Connect with us

Auto

Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Published

on

Volkswagen i ka bërë thirrje pronarëve të afro 80 mijë veturave elektrike që të lajmërohen për servisim për shkak të një defekti në softuer që bën që ekranet të mbeten të fikur.

Kjo vlen për SHBA-në, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) të së cilës njoftoi se “ky gabim mund të rezultojë në humbjen e informacionit të shpejtësisë ose kamerës”.

Kjo thirrje vlen për modelet e automjeteve elektrike ID.4 të prodhuara nga viti 2021 deri në vitin 2023, transmeton Telegrafi.

Nga Volkswagen kanë paralajmëruar se dështimi i kamerës rrit rrezikun e përplasjeve ose aksidenteve të tjera kur automjeti lëvizë mbrapa dhe se ekranet e fikur në kabinë mund të rrisin gjithashtu rrezikun e aksidenteve.

VW tha se nuk ka pasur aksidente të raportuara të shkaktuara nga këto probleme, megjithëse janë bërë 354 kërkesa për garanci./Media Ndërtimi

Auto

Volkswagen Jetta GLI i ri debuton këtë muaj

Published

on

Volkswagen po rigjallëron linjën e tij amerikane me përditësime në të gjithë gamën.

Gjithçka fillon në javët e ardhshme me Jetta-n e re dhe motrën e saj sportive GLI, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se sedanët janë planifikuar të prezantohen në fund të muajit qershor.

Siç raportohet, gjatë tremujorit të parë të vitit, shitjet e Jetta-s u rritën për 185 për qind në mbi 13 mijë njësi, duke e bërë atë produktin e tretë më të shitur pas Tiguan dhe Atlas.

Andaj, Jetta 2025 nuk ka gjasa të sjellë ndonjë ndryshim të madh.

Shumica e VW-ve të vitit 2025 po marrin një asistent zanor me ChatGPT, kështu që edhe modeli i ri ka të ngjarë ta ketë atë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Bosch ka një sistem të ri hibrid për veturat

Published

on

Bosch ka konfirmuar se teknologjia e saj për veturat hibride, e cila është testuar në 24 Hours of Le Mans, do të vijë shumë shpejt në automjetet rrugore.

Sipas portalit Automotive News, këtë synim e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i kompanisë. Sot, në Bosch, ata po studiojnë se si të instalojnë të gjithë sistemin dhe mekanizmat e ndryshëm të sistemit hibrid në makinat rrugore.

Kompania beson se qindra mijëra kilometra të përzënë në kushte konkurruese janë më se të mjaftueshme për të testuar sistemet e tyre dhe për t’i shpallur ato të përshtatshme për konsum masiv. Sipas tyre, ky sistem mund t’i përshtatet nevojave të çdo prodhuesi, në varësi të qasjes dhe orientimit të tij brenda tregut, por gjithmonë duke garantuar që jeta e sistemit të jetë luksoze.

Bosch është i vetëdijshëm për bumin që automjetet hibride po përjetojnë në publikun e gjerë. Ka shumë marka që vënë bast për hibride, ndër të tjera si Toyota, Mazda apo Renault. Kjo për shkak të stagnimit të numrit të regjistrimeve të makinave elektrike. Sot, Bosch po negocion me disa prodhues makinash për ta pozicionuar veten si furnizuesi kryesor i komponentëve për sistemet hibride. Më shumë informacione do të bëhen publike në muajt në vijim.

Bosch ka zhvilluar të gjithë komponentët e sistemit të tij hibrid, duke përfshirë softuerin inteligjent hibrid të menaxhimit të energjisë. Zemra e sistemit hibrid është motori elektrik i tensionit të lartë, i cili quhet dhe jep deri në 200 kW dhe lidhet drejtpërdrejt me transmisionin. Mund të funksionojë si gjenerator ose motor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Turqia vendos 40% tarifë importi për makinat kineze

Published

on

Lufta kundër makinave të lira kineze vazhdon pasi Turqia njofton vendosjen e një takse prej 40 për qind për importet kineze.

Masa vjen pas detyrimeve të ngjashme të aplikuara nga SHBA-ja, e cila së fundmi njoftoi se do të rriste tarifat e importit për automjetet elektrike kineze nga 25 për qind në 100 për qind, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministria e Tregtisë e Turqisë tha se masa u bë për të ndihmuar në mbrojtjen e bilancit të pagesave të vendit, si dhe për të shërbyer si një mbrojtje për industrinë vendase, transmeton Telegrafi.com

Deficiti tregtar i vendit ishte 45.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Tarifa shtesë janë vendosur tashmë për makinat elektrike që nga viti 2023, të dizajnuara për të mbështetur prezantimin e TOGG T10X në fund të vitit 2023, makina e parë elektrike e prodhuar në vend.

Projekti i makinave elektrike të Turqisë ishte një premtim kryesor i fushatës për presidentin Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending