrike në kontinent.

Kompania ka nënshkruar një marrëveshje me Volkwagen për prodhimin e 1.2 milionë automjeteve në platformën elektrike MEB të shtëpisë automobilistike gjermane në harkun e gjashtë viteve.

Përfaqësuesit e Ford dhe Volkswagen deklaruan se kjo marrëveshje mbetet në fuqi, edhe pse zëdhënësi i Ford në Shtetet e Bashkuara shtoi se roli i Volkswagen në gjeneratën e ardhshme të makinave elektrike europiane të Ford mbetet për t’u përcaktuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Volkswagen po heq dorë nga hidrogjeni

Published

on

Prodhuesit si Toyota, Hyundai, BMW dhe Renault vazhdojnë të investojnë në zhvillimin e veturave që përdorin qelizat e karburantit me hidrogjen, ose hidrogjenin si lëndë djegëse, pavarësisht se pjesa më e madhe e industrisë së automobilave është kthyer ekskluzivisht në energjinë e baterive.

Megjithatë, nuk mund të mohohet se ka njëfarë potenciali kur bëhet fjalë për automjetet me hidrogjen.

Volkswagen është një nga kompanitë që nuk sheh dobi prej hidrogjenit dhe nuk e ka në plan të prezantojë ndonjë model me këtë sistem të lëvizjes, të paktën jo gjatë kësaj dekade.

Kreu i Volkswagen, Thomas Schaefer, tha se kompania gjermane nuk e preferon hidrogjenin sepse sheh disa disavantazhe në këtë zgjidhje në krahasim me teknologjinë e baterive.

Ndërkohë, Toyota dhe BMW janë ndër kompanitë që investojnë më shumë në teknologjinë e hidrogjenit. Bavarezët kohët e fundit filluan prodhimin e prototipeve BMW X5 të mundësuar nga ky gaz, ndërsa gjigandi japonez mori konceptin e Corolla Cross H2, duke eksploruar teknologjinë e re të qelizave të karburantit. Ndërkohë, Renault është duke punuar për një gjeneratë të re Master, e cila mesa duket do të vjen me një version me hidrogjen./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending