Singapori, Danimarka dhe SHBA, janë vendet më të mira në botë për të kryer biznes, sipas renditjes së mjedisit të biznesit të Economist Intelligence Unit.
Renditja e EIU-së, matet bazuar në tregues të tillë si inflacioni, kostoja e jetesës, rritja ekonomike dhe politikat fiskale.
Disa vende si Greqia, Katari dhe India, patën përmirësime të mëdhaja në renditje.
Singapori, Danimarka dhe SHBA, janë vendet më të mira në botë për të kryer biznes, sipas renditjes së mjedisit të biznesit të Economist Intelligence Unit.
“Singapori, do të mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vitet e fundit”, tha menaxheri i parashikimit të vendit dhe analisti i EIU-së për Europën, Prianthi Roy.
Faktorët, që nxisin vendin e Azisë Juglindore, si destinacion kryesor biznesi, është stabiliteti politik dhe fokusi i qeverisë, për të ndihmuar kompanitë vendase të sektorit privat, të përmirësohen teknologjikisht.
Renditja e EIU, vlerëson atraktivitetin e të bërit biznes në 82 vende dhe territore, dhe matet bazuar në tregues të tillë si inflacioni, kostoja e jetesës, rritja ekonomike dhe politikat fiskale.
Matësi, ofron gjithashtu njohuri, për të cilat ekonomitë janë më të vendosura për rritje sesa të tjerat, dhe një “mënyrë efektive, për të identifikuar se ku mund të vijë së shpejti një rritje, në shpenzimet e investimeve”, thanë analistët e EIU.
10 ekonomitë më të mira
Pas Singaporit, vijnë Danimarka dhe SHBA, të cilat zunë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.
Danimarka, me “bazat e ngurta makroekonomike” dhe transportin dhe infrastrukturën dixhitale me cilësi të lartë, është një nga vendet më tërheqëse të biznesit në botë.
Mundësitë e tregut, do të mbeten të favorshme në SHBA, veçanërisht me pak kufizime për tregtinë e jashtme dhe investimet në SHBA.
“Singapori, Danimarka dhe SHBA-ja parashikohet të kenë mjediset më të mira të biznesit, gjatë pesë viteve të ardhshme”, tregoi raporti.
Gjermania dhe Zvicra, zënë vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Kanadaja, Suedia, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Finlanda, përbëjnë pjesën tjetër të 10 vendeve më të mira në botë për të bërë biznes.
“Këto janë të gjitha ekonomi e përparuara dhe performues të fortë, për një kohë të gjatë në indeksin tonë, kështu që priren të jenë zgjedhje të sigurta për investime,” thuhej në raport, por ritmet e rritjes së PBB-së totale, ashtu edhe për banor, ka të ngjarë të mbeten të qëndrueshme dhe relativisht të ngadalta./Media Ndërtimi