Connect with us

Ambienti

Vendosen ulëse eko-miqësore në Qendrën Historike të Prizrenit

Published

on

Organizata EC Ma Ndryshe ka vendosur disa ulëse-vazo rrethore me drunj të cilat do të krijojnë oaza gjelbërimi në hapësira publike në afërsi të sheshit “Shadërvan”.

Qëllimi i vendosjes së tyre është shtimi i gjelbërimit, mobiliarit urban si dhe parandalimi i parkimit të veturave në trotuare.

Këto ulëse do të shërbejnë edhe për socializimin e atyre që do ta frekuentojnë hapësirën, por edhe do ta gjallërojnë atë duke e bërë më funksionale.

Mungesa e hapësirave të gjelbërta ka një numër pasojash për komunitetin, prandaj duke e ditur rëndësinë e këtyre hapësira, EC do të kontribuoj në vazhdimësi për realizim të iniciativave të tilla, por njëkohësisht bën thirrje edhe tek qytetarët dhe institucionet për mirëmbajtje të tyre./Media Ndërtimi.

Ambienti

Komuna e Ferizajt dhe Gjilanit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Komuna e Ferizajt dhe ajo e Gjilanit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave në këto dy komuna.

Ky memorandum është organizuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, dhe është një bashkëfinancim edhe i Bashkimit Evropian.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu.

Pas ceremonisë, kryetari Hyseni falënderoi Organizatën GIZ për ndihmën e dhënë në menaxhimin e mbeturinave .

“Ky memorandum ka ardhur pas një diskutimi disa mujor mes kryetarëve të komunave dhe organizatës GIZ. Sot kemi arritur që ta përfundojmë një punë të rëndësishme, që është hapi fillestar për të konkretizuar projektin dhe mënyrën e menaxhimit të mbeturinave për regjionin tonë” ka thënë Hyseni

Përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit do të mundësohet fillimi e zhvillimi i hapave të mëtejmë në procesin e hartimit të Planit Regjional të Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Nderkomunal./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Mbrojtja e mjedisit nuk ka qenë prioritet i asnjërës prej qeverive

Published

on

“Mbrojtja e mjedisit nuk ka qenë prioritet i asnjërës prej qeverive dhe ka shumë sfida e ngecje serioze në secilën fushë”. Kjo ishte njëra ndër gjetjet e raportit “Shkatërrimi ekologjik”, i hartuar nga grupi i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit, “Koalicioni 27”.

Nën moton “Koha të veprojmë!” ky raport tregon gjendjen e mjedisit në Kosovë me 5 tema kryesore: ndotja e ujit, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, pylltaria dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë prezantimit të raportit, Krenare Salihu tha se ndër problemet kryesore me mjedisin në Kosovë është moszbatimi i ligjeve të caktuara për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, mungesa e kuadrit dhe stafit si dhe mungesa e investimeve në këtë fushë, raporton Kallxo.com.

Raporti thotë Kosova ka mungesë të ujit në periudha të caktuara dhe problemet kryesore me ndotjen e ujit janë eksploatimi i pakontrolluar i zhavorrit nga shtretërit e lumenjve dhe ndotja e lumenjve nga ujërat e zeza dhe mbeturinat.

“Problem tjetër është fakti se vitet e fundit është shkelur Ligji për ujërat në rastet e ndërtimit të hidrocentraleve në Kosovë” – thuhet në raport.

Miratimi i Ligjit të ri për ujërat në përputhje me acquis të BE-së, zhvillimi dhe zbatimi i planeve menaxhuese të pellgjeve lumore, monitorimi i ndërtimeve të hidrocentraleve janë disa prej rekomandimeve në raport.

Referuar raportit, niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ndonjëherë mund të krahasohet edhe me qytetet si Mumbai e Pekini.

Ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë në raport thuhet të jenë KEK-u, transporti rrugor, djegia e drurit dhe thëngjillit, industria, bujqësia dhe mbeturinat.

Për përmirësimin e kësaj gjendjeje, ata rekomanduan miratimin e Strategjisë së re të Energjisë, instalimin e filtrave të ajrit në termocentrale, promovimin e transportit publik dhe detyrimin e ndotësve që të paguajnë.A

ta konsideruan se biodiversiteti në Kosovë gjendet në rrezik dhe ata që ndikojnë më shumë në këtë janë prerja e pyjeve, humbja dhe degradimi i habitateve, zjarret dhe luftimi i tyre, gjuetia ilegale dhe peshkimi, aplikimi i kimikateve të ndryshme në bujqësi, etj.

Ata rekomanduan aprovimin e Planit Hapësinor dhe formimin e Planit Menaxhues për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, rritja e buxhetit për investime kapitale, parandalimin e gjuetisë së jashtëligjshme dhe prerjen e pyjeve, etj.

Sipas inventarizimit të fundit, 44.7% e sipërfaqes së Kosovës është pyjore, më së shumti në rajon.

Ndër të tjera, ata përmendën nivelin e ulët të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse, si MBPZHR, MMPHI dhe komunave si problem kryesor.

Sipas raportit shkaktar kryesor i emetimeve të gazrave serë në Kosovë është sektori i energjisë, që ndikon direkt në ndryshimin klimatik. Fitore Pacolli tha se këtë raport do ta analizojnë si komision dhe do të shohin, se çfarë do të mund të ndërmarrin ata.Ajo tha se komisioni të cilin ajo udhëheq, ka qenë ndër komisionet më të angazhuar, duke përmendur disa nga punët që kanë bërë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

“Afera e Hidrocentraleve”, eksperti financiar thotë se hidrocentralet nuk kanë mundur të privatizohen pasi që s’ka pasur bazë ligjore

Published

on

Eksperti financiar, Agim Sheqiri tha se 4 hidrocentralet që janë objekt i akuzës nuk kanë mundur të privatizohen pasi që nuk ka pasur bazë ligjore.

Këtë deklarim Sheqiri e dha të mërkurën në rastin ku po akuzohen katër ish-ministrat e Qeverisë ‘Thaçi 2’, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe të akuzuarit Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pyetur nga i akuzuari Gjuka se a është i saktë pretendimi tij me të cilin ka thënë se këto hidrocentrale është dashur të mbesin si asete të KEK-ut, eksperti Sheqiri tha se rregullat kanë treguar se ato nuk mund të privatizohen.

“Nuk e di a është dashur apo nuk është dashur, por rregullat kanë treguar se ato nuk mund të privatizohen”, tha ai.

Pas kësaj, i akuzuari Gjuka e pyeti se për cilat rregulla e ka fjalën, për çka Sheqiri tha se është baza ligjore dhe rregullativat ligjore.

Eksperti Sheqiri gjatë deklarimit të tij të sotëm ka sqaruar se ka qenë rregull e përgjithshme që hidrocentralet që prodhojnë më pak se 5 MW (mega-volt), nuk kanë nevojë të kenë licencë apo të i nënshtrohen licencimit, ndërsa ato që prodhojnë mbi këtë limit duhet të kenë licencë.

I pyetur nga prokurori Atdhe Dema se 4 hidrocentralet që janë objekt i akuzës pas privatizimit a kanë pasur licencë, Sheqiri tha se nuk ka dijeni por sipas rregullave është dashur të kenë.

Tutje, gjatë rimarrjes në pyetje nga prokurori Dema, Sheqiri është pyetur për çështjen e konsensionimit pasi që këto 4 hidrocentrale kanë qenë në konsensionim në bazë të kontratave, a ka hasur në ndonjë përshkrim se kujt do ti kthehen hidrocentralet pas skadimit të periudhës kohore të konsensionimit.

E lidhur më këtë, eksperti Sheqiri tha se është kërkuar që të informohen investitorët përmes dokumenteve të shkresave që hidrocentralet do të mbeten pronë e KEK-ut pas kalimit të periudhës së konsensionimit, e sipas tij kjo është në dokumentet të cilat i ka konsultuar.

Në fund, Sheqiri tha se Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji (KKDFE), asnjëherë nuk ka pasur licencë dhe nuk ka aplikuar për licencim.

I pyetur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, se a qëndron pranë ekspertizës dhe të thënave të tij në këtë shqyrtim gjyqësorë, eksperti Sheqiri tha se qëndron në tërësi pranë të gjithave.

Seancat e radhës për këtë çështje pritet të mbahet më 10, 19 dhe 20 tetor 2022./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending