Connect with us

Infrastrukturë

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Komunën e Shtimes

Published

on

Shtime, 24 maj 2024- Me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve, po vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të Komunës së Shtimes.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, inspektoi nga afër përfundimin e asfaltimit në zonën që po i jep frymë zhvillimi Komunës së Shtimes, Parkun Teknologjik, në të cilin aktualisht  ushtrojnë veprimtarin e tyre 13 biznese të suksesshme, të cilat punësojnë mbi 250 qytetarë.

“Ky investim i rëndësishëm, me vlerë prej 57,868.53 euro, do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e zonës dhe do të krijojë kushte më të mira për bizneset që operojnë aty.

Ne besojmë se ky hap do të kontribuojë në masë të madhe drejt zhvillimit ekonomik të Komunës dhe do të ndihmojë në krijimin e mundësive të reja për punësim. Asfaltimi i ri jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen dhe operacionet e përditshme të bizneseve, por do të përmirësojë edhe cilësinë e jetës për të gjithë ata që punojnë dhe vizitojnë këtë park”, tha Aliu.

Një tjetër projekt me rëndësi vitale për banorët e zonës ishte edhe projekti i asfaltimit të rrugëve në fshatin Vojnoc dhe Gjyrkoc.

“Angazhimi ynë për infrastrukturë moderne ka përfshirë këto ditë finalizim të investimeve të mëdha në Komunën tonë.

Në Gjyrkoc, nga kontrata në vlerë 49,950€ janë bërë me  ndriçim të plotë rrugët Pjetërshticë, Bushati dhe Kastrati si dhe është asfaltuar e i është rregulluar në tërësi trotuari rrugës së shkollës, duke krijuar siguri për nxënësit dhe kalimtarët e kësaj traseje.

Në Vojnoc nga 69,641€ investime janë kompletuar me infrastrukturë moderne rrugët Jashari, Ulqini, Mehmeti dhe Bashkim Emini”, tha Aliu.

Nga ana tjetar, Kastriot Shabani, drejtor  Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, tha se me një dinamikë të jashtëzakonshme po zhvillohen një varg projektesh infrastrukturore në gjithë territorin e Komunës së Shtimes.

“Realizimi i investimeve të ndryshme kapitale, kryesisht të fushës së infrastrukturës rrugore, po ndodh çdo ditë në Komunën e Shtimes”, tha Shabani, duke shtuar se rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve në këto fshatra do të thotë shumë për banorët dhe se me këto investime po përmbushin nevojat e banorëve dhe investimet në infrastrukturë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Fiksimi kinez me portet! Ndërtimi i ri në Peru që shqetëson SHBA

Published

on

Në Peru, në bregun e Paqësorit të Amerikës së Jugut, Kina po ndërton një megaport që mund të sfidojë ndikimin e SHBA-së në një rajon të pasur me burime, të cilin Uashingtoni e ka konsideruar prej kohësh… oborrin e saj.

Porti i ujërave të thella Chancay është mjaft i rëndësishëm për Pekinin, saqë lideri kinez Xi Jinping pritet ta përurojë atë në fund të vitit në udhëtimin e tij të parë në kontinent që nga pandemia, sipas informacioneve nga Wall Street Journal.

Chancay, e cila është në pronësi të shumicës nga grupi gjigant China Ocean Shipping i njohur si Cosco, premton të përshpejtojë tregtinë midis Azisë dhe Amerikës së Jugut, duke përfituar përfundimisht klientët deri në Brazil me kohë më të shkurtra tranziti përtej Paqësorit për gjithçka, nga boronicat tek bakri. Kina ka blerë të drejtat për të zhvilluar dhe menaxhuar një zinxhir portesh që shtrihen nga vendet e Azisë Jugore në Lindjen e Mesme, Afrikë, Europë dhe Amerikën e Jugut.

Ndërsa kombet në mbarë botën ‘dridhen’ nga një përmbytje e re e mallrave të lira të prodhuara kineze, porti mund të hapë tregje të reja për automjetet elektrike dhe eksporte të tjera. Kina është tashmë partneri kryesor tregtar për pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut.

SHBA shqetësohet se kontrolli i Kinës mbi atë që mund të bëhet qendra e parë e vërtetë e tregtisë globale e Amerikës së Jugut do t’i lejojë Pekinit të forcojë më tej kontrollin mbi burimet e rajonit, të thellojë ndikimin e tij midis fqinjëve më të afërt të Amerikës dhe më në fund të vendosë ushtrinë e tij në afërsi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit

Published

on

Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt përfundimit, ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku.

“Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit. Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibrid e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë. Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid”, ka shkruar Çeku në rrjetin social Facebook, duke shpërndarë edhe fotografi të gjendes së fushës.

Gjatë fushatës së kualifikimeve për Euro 2024 Kosova kishte pranuar kritika për gjendjen e fushës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin Eurosatory në Paris. Nën moton “gratë në timonin e ndryshimit” zonja Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni.

“Pas 25 viteve, të ngarkuara me mall për Shqipërinë, më në fund e vendosa të kthehem. Në familje vazhdimisht dëgjoja të thuhej “do kthehemi në Shqipëri”. Nuk dija asgjë, thjesht kisha mallin për vendin tim”- nis rrëfimin për Zërin e Amerikës, Arjeta Puca, themeluese e Kompanisë “Timak”, shkruan Telegrafi.com

Arjeta është vajza nga Dibra që pas vitesh 25 vitesh vendosi të rikthehet në Shqipëri, prej nga ishte larguar me prindërit në fillim të viteve 90 në moshën 4 vjeçare, në Ankara të Turqisë. E arsimuar në degën e inxhinierisë kompjuterike, me një përvojë pune në Japoni dhe Gjermani, ajo vendosi të sjellë me vete gjithçka kish fituar krah prindërve të saj. Ata zotërojnë një kompani për prodhimin e makinerive borëpastruese si dhe të atyre për panelet diellore prej gati 20 vitesh në Ankara. Fillimi pas rikthimit 9 vjet më parë ishte i vështirë.

“ Fillimi ishte i vështirë, nuk dija mirë gjuhën, nuk kisha shoqëri, e ndjeja veten të izoluar. Përpiqesha të krijoja rrjetin e duhur të komunikimit, të mësoja sa më shumë. Ka qenë më shumë mësim dhe krijim i njohjeve të reja. Kam mësuar jashtë mase shumë. Puna ime

e parë, ka qenë shitja e automjeteve borëpastruese. Nuk ka patur shumë kërkesë dhe bëja çdo punë tjetër”- tregon Arjeta.

Por ajo nuk dorëzohet, dhe krijon Kompaninë “Timak” si një nismë për shtimin e produkteve “Made in Albania”. Gjatë fillimeve të punës që bazohej në tregëtimin e automjeteve të ndryshme, Arjeta tregon se e tërhoqi autoambulanca dhe ja doli ta prodhojë atë për herë të parë në Shqipëri.

Arjeta është e rrethuar nga 15 vajza. Ka zgjedhur të punojë me to, të ofrojë dhe të marrë prej tyre më të mirën. Ato janë duke i dhënë dorën e fundit projektit për Shotën.

“Nuk është projekti i parë kaq sfidues. Na pëlqejnë sfidat dhe gjithmonë i marrim përsipër. Nuk i themi jo asnjë oferte dhe projekti të ri”- thotë ajo.

Por i gjithë ky pasion i Arjetës ka një bazë të fortë trashëgimie që është babai i saj Shpëtim Puca. Ka dashur që Arjeta si fëmija i dytë pas një vajze të jetë djalë, – “por sot jam krenar për të”- tregon ai për Zërin e Amerikës.

“Gjithmonë kur kishte Arjeta ndonjë problem gjatë punës i thosha, çfarë të bëj unë që nuk kam baba se ti e ke babain, mos u shqetëso. Për çdo gjë e kam ndihmuar”- shprehet Shpëtim Puca, babai i Arjetës.

“Arsyeja që unë jam këtu është babai. Më ka marrë me vete në punën e tij që 9 vjeç. Jam mësuar të shoh hekura apo vajin hidraulik. Është me të vërtetë arsyeja kryesore që unë merrem me këto gjëra. Gjithmonë më ka mbështetur dhe asnjëherë nuk më ka thënë, ti nuk e bën dot këtë apo atë punë. Që fëmijë më ka dhënë çekiçin apo mjete të tjera në dorë”- tregon Arjeta.

Dhe teksa ndjek çdo detaj në momentet e fundit para se kjo makinë ushtarake për mbrojte të dalë nga shtëpia e prodhimit, ajo rrëfen synimin e saj për familjen.

“Qëllimi final është që ne të gjithë si familje të realizojmë ëndrrën tonë, për t’u kthyer në Shqipëri”- thotë ajo.

Qindra automjete kanë në thelb përkushtimin dhe punën, e 15 vajzave të kompanisë “Timak” me në krye Arjetën, së fundi edhe Shota e cila po nis rrugëtimin drejt Parisit. Tashmë ajo është për to një ëndërr e realizuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending