Connect with us

Infrastrukturë

Vlora Marina nënshkruan marrëveshje për menaxhim me kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Published

on

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin.

D-Marin është rrjeti prestigjioz i menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për menaxhimin e plotë të shërbimeve në portin turistik të Vlorës.

Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe parashikon prezantimin e disa shërbimeve Premium, të njëjta në cilësi dhe standard me marinat më të mira të Mesdheut.

D-Marin merr përsipër të gjitha shërbimet e nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës, si ankorimi, furnizimi me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese, sigurimi i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera të cilat do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe, shkruan SCAN Tv.

Vanova Strakosha, Drejtore e përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri.

Për D-Marin kjo marrëveshje është  një përmbushje e kërkesës që vendi ka, për të sjellë koncepte të reja dhe për të ofruar më të mirën si për klientët e Marinës ashtu edhe për komunitetin.

Për ndërtimin e portit turistik kompania Vlora Marina do të investojë rreth 35 milion euro. Marina do të përmbajë 438 vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, me gjatësi deri në 50 metra.

Marina, apo porti turistik i Vlorës, është një koncesion 35 vjeçar që parashikon transformimin e portit të vjetër industrial në një marinë turistike sipas strategjisë së shtetit shqiptar për zhvillimin e turizmit.

Koncesioni parashikon ndërtimin, menaxhimin për një afat kohor 35 vjeçar dhe më tej kalimin e portit turistik te shteti.

Sipas parashikimeve të kryera, vlera e marinës në momentin që do i dorëzohet shtetit shqiptar do jetë rreth 100 milion euro.Kjo është marrëveshja e rradhës e rëndësishme që Vlora Marina nënshkruan në pak kohë.

Më herët është nënshkruar marrëveshje me rrjetin prestigjioz Marriot, një marrëveshje që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri konceptin e apartamenteve të branduara dhe hotelin me 5*, Vlora Marriot Hotel.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending