Connect with us

Aktuale

Vetura që ishte në pronësi të ish-kryesuesit të bordit u ble me tender të kurdisur nga Trafiku Urban

Published

on

Ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve në “Trafiku Urban”, Ruhan Beha si dhe Lulzim Rexhepaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”, janë arrestuar të hënë nga Policia për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorë pozitën e autoritetin zyrtar.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arrestuar 4 persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe përfshirje në konflikt interesi.

Sipas Policisë bëhet fjalë për disa nga ish-drejtuesit e ndërmarrjes Trafiku Urban.

“Personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vetura personale e Ruhan Behes, ish- kryesuesit të bordit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Trafiku Urban” ka kaluar në pronësi të kësaj ndërmarrje pa asnjë procedurë të prokurimit.

Hulumtimi i Kallxo.com zbardh detajet e kurdisjes së tenderit për blerjen indirekte të veturës personale të ish-kryesuesit me një çmim dyfishë më të lartë se sa çmimi i tregut.

Kallxo.com ka zbuluar se vetura e tipit Passat ishte në pronësi të kryesuesit të atëhershëm të bordit Ruhan Behes nga data 29 prill 2015 deri me datë 25 qershor.

Trafiku Urban e kishte hapur tenderin me datë 28 gushtë për blerjen e një veture, që tashmë e kishte në pronësi me letra.

Kjo ndërmarrje ja kishte përshtatur në plotëni specifikacioneve që fitues i këtij tenderit të ishte operatori ekonomikë të cilët ia kishte shitur veturën ish-kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrjeje.

Në mesin e specikacioneve që ishin në tenderin e Trafikut Urban të hapur dy muaj pasi vetura kishte kaluar në pronësi të saj, ishte edhe kilometrat e kaluara.

Trafiku Urban kishte kërkuar të blinte një veturë që kishte të kaluara 150,000-165,000, pra duke lënë vetëm 15 mijë kilometra diferencën.

Në mesin e specikacioneve që ishin në tenderin e Trafikut Urban të hapur dy muaj pasi vetura kishte kaluar në pronësi të saj, ishte edhe kilometrat e kaluara. Trafiku Urban kishte kërkuar të blinte një veturë që kishte të kaluara 150,000-165,000, pra duke lënë vetëm 15 mijë kilometra diferencën.

Ngjyra e veturës ishte caktuar po ashtu në njoftimin për kontratë, pra kërkohej një veturë me ngjyrë të zezë të njëjtë me veturën e ish-kryesuesit të bordit.

Edhe viti i prodhimit ishte caktuar në mes të vitit 2008 dhe 2010.

E të dhënat e siguruara nga Agjencisë së Regjistrimit Civil thonë se vetura që ishte në pronësi të Ruhan Behas ishte “veturë e markës VË, modeli; pasat, ngjyra e zezë, viti i prodhimit 2009”.

Në këtë tender kishte ofertuar vetëm operatori ekonomik “N.T.P Vlora”, më pronar Adnan Krasniqin.

Kjo kompani ishte rekomanduar për kontratë dhe kontrata me të ishte nënshkruar me datën 9 tetor 2019 për blerjen e kësaj veturë në vlerë 13 mijë e 390 euro./Media Ndërtimi.

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending