Connect with us

Aktuale

Vazhdojnë protestat për lirimin e plazheve publike në Shqipëri

Published

on

“Përgjatë gjithë këtyre ditëve ju kemi treguar sesi janë zaptuar hapësirat në vijën tonë bregdetare. Jeni një vend i bekuar që lagemi nga dy dete, e prap se prap, shqiptarët nuk kanë se ku të bëjnë plazh.”, shkruan në reagimin e Nisma#Thurrje që po vazhdojnë të tregojnë të tjera prova me video sesi na kanë përzënë të fortët e plazhit nga hapësira që me të ashtuquajturën VKM, na takonte ne qytetarëve.

Shkuam në Durrës zonja ministre për të bërë plazh. Shkresa e qeverisë thotë se nga rreshti i parë i shezllonave, në një distancë 2.5 metra, hapësira i takon publikut. Nuk na lanë zonja ministre. Turp për ju që gënjeni shqiptarët se plazhi publik ekziston dhe privatët janë ca zotërinj të sjellshëm që janë pro ligjeve dhe të drejtave të qytetarëve.

Tri herë na erdhën dhe na kërcënuan zonja ministre, madje duke përdorur fëmijë minorenë duke u nxitur atyre dhunën verbale që nuk kishin guxim të vinin të bënin vetë. Kjo është edhe më e patolerueshme kur fëmijët që punojnë muajt e verës, i mësojnë sesi të sillen si gango, u japin nga karakteri i tyre. Ne nuk preferuam të nxisim konflikte, por deshëm të tregojmë një të vërtetë të madhe.

Mashtrime, vetëm mashtrime nga zyra juaj e propagandës që këtë herë shkuat përtej imagjinatës. Po i marrim turistët Greqisë tha ministrja, Greqisë që plazhet më të bukura i ka falas, nuk paguan për shezllon. Po u marrim turistët Greqisë tha ministrja, Greqisë që nuk lejon që plazhin ta menaxhojnë të fortët e partisë por u jep mundësi biznesit të ndershëm të rritet ekonomikisht.

Rezultati? Sot vijën bregdetare të jugut e keni boshë, dh ekjo arritje falë përpjekjeve të pafundme të ministres së Turizmit për të shkatërrkuar një nga sektorët më të  rendësishëm të vendit. Zonja ministre, turizmi nuk zhvillohet kur një herë në dy ditë kërcet arma për menaxhimin e shezlloneve mes privatëve lakmitarë.

Zonja ministre, turizmi nuk zhvillohet duke përzënë nga plazhi shqiptarët që vijnë me çadra me vete. Nuk zhvillohet as duke përzënë të huajt, siç ishte rasti publik i dy turistëve nga Suedia në një plazh të Sarandës. Nuk është vetëm ky rast ka me qindra turistë që i përzënë çdo ditë. Ndaj ne kemi vendosur të përshkallëzojmë protestën dhe denoncimet tona.

Thirrje për të gjithë shqiptarët, e sidomos për bashkëmoshatarët tanë që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri e nuk kanë marrë rrugën e kurbetit: Më 30 korrik, ora 8 e mëngjesit, do të mblidhemi bashkë në shëshin Skëndërbej, dhe do të nisemi për të çliruar një plazh nga zaptuesit tuaj. Kush ka mundësi të marr një çadër me vete është i lutur ta bëjë, të tjerët mjafton një kapele dhe një peshqir për të vendosur përpara shezlloneve të tyre.

Boll më, boll u sollën si pronar në një tokë publike që e kemi ruajtur brez pas brezi. E kemi ruajtur edhe nga pushtuesit e huaj, por tani duhet ta ruajmë edhe nga pushtuesit vendas. Le t’i përzëmë nga plazhi ata që na kanë përzënë deri më tani.

Më Më 30 korrik, këtë të shtunë, ora 8 e mëngjesit, mblidhemi dhe nisemi. Për detajet do të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm nëpërmjet rrjeteve sociale./Media Ndërtimi.

Aktuale

Arkitektët mblidhen në Kopenhagë për Kongresin Botëror

Published

on

Kongresi Botëror i Arkitektëve UIA 2023 është një ftesë për arkitektët nga e gjithë bota që të takohen në Kopenhagë nga 2 deri në 6 korrik për të eksploruar dhe komunikuar se si arkitektura ndikon në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDG).

Për më shumë se dy vjet, Science Track dhe Komiteti i tij Shkencor ndërkombëtar kanë analizuar mënyrat e ndryshme në të cilat arkitektura i përgjigjet SDG-ve.

Puna ka rezultuar në formulimin e gjashtë paneleve shkencore: dizajni për përshtatjen klimatike, dizajni për burimet e rimenduara, dizajni për komunitetet elastike, dizajni për shëndetin, dizajni për përfshirjen dhe dizajni për partneritetet për ndryshim.

Një thirrje ndërkombëtare për dokumente u dërgua në vitin 2022 dhe 296 nga më shumë se 750 aplikime nga 77 vende janë ftuar për të paraqitur në Kongresin Botëror të Arkitektëve të UIA 2023 në Kopenhagë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending