Connect with us

Trashëgimia

Vodhën Parkun Arkeologjik të Apolonisë, veprat antike shiteshin nga 18-25 mijë euro secila

Published

on

Tre persona përfunduan në pranga për trafikim të veprave të artit, ku njëri prej tyre i vidhte dhe dy të tjerë siguronin klientët për t’i shituar. Ato merreshin nga parku i Apolonisë dhe shiteshin për 18-25 mijë euro secila.

Pas një hetimi disa javor të këtyre trafikantëve nga Policia e Durrësit, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tyre ditën e djeshme në zonën e Currilave.

Sot janë zbardhur detaje të reja nga policia në lidhje me operacionin e koduar “Antikat”, ku u vunë në pranga 49-vjeçari Altin Veizaj, banues në Fier, si dhe Alban Vrapi, 37 vjeç e Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Po si bëhej trafikimi i veprave të artit? 49-vjeçari Altin Veizaj, nga Fieri u arrestua në flagrancë në zonën e Currilave, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit, një statujë antike dhe një vazo amfora. Sipas policisë, Veizaj siguronte veprat e artit nga Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndërsa dy shtetasit e tjerë, Alban Vrapi dhe Roland Zaimaj siguronin dhe gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Veprat e artit të sekuestruara gjatë operacionit i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Ditën e djeshme Report Tv siguroi në mënyrë ekskluzive foton e statujës dhe vazos amfora, që ishin vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Të dyja këto vepra antike do të trafikoheshin në drejtim të Italisë, ku koleksionistë të ndryshëm janë të gatshëm për të paguar mijëra euro, për të pasur në koleksionin e tyre vepra arti dhe me vlerë të lartë monumentale, të epokën antike/Shqiptarja..

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending