Connect with us

Infrastrukturë

Vazhdon restaurimi i shtëpive tradicionale në Janjevë

Published

on

Ministria e Kulturës ka ndarë fotografi nga Janjeva, ku po vazhdon puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale.

Ky fshat sot u vizituar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Maria Suokko, Nedjelko Špilekti, konsull në Ambasadën Kroate në Kosovë dhe partnerë tjerë të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës”.

“Restaurimi i shtëpive do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, po ashtu të krijojë mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Miratohet vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Podujevë

Published

on

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Komunën e Podujevës. Me vendimin e djeshëm është finalizuar puna disa vjeçare e shumë mekanizmave institucional që kanë punuar me përkushtim të lartë për këtë ditë.

Zona Industriale ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 298.314 m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme. Binzeset do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si (industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj).

Qëllimet kryesore të zonës Industriale janë: krijimi i një ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve industriale ekzistuese, si dhe krijimi dhe ofrimi i mundësive të reja për qasje në tregun e punës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Published

on

Amsterdami ndalon ndërtimin e hoteleve të reja si një mënyrë për të luftuar turizmin masiv

Amsterdami në Holandë nuk do të lejojë më ndërtimin e hoteleve të reja si pjesë e luftës së saj kundër turizmit masiv, tha qeveria lokale të mërkurën, më 17 prill.

“Ne dëshirojmë të bëjmë dhe të mbajmë qytetin jetëgjatë për banorët dhe vizitorët. Kjo do të thotë: jo turizëm masiv, jo hotele të reja, dhe jo më shumë se 20 milionë qëndrime në hotel nga turistët në vit”, tha në një deklaratë.

Një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse një hotel tjetër mbyllet, nëse numri i vendvendimeve të gjumit nuk rritet, dhe nëse hoteli i ri do të jetë më i mirë – për shembull, më i qëndrueshëm.

Megjithatë, rregulla nuk aplikohet për hotelet e reja që kanë siguruar një leje.

Qyteti ka qenë aktivisht duke u munduar të kufizojë numrin e turistëve, të cilët shkojnë në miliona çdo vit, kryesisht duke shmangur turizmin e lidhur me seksin dhe drogën në zonën e ndritshme të kuqe./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

KEDS paralajmëron vazhdimin e investimeve në rrjetin elektrik në rajonin e Drenicës

Published

on

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se ka bërë në bazë të investimit të ri që e ka bërë së fundi në fshatin Lubovec të Skenderajt do të përfitojnë edhe disa fshatra tjera.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në kuadër të këtij projekti në këto lokalitete KEDS ka vendosur tre transformatorë, bashkë me stabilimentet e tjera të nevojshme.” Gjithashtu, shtyllat e vjetra, të cilat gjendeshin në terrene të papërshtatshme, janë hequr dhe zëvendësuar me mbi 170 sosh të tensionit të mesëm dhe të ulët, të vendosura tashmë buzë rrugës kryesore në një gjatësi degëzimesh prej rreth nëntë kilometrash”.

“Vlera totale e këtij projekti kap shifrën rreth 150 mijë euro. Me këto punime, KEDS-i ka plotësuar të gjitha nevojat energjetike për afër 160 familje, duke rritur sigurinë për konsumatorët e kësaj treve. Ata tashmë nuk do të përballen me hallet e moçme që kishin me energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

“KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik jo vetëm në zonën e Drenicës, por anekënd Kosovës, çka tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur atë aty ku është nevoja. Sipas planit investiv njëvjeçar, përgjatë vitit 2024 KEDS parasheh implementimin e 250 projekteve kapitale, vlera e të cilave është disa dhjetëra milionë euro”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending