Connect with us

Video

Video-shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, ka nevojë për objekt të ri

Published

on

Shkolla e muzikës ‘Prenkë Jakova’, në këtë përvjetor ka nevojë për objekt të ri.

Drejtoresha e Shkollës së muzikës ‘Prenkë Jakova’, Violeta Krasniqi tha se për një vit pranojnë shumë nxënës dhe ka interesim të madh për këtë shkollë. “Për çdo vit pranojmë 100 fëmijë”, tha ajo.

Shkolla këtë vit shënon 70 vjetorin e hapjes. “Ne për shumë vite ballafaqohemi më shumë sfida, problemi i parë është mungesa e objektit, por edhe infrastruktura”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Shkolla e arsimit dhe e edukimit muzikor, është një institucion arsimor që ngërthen në vete, shkollën e ulët si dhe shkollën e mesme të muzikës. Kjo shkollë filloi punën në vitin e largët 1949, fillimisht me vetëm dy arsimtarë dhe një numër të vogël nxënësish. Në vitin 1961 u shtua mësimi edhe me klasat e shkollës së mesme, me seksionin teorik, instrumental dhe shkollën e arsimit të ulët muzikor. Në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë u përgatitën kuadro muzikore profilesh të ndryshme të arsimit muzikor për shkollat fillore. Kjo shkollë ka seksionin e pianos, të violinës, të kitarës, të instrumenteve frymore si dhe të solokëndimit. Shkolla la drejtimin artistik (ekzekutues muzikor në piano, violinë, flaut dhe klarinetë), drejtimin teorik (bashkëpunëtor muzikor) dhe drejtimin e baletit. Nga kjo shkollë dolën kuadro të cilat më vonë bënë emër në fushën e artit muzikor si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Efekti i ajrit të ndotur cenon zhvillimin e fëmijëve- intervistë me pediatren Valbona Stavilevci (VIDEO)

Published

on

Efekti i dëmshëm i ajrit të ndotur manifestohet në mënyra të ndryshme, dhe të gjithë fëmijët cenohen në mënyrë të njëjtë.

Sipas pediatres Valbona Stavileci disa hulumtime që tregojnë se ka ngecje dhe në rritje në lartësi deri në 1.40 cm te fëmijët deri në moshën 7 vjeç.

Por edhe lajmërimi i sëmundjeve kronike dhe zhvillimi i sëmundjeve kronike te fëmijët ndikon që të ngecin në rritje dhe në zhvillim. (BB GREEN KOSOVA)./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Video

Gruaja nga Prishtina që drejton biznesin për përpunimin e vajrave (VIDEO)

Published

on

Edona Demaj, nga Prishtina, qe tre vjet udhëheq një biznes për përpunimin e vajrave të përdorur ushqimorë.

Vajrat e tilla llogariten si një nga ndotësit më të mëdhenj të tokës dhe ujit. Me qëllim mbrojtjen e ambientit, biznesi i Edonës i mbledh ato nga gastronomia dhe i eksporton jashtë vendit.

Përpunimi i mëtejshëm i tyre gjeneron bionaftë, një karburant ky i rinovueshëm që kontribuon në zvogëlimin e dioksidit të karbonit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Prodhuesit kosovar me akciza shtesë depërtojnë me vështirësi në tregun e Shqipërisë (VIDEO)

Published

on

Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri mbesin në letër pa u konkretizuar në terren

Nga 139 marrëveshje që janë nënshkruar në shtatë mbledhje të qeverive të përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë, shumica prej tyre kanë mbetur veç në letër.

Përtej glamurit e pompozitetit të mbledhjeve, jashtë tyre pak bëhet.

Dokumentari N’Shënjestër i Shqip.com ka hulumtuar rreth marrëveshjeve që janë nënshkruar nga dy qeveritë për tregtinë.

Përkundër këtyre marrëveshjeve, prodhuesit kosovarë vazhdojnë të kenë jashtëzakonisht shumë vështirësi për të depërtuar në tregun e Shqipërisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending